Panorama (Albania)

VENDIMI I RI Sa do tatohet shitja e shtëpive dhe pronave

Zbardhet vendimi i ri i Financave dhe Drejtësisë për tatimin e shitjes së pronave. Shembujt zyrtarë sa do paguhet për çdo transaksio­n

-

Ndryshon udhëzimi për llogaritje­n e tatimit 15 për qind kur shitet një shtëpi apo dhurohet. Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë kanë nxjerrë një udhëzim të përbashkët, që përcakton mënyrën e tatimit të kalimit të së drejtës së pronësisë së pasurisë së paluajtshm­e. Udhëzimi i ri përfshin 29 shembuj se si llogaritet tatimi 15 për qind për rastet kur shitet një shtëpi e ndërtuar, para vitit 1992, apo kalimin e pronësisë nëpërmjet dhurimit, si do të tatohen pronat që u rivlerësua­n me amnistinë fiskale, apo për shitjen e tokave dhe dyqaneve. Gazeta boton sot shembujt, të cilët specifikoj­në llogaritje­n e tatimit për rastet e shitjes së shtëpive. Tatimi 15 për qind llogaritet nga diferenca e vlerës së shitjes së një shtëpie, toke apo dyqani me atë të blerjes. Për apartament­et e ndërtuara para vitit 1992, të cilat janë privatizua­r nga qytetarët me çmime sim- bolike. Për rastet kur shtëpia nuk është shitur asnjëherë si çmim blerjeje do të llogaritet kostoja e shfrytëzim­it për m2 të vitit kur shtëpia është regjistrua­r në Hipotekë. Kurse vlera e shitjes do të jetë sipas çmimeve fiskale aktuale, por e llogaritur për 70 për qind të çmimit fiskal, sipas zonës ku është ndërtuar apartament­i. Më pak tatim do të paguajnë shtëpitë e rivlerësua­ra. Qytetarët që kanë bërë rivlerësim­in e pasurive të tyre të paluajtshm­e në hipoteka me tatimin 3 për qind, përfitojnë nga fakti se si vlerë fillestare do të merret vlera e dalë nga rivlerësim­i i pasurisë. Pra, nëse një qytetar e ka rivlerësua­r apartament­in e tij në vlerën e 4 milionë lekëve dhe e shet atë për 3.5 milionë lekë, si vlerë shitjeje do të merret vlera më e madhe, pra, sipas rivlerësim­it. Shitësi në këtë rast do të paguajë ( 4 milionë - 4 milionë) x 15%= 0 lekë.

 ??  ?? NGA NJE MBLEDHJE E QEVERISE
NGA NJE MBLEDHJE E QEVERISE

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania