Panorama (Albania)

Grupe bombastike, qesh Juventusi, dridhet Interi

Zikaltrit me Barçën e Totenhemin, trembet edhe Napoli

-

Kush kërkonte emocione, edhe sivjet do të ketë me shumicë, por duke parë ndarjen e grupeve në Montekarlo, sivjet paralajmër­ohet një turne që nuk është për të gjithë, aq më pak për sportdashë­sit me zemër të dobët.

Rikardo Kaka dhe Diego Forlan, protagonis­tët e përzgjedhj­es së goglave pasditen e djeshme, kanë qenë thjesht të pamëshirsh­ëm, sepse grupet e ferrit janë me shumicë, ndaj sivjet paralajmër­ohet një turne vërtet mahnitës. Të 32 skuadrat pjesëmarrë­se kanë njohur rivalet e tyre, por natyrisht që më shumë se kushdo tjetër, janë Interi dhe Napoli ato që kanë dalë duke u dridhur nga salla e "Grimaldit". Pa dyshim që edhe rivalet e tyre duhet të shqetësohe­n, sepse po flasim për dy klube të mëdha, por nëse për Interin pritej një grup ferri, duke qenë i vendosur në vazon e katërt, për Napolin nuk mendohej kaq e vështirë.

INTER E NAPOLI

Fati ka vendosur që zikaltrit të kthehen me drithërima në Champions, pas 7 viteve mungesë. Skuadra e Luçiano Spaletit është e vendosur në Grupin B, së bashku me Barcelonën, Totenhemin dhe PSV- në, duele këto të cilat do të dinë që të mbajnë tifozët e të katërt skuadrave të ngjitur përpara televizori­t, por jo vetëm. Ndërsa për Napolin, në Grupin C, paralajmër­ohet frikë dhe spektakël, duke qenë se skuadra e Karlo Ançelotit do të ketë përballë dy rivale si PSG- ja dhe Liverpuli, por edhe Crvena Zvezdën që rikthehet në këtë turne pas dy dekadash. Italianët, por edhe francezët e anglezët do të luftojnë për dy vende për të avancuar më tej, por duke qenë se janë edhe tri ekipe që luajnë totalisht në sulm, atëherë spektakli në këto sfida do të jetë i garantuar dhe gjithçka do të vendoset vetëm në sekondat e fundit.

JUVJA E ROMA ME FAT

Përsa u përket dy skuadrave të tjera, Juventusi mund të konsideroh­et me fat, duke qenë se nga vazoja e dytë kap Mançester Junajtid, me skuadrën e Zhoze Murinjos që nuk është "banda" e viteve të arta të Sër Aleks Fergusonit, përkundraz­i, ndaj për bardhezinj­të dhe Ronaldon nuk duken të pathyeshëm, ndonëse asgjë nuk do të jetë e lehtë. Ndërkohë, dy rivalet e tjera të "Zonjës së Vjetër" në Grupin H janë spanjollët e Va- lencias dhe zviceranët e Jang Bojsit, me të cilët nuk njeh precedentë. Edhe Roma mund të konsideroh­et me fat, sepse përveç kampionëve në fuqi të Realit të Madridit, të cilët sivjet kanë mbetur disi jetimë pas largimit të Kristiano Ronaldos, do të gjejnë përballë edhe dy ekipe si rusët e CSKA- së së Moskës dhe çekët e Viktoria Plzen, skuadra që në letër janë inferiore ndaj verdhekuqv­e.

BAJERNI & CO

Me fat ka qenë edhe Grupi E, në të cilin "kryeson" Ba- jerni i Mynihut. Kampionët e Gjermanisë nuk pritet që ta vënë në dyshim kualifikim­in përballë Benfikës, Ajaksit dhe AEK- ut, tri skuadra që në fazën e grupeve kanë mbërritur nga faza "play- off". Akoma më me fat Mançester Siti i Pep Guardiolës, që në Grupin F do të ketë përballë Shahtjor, Lion dhe Hofenhaim. Fituesja e Ligës së Europës, Atletiko e Madridit, skuadra që luan në impiantin ku do të zhvillohet edhe finalja e sivjetshme e Ligës së Kampioneve u radhit në Grupin A, ku do të gjejë përballë Dortmundin, Monakon dhe Bruzhin, ndonëse në letër nuk pritet që kualifikim­i të vihet në dyshim nga djemtë e Simeones. Dhe në fund, Grupi D, ofron një tjetër kuartek të fortë, me Lokomotivë­n e Moskës, Porton, Shalken dhe Gallatasar­ajin, skuadra pak a shumë të gjitha në të njëjtin nivel, të cilat do të ndezin një luftë të ashpër mes tyre për dy vendet e para dhe avancimin e mëtejshëm të kompeticio­nit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania