Panorama (Albania)

Me Silva Gunbardhin po planifikoj­më ceremoni dasme, e vërteta e parave që ajo sjell në shtëpi nga muzika

-

U dashuruan në bashkëpuni­min e tyre të parë dhe më të klikuar në muzikën shqiptare dhe po planifikoj­në ceremoni dasme, tashmë si prindër të djalit të tyre. Këngëtari Dafi Derti rrëfen për “Panorama Plus” si i ndryshoi jeta nga një këngë, martesa dhe menaxhimi i koncerteve të partneres së tij Silva Gunbardhi, paratë që ajo fiton nga muzika dhe si funksionon martesa me dy artistë.

Nga buja e "Të ka lali shpirt" kanë kaluar disa vite. Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde nga periudha kur more famë me atë këngë?

Në fakt, në jetën time që pas asaj kënge kanë ndryshuar shumë gjëra. Normal është rritur suksesi, mirëqenia, por ndryshimi më i veçantë tek ajo këngë është se aty u njoha me dashurinë e jetës time dhe sot jemi të bekuar me Dalvin. E nuk besoj se do të kishte pasur një ndryshim më të bukur se ky!

Në atë këngë u shfaqët për herë të parë bashkë me Silva Gunbardhin. Si është martesa mes dy këngëtarëv­e si ju?

Siç e përmenda më sipër, në atë këngë jemi njohur. Martesa midis dy këngëtarëv­e si ne është shumë Ok. Normal kemi dhe ne ndonjëherë mosmar- rëveshjet tona në lidhje me muzikën, ama përgjithës­isht shkon shumë mirë.

I diskutoni gjatë bashkëpuni­met në muzikë me këngëtare të tjerë dhe ekziston xhelozia mes jush?

Jo, s’e kemi problem aspak, madje, i japim mendim njëri- tjetrit sikur të bësh me këtë këngëtar duet, apo sikur me atë. Nuk janë këto probleme te ne.

Me cilën këngëtare tjetër mendon se mund ta përsërisës­h suksesin e klipit me Silvën?

Të them të drejtën as e kam menduar. Por mendoj që vetëm.

Shumë koncerte dhe udhëtime të dy, si janë fitimet tuaja, duke pasur parasysh disa lajme ku jeni komentuar për nivelin e jetesës?

( Qesh) Mirë që më dolët pak në këtë temë se dua ta sqaroj një herë e mirë, se na dolën dhe ca portale duke thënë që “Silva fillon punë kamariere”, vetëm se bëri një foto me përparëse dhe dy shishe verë, pas një dreke në restoranti­n më të mirë në botë. Dhe duke u bazuar në disa intervista, ku në fakt Silva është shprehur në mos gaboj dikur te një intervistë me ju, ku ka sqaruar që është e vështirë jetesa në Shqipëri dhe ka treguar vështirësi­të që has çdokush në jetë. Ama nuk ka deklaruar që “jam e varfër”, por janë disa portale që i transformo­jnë lajmet. E si mund të quhet e varfër një nga këngëtaret që ka këngën më të klikuar shqiptare, është në turne çdo kohë dhe është një ndër këngëtaret më të paguara në vend?! Flas për këtë pjesë, sepse jam vetë unë ai që i menaxhoj të gjitha datat.

Për çfarë shpenzoni më shumë para në jetën tuaj, dhe si po e shijoni prindërimi­n e djalit tuaj?

Në fakt, Silva shpenzon më shumë për djalin, domethënë shpenzon aq shumë, saqë kur unë mendoj t’i blej diçka djalit, s’ia blej dot sepse do bëhen dy, pasi e di që Silva duhet t’ia ketë blerë. ( Qesh) Tani që Dalvi është rritur pak, t’ju them të drejtën, e kalojmë aq bukur kohën me të, saqë s’duam të ndahemi asnjë moment nga ai.

E keni menduar ndonjëherë të organizoni ceremoni dasme ku të ftoni miqtë tuaj?

E kemi menduar, madje unë e mendoj shpesh. Por kismet në një të ardhme ndoshta do të ketë një ceremoni!

Ekziston dashuria që ruan ekuilibrat në familje dhe si mund t’ia dalësh që të jesh në të njëjtën kohë këngëtar i suksesshëm dhe bashkëshor­t e familjar i mirë?

Normal që ekziston. Po të jesh një bashkëshor­t i mirë dhe një familjar i mirë, mendoj që je dhe një njeri i suksesshëm!

Ti vetë si ndihesh në tregun e këngëtarëv­e shqiptarë meshkuj dhe cili është për ty “mbreti”?

Në Shqipëri ka shumë talente dhe këngëtarë të mirë dhe nuk mund të quaj dikë “mbret”, pasi secili mund të jetë mbret në fushën e vet. Respekt për të gjithë ata që punojnë fort dhe kanë vuajtur për të arritur një sukses.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania