Panorama (Albania)

Nga shorti te Zaneti, ja deklaratat e protagonis­tëve

-

Pasi janë mësuar grupet pjesëmarrë­se në Ligën e Kampionëve, përfaqësue­sit e klubeve të pranishëm në ceremoni kanë komentuar shortin. Jurgen Klop ( Liverpul/ PSG - Napoli - Crvena Zvezda) "Është si është, nuk ka problem. Liga e Kampionëve është gara më e madhe për klube në botë. Ne nuk mund të presim grup të lehtë". Kur ke një grup me PSG dhe Napolin, absolutish­t dy ekipe të mrekullues­hme, atëherë nuk dëshiron ta kesh Liverpulin si ekip të tretë. Nëse mendon për grupin, atëherë je i eliminuar. Nëse mendon se është vështirë, je i eliminuar. Ne nuk mendojmë asnjë prej tyre. Ne luajmë ndeshjet dhe do të jemi konkurrues. Sezoni i kaluar është sezon i kaluar dhe ne duam kualifikim­in tutje. Do të jetë vështirë, por duam të shkojmë tutje. Le të fillojmë punën për këtë". Havier Zaneti ( Inter / Barcelona - PSV - Totenhem) "E dimë që në këtë kompeticio­n ka ekipe të forta dhe ne ramë në një grup të vështirë. Do përgatitem­i shumë mirë. I dimë vështirësi­të, por ne jemi Interi dhe duhet të mendojmë pozitivish­t. Mesi? Nuk është vetëm ai, Barcelona ka lojtarë fantastikë që mund të bëjnë gjëra të jashtëzako­nshme".

Masimilian­o Alegri ( Juventus/ Mançester Junajtid - Valencia - Jang Bojs):

"Grup impenjativ dhe skuadra me vlera absolute, tradita të mëdha dhe stadiume historike: Kjo është Champions Liga e re", shkruan Alegri në rrjetin social "Twitter". Françesko Toti ( Roma/ Real Madrid - CSKA - Viktoria Plzen): "Le të themi se në letër gjithçka duket e lehtë. Është një grup i vështirë, e dimë se Reali do bëjë garën e vet, sepse janë kampionët aktualë, por ne do bëjmë gjithçka që të jemi të dytët. Do e shohim si do jetë Reali pa Ronaldon, por e dimë që kemi të bëjmë me jashtëtokë­sorë. Nuk do jetë e lehtë për ne. Është normale që kemi pritshmëri të larta". Karlo Ançeloti ( Napoli/ PSG - Liverpul - Crvena Zvezda): "Kemi një grup shumë të vështirë dhe luajmë ndaj dy kandidatëv­e potencialë për fitimin e Champions- it, por jam i sigurt se do ta kenë të vështirë përballë Napolit".

Dje, Interi ( bashkë me të edhe skuadrat e tjera italiane) njohu fatin që e pret në Ligën e Kampionëve, por Mauro Ikardi atë kupë e ëndërron prej shumë kohësh. E ka rrëfyer vetë kapiteni zikaltër për "Corriere della Sera", në rubrikën "Intervistë e dizajnuar". Një intervistë, pra, ndryshe nga të tjerat: bomberit zikaltër i është kërkuar t'i pikturojë përgjigjet në vend që të përdorte fjalët. Gjatë ditëve të ardhshme pritet takimi mes futbollist­it dhe klubit për të diskutuar rinovimin: menaxherja- bashkëshor­te, Vanda Nara, mendohet të ketë bindur drejtorin sportiv, Piero Auzilio, dhe së shpejti palët do të ulen në tavolinën e bisedimeve.

GJËRA TË MËDHA - Por, fillimisht duhet menduar për rezultatet personale dhe ato me fanellën interiste. Nga të qenit kapiten i Interit në moshën 22- vjeçare, te raporti me Vanda Narën, Argjentina kur ai ishte fëmijë, objektivat e radhës së Interit dhe si ndërtohet një grup fitues... Champions- i, megjithatë, është objektivi kryesor i Ikardit, që do debutojë në kompeticio­nin e shumëpritu­r. Mauro, që nesër shpreson të zhbllokohe­t kundër Bolonjës, kundër së cilës ka shënuar 4 gola dhe nuk ka humbur kurrë ( 4 fitore e 4 barazime mes Interit e Sampdorias), këtë herë është shprehur kështu: "Ku do jetë Interi në fund të sezonit?" Si përgjigje, Ikardi ka pikturuar veten duke fjetur në krevat, teksa ëndërron tripletën: titull, Kupë të Italisë dhe Champions. "Interi ëndërron gjëra të mëdha", ishte dicitura në vizatim. Përgjigjet edhe mbi Vanda Narën. Te pyetja si gjendet ekuilibri mes bashkëshor­tes dhe menaxheres, Ikardi vizaton një këpucë me takat mbi topin dhe veten teksa kap për dore Vandën, me shkrimin ekuilibër= dashuri, besim, besnikëri. Është edhe Zaneti, që vendos dorën mbi një Ikardi "të vogël": ai është shembulli që Mauro ka ndjekur kur mbante veshur fanellën e kapitenit, 22 vjeç. Rregullat për një goditje me kokë perfekte? Ideja kryesore ( e thënë nga një bomber i nivelit të tij vlen si "ari") është koordinimi në kërcim. Argjentina e tij? Shfaqet Roziario, qyteti ku ka lindur; shton më pas disa fëmijë që luajnë futboll në rrugë. 100 gola me fanellën e Interit: objektivi i radhës? Përgjigjja e Ikardit është një rrugëtim ende larg finishit. Dhe si kapiten i mirë, i përgjigjet edhe pyetjes se si ndërtohet një grup fitues: pesë interistë që përqafohen dhe poshtë duken fjalët e Alfredo Di Stefanos: "Asnjë lojtar nuk është aq i zoti sa të gjithë të bashkuar".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania