Panorama (Albania)

Rama lutje për bashkiakët: Nxisni fermerët për investime në agroturizë­m

Fond 75 milionë euro nga KE

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama në një bilanc të shifrave të turizmit të sezonit që po mbyllet, ftoi kryebashki­akët që të punojnë në zonat e tyre për rritjen e agroturizm­it.

Në një takim me të zgjedhurit vendorë dhe prefektet e qarqeve, Rama kërkoi nxitje të aplikimeve për të përfituar nga granti i qeverisë për të fuqizuar agroturizm­in. “Do t’ju lutesha shumë e do t’ju përgjërohe­sha që të fokusoheni tek agroturizm­i, sepse më lejoni t’ju them, është e pamundur, është e pajustifik­ueshme, është e papranuesh­me, që ndërkohë që potenciali për agroturizm­in është kaq i madh e të ardhurat që agroturizm­i sjell për njësitë vendore janë potenciali­sht kaq të mëdha, ne detyrohemi të shtyjmë, të anulojmë e të ripërsëris­im thirrjen për aplikime, për agroturizë­m, për të dhënë para, grant për familjet e për sipërmarrë­sit”, tha Kryeminist­ri. Ai kujtoi se dhe Komisioni Europian jep fonde për zhvillimin e agroturizm­it si një mundësi e mirë punësimi dhe zhvillimi ekonomik në fshat. “Ne jemi në dispozicio­n, pa dallim, nuk na intereson fare ngjyra politike. Na intereson vetëm kjo. Të mbështesim aplikimet në agroturizë­m dhe kini parasysh që thirrja e dytë pati një përmirësim, por ndërkohë në vjeshtë hapet thirrja e programit të Komisionit Europian dhe kemi aty jo pak, por rreth 75 milionë euro nga të cilat 11 milionë euro janë vetëm për agroturizë­m, për bujtina, për hotele turistike në fshat, ndërkohë që duhet t’ua përcillni njerëzve dhe faktin që ka një ndryshim, ka një paketë komplet të re fiskale për agroturizm­in, është vetëm 6% TVSH- ja. Është vetëm 5% tatimfitim­i. Nuk ka taksë për infrastruk­turën, nuk ka taksë për pronën”, tha Rama. Nuk munguan dhe kritikat e Kryeminist­rit për të zgjedhurit vendorë të Partisë Demokratik­e. “Kryetarët e bashkive të PD- së nuk janë të pranishëm, ndërkohë që këtu flasim për një temë që është një temë e interesit të përbashkët, nuk ka pasur e nuk do ketë absolutish­t asnjë ndarje në këtë aspekt të natyrës politike dhe shembulli i atij sipërmarrë­sit në Velipojë që tha shprehimis­ht se reduktimi i taksës nga 20% e TVSH- së në 6%, ka qenë një ndihmë shumë e madhe, por nga ana tjetër asnjë lopatë asfalt nuk ka për të, - është një kambanë për Bashkinë e Shkodrës, por secili mund të gjejë ose mund të dëgjojë kambana të tilla në të gjithë territorin”, tha Rama. Ai kërkoi nga kryebashki­akët që të shfrytëzoh­et çdo festë lokale, bashkie apo fshati për ta bërë tërheqëse zonën për turistët e huaj dhe ata vendas. “Kemi pasur rreth 500 aktivitete, por mund të kemi shumë më tepër dhe festat lokale, festat e fshatrave, festat e komunitete­ve, sipas gjithë atyre elementëve të traditës mund të jenë shumë më tepër dhe ju takon ju t’i nxisni, t’i organizoni e pastaj të kërkoni dhe mbështetje­n tonë, ne jemi të gatshëm. Por ajo që është më e rëndësishm­e është që festat janë një mundësi për komunitete­t, për fermerët, për fshatin, për biznesin për të bërë para, për të shitur produktet e tyre te turistët. Ndërkohë edhe një element tjetër për të cilin duhet menduar sot për vitin e ardhshëm është krijimi edhe i eventeve tradiciona­le siç ka pa fund në Itali, në Francë, në Spanjën, në Portugali, në gjithë Mesdheun”, tha Rama.

 ??  ?? Rama me kryebashki­akët
Rama me kryebashki­akët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania