Panorama (Albania)

I vdiq e motra, vëllai: Mjekët s’i ofruan ndihmë

Pas akuzës së vëllait, reagojnë mjekët: Piu mbidozë ilaçesh

- DURRES/

Vdiq në Spitalin e Durrësit pasi mori mbidozë ilaçesh; vëllai akuzon mjekët për neglizhenc­ë.

Ervehe Dedej u gjet nga familjarët e saj në gjendje të rënduar shëndetëso­re në një kanal. Pas dërgimit me urgjencë në spital, mjekët nuk kanë denjuar t’i japin ndihmën e shpejtë. Vëllai i 56vjeçares, Albert Dedej, pretendon se bluzat e bardha nuk kanë kryer misionin e tyre dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë në duart e tyre. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë në urgjencën e Spitalit të Durrësit, ndërsa thotë se po të kishin ndërhyrë në kohë bluzat e bardha, motra e tij do të ishte gjallë. Alberti tregon se kishte shkuar në urgjencë pasi kishte kapërdirë një sasi medikament­esh dhe për tri orë me radhë nuk është vizituar nga mjeket. Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak në këtë rast, pasi motra e tij ishte bërë pis teksa ishte rrëzuar në një kanal në zonën e Porto- Romanos, ku edhe jetonte bashkë me nënën e saj të moshuar. “Jam një qytetar nga Durrësi që jetoj në Itali. Jam shumë, shumë i zhgënjyer me Spitalin e Durrësit. Tri ditë më parë kam humbur motrën në atë spital. Rreth tri orë kam qëndruar në urgjencë dhe motrës sime nuk i është dhënë asnjë shërbim. Asnjë mjek nuk afrohej, sepse ajo kishte rënë në një kanal dhe ishte bërë pis. Plaka u lutej mjekëve ma shpëtoni gocën. U shkoja mjekëve dhe i thosha hajde dhe vërini serumin. Nuk i gjejmë dot damarin, më thoshin. Pastaj më thonë se s’kemi çfarë t’i bëjmë. Një mjek më tha merreni dhe çojeni në shtëpi, se nuk kemi çfarë t’i bëjmë. Kërkoj mjekun e parë, ai më dërgon në një zyrë. Mjeku me telefon në dorë më thotë: Çfarë do? I them që motrën e kam në gjendje të rëndë. Nuk jam unë, po shko te dhoma tjetër se është filan mjek. Shkoj prap te X mjek, ai më thotë se e ka doktor Luti. I thashë ku ndodhet doktor Luti? Ka ik për një emergjencë jashtë më thanë”, shprehet i vëllai i Ervehe Dedej, e cila ndërroi jetë ketë të hënë në Spitalin e Durrësit. Krahas denoncimit publik, Dedej thotë se do bëjë denoncim edhe në Policinë e Dur- rësit me qëllim që të nisin hetimet për rastin në fjalë. “Këtu të sorollatin, duan vetëm lekë. Unë pyes për doktor Lutin dhe më thanë që është jashtë. Shkoj e gjej dhe i them që kam motrën, ajo që është helmuar. Ai më tha që nuk është helmuar. Në kohën që dr. Luti vjen, më thotë që mamaja jote më tha që e ka në kokë. Në kohën që ai shkon ta shikojë, më thotë që këtë nuk e shpëton as Zoti. I thashë unë nuk e kam çuar te zoti, e kam çuar në spital. Te Zoti do shkojë kur t’i vijë ora. Bëjnë një ndërhyrje të gjithë mjekët dhe unë i thashë që ky mjeku më tha që çojeni në shtëpi. Dr. Luti më tha që nuk ka ky urdhër që ta çosh në shtëpi, urdhrat i jap unë. I thashë po ti nuk ishe. Nuk shkoi 5 min, motra ime vdiq. Dua ta denoncoj si rast, pasi nuk dua që ndonjë tjetër person të ketë fatin e sime motre”, deklaron Dedej. Nga ana tjetër, mjekët deklarojnë se rasti është trajtuar me përkushtim maksimal, por, për fatin e keq, pacientja ka ndërruar jetë. Priten rezultatet e Mjekësisë Ligjore për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së 56- vjeçares, e cila, sipas të afërmve, është paraqitur e helmatisur nga medikament­et që kishte gëlltitur. Ndërkohë, Policia, nga ana e saj, ka nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

 ??  ?? Vëllai i viktimës, Albert Dedej
Vëllai i viktimës, Albert Dedej

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania