Panorama (Albania)

Kryemadhi: Teatri? Rrethojmë Kuvendin, të guxojë të hyjë Rama

“Gojën s’ma mbyll dot Edi Rama. Vetëm me plumb mund të ma mbyllë gojën”

-

Kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, ka rrëfyer dje aksionin që do të ndjekë opozita për të ndaluar rrëzimin e dekretit të Presidenti­t për ligjin që i hap rrugën shembjes së Teatrit.

Kryemadhi tha për “News24”, se opozita do të mbledhë qytetarët përqark Parlamenti­t dhe nuk do lejojë që kreu i qeverisë të hyjë në seancë. “Të gjitha do t’i bëjmë. Do t’i mbledhim njerëzit rreth e qark Parlamenti­t që të mos guxojë të hyjë ai. Unë kam thënë, nuk do të dal si kryetare partie, do të dal si individ. Si kryetare partie, marrim vendimin në parti e dalim. Dalin 100 veta, 10 mijë apo 100 mijë veta, kjo është pjesë e strukturav­e të partisë, unë si individ. Unë do ta bëjë punën si kryetare partie, do dal qytet më qytet, fshat më fshat, shkollë më shkollë, rrugë më rrugë, pallat më pallat për të sensibiliz­uar njerëzit. Sot, ai iu merr pallatin për të bërë milionat dhe për të pastruar paratë e drogës, nesër ky njeri ka për t’iu marrë shtëpitë. I kanë harruar banorët e Njësisë 1, sesi ua shembi shtëpitë atje buzë Lanës dhe sot e kësaj dite i ka lënë atje buzë rrugës. Por ishin të përçarë sepse atë taktikë ka ndjekur Edi Rama. Edi Rama këtë ka bërë, përça dhe sundo”, ka thënë kryetarja e LSI- së. Kryemadhi ka komentuar dhe ndërhyrjen që i është bërë gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, për të cilin tha se: “Kësaj qeveriE i dalin skandale përditë”. Ajo ka shtu- ar më tej se Rama, me Reformën në Drejtësi ka kapur shtetin, tashmë do të kapë dhe Gjykatën e Strasburgu­t. “Ky o është i çmendur dhe na ka vënë të gjithëve përpara, ose fijet e tij shkojnë shumë – shumë më lart se krimi i organizuar, sepse të arrish të manipulosh edhe Gjykatën e Strasburgu­t është një çmenduri që ka kaluar çdo kufi njerëzor dhe çdo kufi të moraliteti­t, si për ne shqiptarët, ashtu edhe për ndërkombët­arët, që pranojnë një shërbim të tillë. Unë jam e bindur që ai e ka humbur kufirin e normales, është kthyer një i çmendur nën efektin e kokainës që nuk ka mjek që t’i bëjë recetën e ilaçeve”, është shprehur ajo. Me tone kritike, kryetarja e LSI- së ka folur dhe për tentativat për të penguar opozitën. “Çfarë do marrë opozita? Zinxhirët e skllavëris­ë, sepse gojën s’ma mbyll dot Edi Rama. Vetëm me plumb mund të ma mbyllë gojën mua Edi Rama. Dhe unë sa të kem mundësi do flas. Në çdo vend të botës, kush bëhet Kryeminist­ër apo ministër, i futet testit mjekësor dhe të drogës, pra, kanë një kartelë mjekësore mbrapa. Vetëm në Shqipëri nuk ndodh kjo. Por, me sa duket, Shqipërinë e kanë përdorur gjithmonë për një vend eksperimen­tal, për të cilin edhe këtë eksperimen­t duhet ta kalonim që të kishim një Kryeminist­ër të çmendur dhe të lidhur kaq ngushtë me krimin e organizuar”, është shprehur Kryemadhi.

 ??  ?? Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania