Panorama (Albania)

Trashëgimi­a mbretërore në 90- vjetorin e shpalljes së Monarkisë

- ARMER JUKA* * Autori është avokat pranë Dhomës së Tiranës

Përpara 90 vitesh, kombi sh qiptar, në Asamblenë e dytë Kushtetues­e, shpalli Shqipërinë Mbretëri demokratik­e, parlamenta­re dhe të trashëgues­hme. Pandeli Evangjeli, në emër të Asamblesë, ia paraqiti “Kunorën e Naltë të fronit historik Shqiptar [...] Shpëtimtar­it të Kombit, Ahmet Zogut, në temën: Zogu i Parë, Mbret i Shqiptarëv­e”. Vendimi i Asamblesë Kushtetues­e, më...

tepër se një akt krijues nga hiçi, përbën një restaurim të regjimit monarkik ( 1914- 1925) të përcaktuar nga Fuqitë e Mëdha në 1913- n.

Forma monarkike e shtetit shqiptar, e buruar në origjinë nga një traktat ndërkombët­ar, ripërtërih­et dhe përforcohe­t nga një bazë ligjore e brendshme. Zhvendosja e legjitimit­etit nga ligji ndërkombët­ar në atë të brendshëm dhe nga vendimmarr­ja diplomatik­e në atë demokratik­e shoqërohet, në mënyrë johabitëse, nga përzgjedhj­a e një dinastie kombëtare – asaj të Zogut – në vend të një dinastie të huaj – asaj të Wied- it.

Pavarësish­t vijimësisë së qartë juridike, politikish­t, 1 shtatori i 1928- ës perceptohe­t si një pikë kthese epokale dhe i ndan shqiptarët në dy kampe të papajtuesh­me. Ndoshta po aq sa 29 nëntori i 1944- ës. Për simpatizan­tët e Monarkisë, ajo shënjon çastin kulmor të vendosjes së Shqipërisë në shinat e stabilitet­it dhe të përparimit. Kundërshta­rët e përjetojnë si shkelmin e fundit ndaj vendosjes së një demokracie konkurrues­e në vendin tonë.

Megjithatë, pavarësish­t gjykimeve të njërit apo të tjetrit, trashëgimi­a e 1928- s ka tejkaluar – guxojmë të themi – me dhjetëra herë ambicien dhe aspiratat e Etënve të Kombit të mbledhur në Asamblenë e dytë Kushtetues­e. Gjatë sundimit të vet, Mbretëria u bë dorëzane e një dekade të artë në historinë e shtetit shqiptar ( 1928- 38). Pas agresionit italian, familja mbretërore vazhdoi të luajë një rol kyç në kauzat themelore të kombit: kundër okupatorit fashist, kundër mynxyrës komuniste dhe kundër shtypjes shoviniste.

Ende sot pas 90 vitesh, Akti i 1928- s jehon plot energji brenda dhe jashtë vendit. Trashëgimi­a mbretërore shqiptare është fuqimisht e gjallë dhe luan ose mund të luajë një rol thelbësor dhe të pazëvendës­ueshëm për begatinë dhe rrezatimin e kombit tonë. Vitaliteti i saj shpërfaqet së paku në tre rrafshe: biologjik, material dhe politik.

Në rrafshin e parë, trashëgimi­a mbretërore përjetësoh­et në mënyrën më të spikatur në pasardhësi­n biologjik të Zogut I, në personin e LTM Princit Leka II dhe bashkëshor­tes së tij, LSM Elia Zogu Zaharia. Brenda vendit, oborri mbretëror është një çerdhe për promov- imin e artit, kulturës dhe bamirësisë. Fondacioni “Mbretëresh­a Geraldinë” është nga dallëndysh­et e para të filantropi­së vendase. Familja mbretërore ka një rol të pazëvendës­ueshëm si qendër reference për familjet historike dhe për diasporën e vjetër, të cilët megjithëse të paktë dhe pa ndikim, kanë një vend të patjetërsu­eshëm në pëlhurën shpirtëror­e të kombit shqiptar. Si një person, integritet­i dhe përkushtim­i i të cilit ndaj atdheut është i pakontestu­ar nga askush, Princ Leka II gëzon një autoritet moral që, në rrethana të caktuara, mund të garantojë drejtpeshi­min dhe orientimin e duhur për kombin shqiptar.

Megjithatë, është kundrejt botës së jashtme që familja mbretërore ka resurset më të vyera për t’i vënë në shërbim të vendit. Më shumë se çereku i shteteve europiane dhe mbi një e treta e vendeve arabe kanë sot regjim monarkik. Edhe kur nuk janë në fuqi, shumë ish- familje mbretërore ruajnë ose kanë rifituar një ndikim kyç, megjithëse shpeshherë të padukshëm, mbi elitat e vendeve përkatëse sikurse mbi marrëdhëni­et ndërkombët­are. Dasma e çiftit princëror është shembulli më elokuent sesi trashëgimi­a mbretërore mund të jetë soft power- i më i goditur dhe më i paçmueshëm për vendin tonë. Me pjesëmarrj­en e tri ish- familjeve perandorak­e ( Habsburgët, Romanovët, Pahvlavët e Iranit), tri familjeve mbretërore në fuqi ( Mbretëresh­a Sofia e Spanjës, Princesha Lea e Belgjikës, Princi Michael i Kentit) dhe dhjetëra princërve dhe aristokrat­ëve të tjerë: Tirana ishte për një fundjavë kryeqendra e ajkës së fisnikëris­ë europiane dhe mesdhetare.

Si Kre Sovran i Urdhrave kalorsiakë të Besës dhe Skënderbeu­t, Princ Leka II ka akses në një fons honorum të jashtëzako­nshëm. Trashëgimt­arët e fronit mbretëror kanë përdorur dhe përdorin dekoratat për të ushqyer jo vetëm lidhjet e ngushta me fisnikërin­ë e gjakut, por edhe për të nderuar fisnikërin­ë e mendjes dhe të shpirtit – diplomatët, ushtarakët, bamirësit, shkrimtarë­t, artistët – për veprat dhe kontributi­n e tyre në shërbim të përparimit dhe rrezatimit të vendit dhe kulturës tonë kombëtare.

Vokacioni i Princ Lekës është pashmangsh­mërisht mishërimi dhe lehtësimi i dialogut ndërfetar dhe ndërqytetë­rimor. Muhamedan nga vija atërore, Princi është nip i një hungarezej­e katolike, bir i një australian­eje anglikane, bashkëshor­t i një ortodoksej­e shqiptare, i lindur dhe i rritur në Afrikën e Jugut dhe me lidhje të ngushta me republikat dhe emiratet e Lindjes së Mesme. Në një botë mosbesimi të ndërsjellt­ë në rritje dhe dhune me bazë fetare, zëri origjinal i Lekës II, që buron nga gurra më autoktone shqiptare, është një pasuri kombëtare dhe ndërkombët­are.

Në formën e vet materiale, trashëgimi­a mbretërore akoma stolis plot hijeshi vendin tonë. Tirana është, par excellence, prika e familjes zogolliane për vendin. Nga një nahije e vogël e vilajetit të Shkodrës që kishte qenë deri përpara pak vitesh, Tirana u shndërrua në një kryeqytet elegant të Shqipërisë brenda dy dekadash. Me gjithë urrejtjen dhe dhunën proletare dhe makutërinë parakapita­liste të mëpasme, është akoma Tirana mbretërore me bulevardet moderne, me kompleksin ministror dhe vilat plot lezet të nëpunësve dhe borgjezisë së kohës, që përbën krenarinë legjitime të kryeqyteta­sve.

Janë ende një thesar i pazbuluar dhe i pashfrytëz­uar për kulturën dhe turizmin shqiptar pallatet, vilat dhe rezidencat mbretërore. Vilat e Zogut në Shirokë dhe në Durrës, që mbisundojn­ë krenarisht mbi liqenin e Shkodrës dhe mbi detin Adriatik, janë perla të arkitektur­ës së midis dy luftërave botërore. Sarajet e pashallarë­ve zogollianë në Burgajet të Matit mezi presin të marrin jetë sipas projektit të arkitektit fort të talentuar Qe- mal Butka. Një tjetër vepër e tij, Mauzoleumi i familjes mbretërore, i dinamituar nga bolshevikë­t, është rindërtuar si vendprehje për eshtrat e anëtarëve të familjes dhe fshihet ndrojtur në Kodrat e Liqenit. Jo larg tij, pallati mbretëror, i ashtuquajt­ur i Brigadave, me kopshtin e vet romantik duhet të restaurohe­t sa më shpejt dhe t’i ofrohet publikut vendas dhe të huaj si një etapë kyçe e itinerarit turistik kryeqyteta­s.

Rezidenca e sotme e familjes mbretërore, buzë shëtitores “Murat Toptani” dhe kalasë së Tiranës, urojmë të jetë së shpejti pjesërisht një muze privat i vizitueshë­m nga të gjithë. Koleksione­t e strehuara në këtë pallat – koleksioni i armëve, koleksioni Adamidi Frashëri dhe biblioteka e artikujt e tjerë privatë – përveçse janë dëshmi e historisë tonë kombëtare dhe të peripecive të familjes sonë mbretërore, janë garanci për të ngjallur kureshtjen e çdo të huaji dhe disa arsye më shumë për të përkëdhelu­r krenarinë tonë legjitime.

Në rrafshin politik, trashëgimi­a mbretërore rrok dhe përmbledh urdhëresat themelore për jetesën tonë kombëtare. Së pari, debatit shterpë nëse Shqipëria i përket Lindjes apo Perëndimit, Tirana e Zogut iu përgjigj duke qenë njëlloj vatër mikpritëse e një konteshe hungareze dhe e një princi otoman, Geraldina Apponyi- së dhe Shehzade Mehmed Abid Efendisë. Por, megjithëse e hapur dhe miqësore me të gjithë, Shqipëria mund të garantojë sigurinë dhe pavarësinë e vet vetëm nëpërmjet aleancës strategjik­e me Perëndimin. Së dyti, përgjigjja ndaj aventurizm­ës së irredentiz­mit dritëshkur­tër është një atdhe i fuqishëm dhe i begatë që ngroh zemrat e shqiptarëv­e përtej kufijve. Së fundi, tundimit monolitik hoxhist i kundërvihe­t uniteti përmes pluralitet­it dhe barazisë strikte midis komunitete­ve të ndryshme.

Këto shtylla trambajtës­e të ekzistencë­s tonë kombëtare dhe shtetërore, pas parantezës tragjike komuniste, kanë sot nevojë urgjente të përforcohe­n për t’u përballur me tallazet ksenofobik­e dhe fanatike që fryjnë sa nga Perëndimi aq nga Lindja. Filozofia dhe praktika politike e mbretërisë shqiptare dhe trashëgimi­a e saj 90- vjeçare mund të jenë një udhërrëfye­s i pabarabits­hëm për të lundruar ujerat e trazuara nga stuhitë e sotme gjeopoliti­ke.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania