Panorama (Albania)

Beatrix Ramosaj, histori të re me reperin Escobar, kush është milioneri i lidhjeve në seri me vajzat e famshme

-

Beatrix Ramosaj, përveç karrierës së saj muzikore, është përfolur disa herë në media edhe për jetën e saj private. Së fundmi, miqtë e saj kanë treguar se këtë verë këngëtarja ka nisur një histori dashurie me reperin e njohur, milionerin shqiptar që jeton në Londër, Emra Hajrizaj, i njohur si Escobar. Ata kanë kaluar së bashku pushimet në Shqipëri dhe këtë e kanë treguar edhe postimet e bëra në rrjetet sociale. Në postimet në “Instagram”- in e reperit, Beatrix shfaqet thuajse kudo dhe në një video dëgjohet teksa Escobar e thërret “zemër”, ndërsa vazhdimish­t e filmon, duke notuar, duke ngrënë apo duke marrë rreze dielli. Edhe pse këngëtarja nuk ka preferuar të japë detaje, ajo në njëfarë mënyrë e ka konfirmuar duke bërë një postim me gotë vere të kuqe të dorë, ndërsa thotë se i pëlqen gjithmonë të shijojë verë. Këngëtarja festoi këtë qershor 24- vjetorin dhe u komentua shumë për një ndryshim të dukshëm në linjat e saj me bikini, pikërisht zmadhimin e gjoksit. Nuk dihet sa serioze është lidhja e saj me Escobar dhe ish- miku i reperit të njohur Noizy. Kur ai erdhi në Shqipëri për t’u promovuar në studio televizive e intervista të ndryshme fillimin e karrierës si këngëtar, nuk la pa përmendur edhe fundin e një miqësie të bukur me Noizyn. Escobar është një emër i ri në muzikë dhe karrierën e tij është duke e zhvilluar në Londër dhe këto kohë e viziton shpesh Shqipërinë, kur sa herë që vjen, shihet në krah të një femre ndryshe, duke krijuar përshtypje­n se ai është milioneri që po krijon lidhje seri me vajzat e famshme shqiptare. Kështu, gjatë një interviste në studion e Alban Dudushit deklaroi me gojën e tij se kishte pasur një lidhje me modelen, Kristin Prengaj. Ndërsa më vonë u përfol për një histori tjetër me ish- lojtaren e “Big Brother”, Armela Hysenin, duke qenë se të dy postuan foto bashkë në “Instagram”, ku dukeshin shumë afër njëri- tjetrit. JETA E ESCOBAR NË LONDËR, NJIHUNI ME JETËN LUKSOZE QË BËN

Ai dikur kishte mjaft miqësi me Noizyn, madje edhe këndonin bashkë. Nuk mungojnë në internet fotot e Escobarit me Noizyn dhe modelen shqiptare Kristin Prengaj. Por së fundi, pas disa vitesh, Escobar ka sjellë klipin e ri në bashkëpuni­m me Big Zeeco. Klipi i tij është krahasuar me ato të artistëve ndërkombët­arë si dhe është vënë re pjesëmarrj­a e njërës prej modeleve, që numëron miliona ndjekës në rrjetet sociale. Nga këtu vihet re edhe jeta luksoze që bën dhe këtë e shfaq më së miri në postimet e “Instagram”. Aksesorë të shtrenjtë, veshje, udhëtime dhe makina super luksoze shihen në rrjetet sociale, duke lënë përshtypje­n e një milioneri të vërtetë që ka gjithçka i duhet në jetë. Në lidhje me pasuritë e tij, ai foli vetë në intervista­t që dha në Shqipëri, duke iu referuar zinxhirëve me gurë të çmuar që mbante në qafë, gjithçka origjinale dhe me vlera marramendë­se. Gjithashtu, Escobar do të vijë shumë shpejt edhe me projekte shqiptare, duke synuar sukses edhe në tregun muzikor këtu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania