Panorama (Albania)

Elvana Gjata zyrtarisht e fejuar, unaza super e shtrenjtë vulos lidhjen me djalin e pasur nga Tirana

-

Çdo gjë që ajo thotë apo bën ngjall kuriozitet të jashtëzako­nshëm te fansat e saj. Elvana Gjata është kthyer sërish në qendër të vëmendjes së medias kohët e fundit së bashku me mikun dhe aktorin Ermal Mamaqi, për shkak të filmit më të ri që ata janë duke xhiruar. Por një tjetër detaj i ka bërë kuriozë fansat e këngëtares dhe kjo është unaza që ajo mban në gisht në këto xhirime. Elvana ka postuar një foto të saj ku shihet qartë unaza me gur, që ajo ka vendosur në gisht. Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë me urimet për fejesën. Kjo nuk është hera e parë që komentohet fejesa e Elvana Gjatës, pasi muaj më parë një lajm i tillë bëri xhiron e rrjetit. Gjatë një koncerti në Prishtinë ajo mori dhuratën e ëndrrave për çdo vajzë, një unazë me diamant, identiteti i të cilit mbeti ende i panjohur për publikun. Ekipi i Prive po qëndronte në suitën e Elvanës ndërsa ajo po bëhej gati për koncertin, ku dhe u përball edhe me pyetjen se nga kush e mori unazën me diamant. Por Elvana i bëri gjatë gjithë kohës bisht pyetjes dhe insistimit, duke lënë të kuptohej se kjo ishtë dhurata e të dashurit të saj pasanik nga Tirana. Kuptohet që Elvana tashmë po del hapur në mar- rëdhënien e saj, duke qenë se gjatë pushimeve të fundit në Francë në një prej videove, që ajo postoi, shihej dhe partneri i saj. Kujtojmë që për historinë e saj të dashurisë ajo foli për herë të parë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku deklaroi nga shtëpia e saj se Zoti e kishte bekuar më një fat të mirë.

Pas eksperienc­ës dhe punës me emra të mëdhenj të produksion­it amerikan të muzikës, këngëtarja Elvana Gjata u kthye në Tiranë për koncertin intim në ditëlindje­n e saj të 31- të. Në këtë natë ditëlindje­je mes të ftuarve ishin dhe prindërit e të fejuarit, dëshmi kjo që marrdhënia ishte bërë shumë serioze dhe familjare. Edhe pse pa ndonjë ceremoni publike, Elvana konsideroh­et si nusja në familjen e tyre, duke shijuar paralelish­t dhe dashurinë, dhe karrierën. Ajo i gëzohet lidhjes me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendë­se, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt. Dhe kështu Elvanës nuk i mungon asnjë gjë për të jetuar si në ëndërr. Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë që ajo festoi një 30vjetor përrallor vitin e kaluar me shpenzime, që kapën 20 mijë euro vetëm për udhëtimet e fundjavës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania