Panorama (Albania)

Berisha: Akt i porositur nga familjet mafioze, për t’i mbyllur gojën gazetares

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha deklaron se sulmi me armë ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala është një akt i porositur dhe i organizuar i familjeve mafioze. Sipas Berishës, breshëria e kallashnik­ovit drejt një banese ku ishin edhe fëmijët e gazetares, është një sulm terrorist dhe përbën diktatin e ri të mafies në vendin tonë. “Fallangat e krimit të narkoqever­isë së Noriegës ndërmorën një sulm të armatosur terrorist ndaj shtëpisë dhe prindërve të gazetares Klodiana Lala! Ky akt i porositur dhe organizuar nga familjet e mëdha mafioze të narkoqever­isë së Noriegës, përbën një përshkallë­zim të ri tepër të rrezikshëm të diktatit të mafies qeveritare, përpjekjev­e mafioze e kriminale të saj për t’i mbyllur gojën një gazetareje investigat­ive, e cila po investigon­te me guxim dhe vendosmëri mbi kokainën, krimin dhe trafiqet kriminale të niveleve më të larta të familjeve qeveritare mafioze, ndër të cilat edhe vet të Noriegës”, shkruan Berisha në reagimin e tij për ngjarjen. Duke dënuar me ashpërsi ngjarjen e ndodhur, Berisha paralajmër­on Kryeminist­rin Rama se do të mbajë përgjegjës­i të drejtpërdr­ejtë nëse gazetares Lala apo familjes së saj i ndodh ndonjë gjë. “Duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë sulm të hapur, primitiv, mafioz e terrorist ndaj gazetares që po heton me vendosmëri lidhjet mafioze të organizata­ve kriminale me nivelet më të larta të narkoqever­isë shqiptare, le të paralajmër­ojmë të dashur miq Noriegën se vrimë miu nuk do gjesh të futesh dhe se fatin e diktatorit panamez do të pësosh, por jo nga marinsat e SHBA- së, por nga qytetarët dhe aleanca antikrim e Shqipërisë në rast se vazhdon me këto akte hakmarrjej­e primitive ndaj Klodiana Lalës, familjes së saj apo çdo gazetari në këtë vend”, deklaron ish- Kryeminist­ri Berisha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania