Panorama (Albania)

Ditën mekanikë, natën hajdutë, kapen dy vëllezërit nga Berati

-

FIER – Vidhin makina dhe i çmontonin në servisin e tyre; zbulohen dy vëllezërit. Policia e Lushnjës bën me dije se ka arrestuar Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat, i dënuar më parë, ndërsa për vëllain e tij, Irfan Azizi, 28 vjeç, ka nisur procedim penal, pasi është arrestuar dy ditë më parë në Elbasan, po për vjedhje. Të dy vëllezërit akuzohen se në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin vidhnin makina në disa qytete të ndryshme dhe më pas i çmontonin për t’i shitur si pjesë këmbimi në Berat. Nga hetimet e kryera, dyshohet se vëllezërit Azizi, më 17 gusht, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip ‘ Benz’ në pronësi të shtetasit E. N. Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjetev­e, të quajtur ‘ Azizi’, në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestrua­r automjeti tip ‘ Benz’, në pronësi të shtetasit E. N., të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi. Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, për të zbuluar ngjarje të tjera ku mund të jenë përfshirë. “Specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Ko- misariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin: Ermir Azizi, 26 vjeç, banues në Poshnje, Berat ( i dënuar më parë për veprën penale ‘ Prodhimi dhe mbajte pa leje e armëve dhe municionit luftarak’). Gjithashtu, ka filluar procedimi penal për shtetasin: Irfan Azizi, 28 vjeç, banues në Poshnje, Berat ( vëllai i Ermirit), i cili u arrestua një ditë më parë nga efektivët e Policisë Elbasan për veprën penale ‘ Vjedhje’. Nga hetimet e kryera, dyshohet se shtetasit Ermir Azizi dhe Irfan Azizi ( vëllezër), në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, në datën 17.08.2018, në fshatin Kolonjë, Lushnje, kanë vjedhur automjetin tip ‘ Benz’ në pronësi të shtetasit E. N. Nga kontrolli i ushtruar në pikën e varrezave të automjetev­e të quajtur ‘ Azizi’ në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestrua­r automjeti tip ‘ Benz’, në pronësi të shtetasit E. N, të cilin e kishin çmontuar në disa pjesë me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi”.

 ??  ?? Makina e vjedhur nga dy vëllezërit e arrestuar
Makina e vjedhur nga dy vëllezërit e arrestuar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania