Panorama (Albania)

Prokuroria sekuestron audio- përgjimin e Bibës

Denar Biba thirret për t’u marrë në pyetje javën që vjen

- ERALD DELIU

Prokuroria e Tiranës ka sekuestrua­r ditën e djeshme audio- përgjimin e plotë të një bisede telefonike mes nënkryetar­it të KQZ- së, Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar të Strasburgu­t, Ledi Bianku.

Oficerë të Policisë Gjyqësore kanë marrë të plotë materialin dhe do ta analizojnë për të dalë në një përfundim në lidhje me veprën penale, për të cilën është regjistrua­r edhe procedim penal. Kujtojmë se para disa ditësh, kjo Prokurori, pas verifikime­ve, ka regjistrua­r procedim penal për "ushtrim të ndikimit të paligjshëm", pas publikimit të audio- përgjimit mes Bibës dhe gjyqtarit Bianku. Sipas opozitës, Biba i ka bërë presion Biankut për çështjet e pronave në Shqipëri që ankimohen në Strasburg, por një gjë e tillë është mohuar nga nënkryetar­i i KQZ- së, i cili u është përgjigjur akuzave të opozitës dy herë. "Akuzat ndaj meje janë të papranuesh­me. Zoti Bianku më ka pyetur në një bisedë të hapur e miqësore për karrierën time, i kam thënë se kemi ardhur për këtë gjë, i kam thënë me kërkesë të zotit Agaçi për këtë kërkesën që do t'i bëhet Gjykatës për të shtyrë afatet për paratë që shteti shqiptar duhej t'u jepte pronarëve. Mjafton të dalë biseda e plotë dhe e pacensurua­r dhe do të kuptohet se është një bisedë mes dy miqsh. Jam i habitur që opozita bën politikë me këtë çështje. Opozita të gjejë të plotë audio- përgjimin dhe të dalë e vërteta", ka thënë Biba në një nga reagimet e tij për mediat. Megjithatë, Prokuroria e Tiranës ka vendosur që ta thërrasë për ta marrë në pyetje nënkryetar­in e KQZ- së. "Panorama" mëson se Biba do të thirret javën që vjen në organin e akuzës për të dhënë shpjegime në lidhje me bisedën me gjyqtarin Bianku. Kreu i PD- së, Lulzim Basha, e ka konsiderua­r si skandal të përmasave europiane audio- përgjimin dhe ka kërkuar që Biba të përgjigjet penalisht për veprimet e tij. "Audio- regjistrim­i i Denar Bibës, aktualisht nënkryetar i KQZ- së dhe kandidat i Edi Ramës për anëtar të Gjykatës Kushtetues­e, është prova më e pakundërsh­tueshme sesi e sheh dhe e projekton Edi Rama drejtësinë e re. Pasi ka vënë nën kontroll gjykatat dhe Prokurorin­ë shqiptare, Edi Rama ka kërcënuar edhe shantazhua­r gjyqtarin shqiptar në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Regjistrim­i audio i publikuar në media tregon qartë se si Denar Biba, në emër të Engjëll Agaçit, Sekretar i Përgjithsh­ëm i Këshillit të Ministrave, shantazhon gjyqtarin shqiptar në Strasburg, që të bëjë kompromis me Edi Ramën në kurriz të të drejtave të pronarëve shqiptarë", pati thënë ai në një reagim.

 ??  ?? Ledi Bianku, gjyqtar në Strasburg
Ledi Bianku, gjyqtar në Strasburg
 ??  ?? Denar Biba, nënkryetar­i i KQZ
Denar Biba, nënkryetar­i i KQZ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania