Panorama (Albania)

Arrestohet babai monstër, përdhunoi për 16 vjet vajzën, e la shtatzënë

Rrëfimi i 25- vjeçares

- ETLEVA DELIA

Një ngjarje e rëndë incesti është denoncuar dy ditë më parë në Tiranë, ku babai dyshohet se ka abuzuar seksualish­t me të bijën për 16 vjet radhazi.

Vajza, aktualisht 25 vjeçe, ka rrëfyer në Polici se i ati e ka përdhunuar për herë të parë që kur ishte 9 vjeçe dhe duke e kërcënuar e duke ushtruar dhunë të vazhdueshm­e nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt. Ngjarja bëhet edhe më dramatike, pasi e dëmtuara ka rrëfyer se i ati e ka lënë shtatzënë dhe ajo është detyruar të abortojë. Burime nga Policia e Tiranës thanë se menjëherë pas kallëzimit që e dëmtuara J. Nakuçi ka bërë në Komisariat­in nr. 2, kanë vënë në pranga babanë e saj, Qirjako Nakuçi, 61 vjeç. Ky i fundit fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur. Ndërsa, duke pranuar incestin, sipas tij, kur vajza ka qenë në moshë madhore, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj. Megjithatë, ai është vënë në pranga nga Policia për tri vepra penale, “Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me persona në gjini ose nën kujdestari”, “Marrëdhëni­e seksuale ose homoseksua­le me të mitur” dhe “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij është bërë në orët e para të mëngjesit të datës 30 gusht, disa orë pasi vajza ishte bindur nga disa murgesha të Kishës Ortodokse për të kërkuar ndihmën e Policisë.

HISTORIA Prej disa ditësh, 25vjeçarja J. Nakuçi ishte larguar nga shtëpia e saj, që ndodhet në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë dhe ishte strehuar te murgeshat, në një Kishë Ortodokse. Ajo shkonte shpesh aty, për sh- kak se ishte shumë besimtare, por pavarësish­t se i ati kishte abuzuar seksualish­t me të për vite me radhë, nuk ishte rrëfyer asnjëherë për atë që i ndodhte. Por për shkak të dhunës së vazhdueshm­e të ditëve të fundit nga i ati, ajo kishte vendosur të largohej nga shtëpia. Prindërit e saj ishin divorcuar që prej vitit 2002 dhe ajo jetonte me të atin e motrën 1 vit më të vogël. Vëllai i saj 22- vjeçar jeton- te disa metra më tej, në të njëjtën lagje me të, me të ëmën. Por prej pak ditësh motra e të dëmtuarës ishte martuar me një shtetas të huaj dhe 25- vjeçarja ishte detyruar që të jetonte vetëm me babanë monstër, që vijonte abuzimin seksual me të.

DENONCIMI Duke qenë se ishte miqësuar me murgeshat, por edhe për shkak të dhunës e abuzimit të vazhdueshë­m nga i ati, 25- vjeçarja më në fund vendosi të rrëfehej. Ajo u tregoi atyre historinë e tmerrshme, që i kishte ndodhur që kur ishte 9 vjeçe. Murgeshat e kanë bindur që të drejtohej në Polici dhe e kanë shoqëruar në Komisariat­in nr. 2 për të bërë kallëzim. Burime nga Policia thanë se vajza ka treguar se abuzimi seksual nga i ati kishte nisur një mbrëmje kur ai ishte kthyer i dehur në shtëpi. Ajo ishte vetëm 9 vjeç dhe i ati e kishte përdhunu- ar. Më pas, e njëjta histori kishte vazhduar nën presione, dhunë e kërcënime, sa herë që ai ndodhej vetëm me të bijën në shtëpi. Vajza ka treguar se në moshën 19vjeçare zbuloi se kishte mbetur shtatzënë nga i ati dhe e kishte abortuar fëmijën.

 ??  ?? Drejtoria e Policisë, Tiranë
Drejtoria e Policisë, Tiranë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania