Panorama (Albania)

Veliaj, investime në lagjen e Bashës: Kjo njësi ka dalë në dritë

-

Dora e investimev­e të Bashkisë së Tiranës ka arritur edhe në lagjen e ish- kryebashki­akut, sot drejtues i PD- së, Lulzim Basha. Kryetari i bashkisë, Erjon Veliaj, ishte dje atje për të përuruar rehabiliti­min e një blloku banimi duke vënë në dukje se Njësia Administra­tive nr. 8 nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë investime, ndonëse një nga banorët ka drejtuar dikur bashkinë. “Nuk do të thotë që të qenit çun apo gocë e lagjes përkthehet në punë. Ndoshta në manipulim të votuesve, por jo në punë konkrete. Banorët e njësisë 8 janë treguar qytetarë modelë, duke nisur nga zonat e saj të vjetra, me tironsit e vjetër, me ata që kanë qenë të parët që lënë një metër për të tërhequr avllitë e tyre që të kalojnë familjarët, prindërit, paraplegji­kët, nënat me karrocë”, nënvizoi kryebashki­aku, i bindur se ka përkthyer në punë besimin e banorëve, si në infrastruk­turën rrugore, edhe atë arsimore. “Kemi një paketë me 50 rrugë, 47 hektarë, pra, një bllok të tërë: ‘ 4 dëshmorët’, ‘ Qemal Stafa’, Rruga e Dibrës. Jo vetëm kaq. Kemi ndërhyrë në shkolla, ‘ Shkolla e Kuqe’, ‘ Servete Maçi’ që po bëhet e re, pastaj në të gjitha çerdhet e kopshtet. Besoj se kjo njësi ka dalë në dritë sot”. Ndërsa deputeti socialist Ervin Bushati, që shoqëronte Veliajn, shfrytëzoi momentin për të bërë fushatë duke treguar planet e bashkisë për këtë njësi në mandatin e ardhshëm. “Në mandatin tjetër, e gjithë zona e Njësisë 8 do të jetë e sistemuar. Nëse këtë vit janë bërë sa 25 vite bashkë investime, kjo është kthyer në një lagje model. Rrugët janë sistemuar dhe me hapjen e shkollave do rigjallëro­het gjithë njësia”.

 ??  ?? Veliaj dhe Bushati, në Njësinë Nr. 8
Veliaj dhe Bushati, në Njësinë Nr. 8

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania