Panorama (Albania)

Liga e Europës e pamëshirsh­me me shqiptarët, Agolli sfidë Mustafit

-

Nuk ka shumë buzëqeshje pas shortit të Ligës së Europës, i cili u hodh ditën e djeshme në Montekarlo. Sidomos për lojtarët e Kombëtares shqiptare, të cilët mësuan grupet ku do të bëjnë pjesë dhe rivalët e tyre. Dhe goglat këtë herë nuk u treguan aspak bujare, madje u treguan të pamëshirsh­me, duke i vënë në grupe të forta dhe ndaj rivalëve që duhen vlerësuar maksimalis­ht.

Mund të ishin Barcelona, Totenhemi dhe PSV- ja rivalët e Lacios në Europë nëse nuk do të përmbysej nga Interi në ndeshjen e fundit të kampionati­t. Por, Tomas Strakosha do të përballet me Frankfurti­n, Marsejën dhe Apollonin. Kundërshta­rë që nuk krahasohen me ata të mësipërmit, por për nivelin e kompeticio­nit nuk janë aspak të lehtë. Ndaj Marsejës është një aromë derbi për lacialët, të cilët do të gjejnë aty ish- trajnerin e Romës, Rudi Garsia dhe mesfushori­n Kevin Strotman. Megjithatë, Lacio është një nga favoritet për të kaluar grupin.

Karabaku i Ansi Agollit do të jetë në grupin E të Ligës së Europës dhe do të ketë skuadrat rivale si Arsenali, Sportingu i Lisbonës dhe Vorskla Poltava. Për të ëndërruar kualifikim­in, ekipi azer i kapitenit të Kombëtares duhet të luftojë me Arsenalin dhe Sportingun. Një derbi shqiptarës­h në përball-

Strakosha- Agolli-

jet me "Topçinjtë", ku aktivizohe­t mbrojtësi Shkodran Mustafi.

Eros Grezda sigurisht që ka qenë shumë i lumtur për transferim­in te Rejnxhërsi, por pak i lumtur për shortin. Në fakt, kjo e dyta ka kaluar në plan të dytë në aspektin personal për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Ai arriti kontratën me një nga ekipet më të mira në Skoci, ndërsa në aventurën europiane në Ligën e Europës duhet të përballet me Vijarealin, Rapidin dhe Spartakun e Moskës. Anderlehti i Abazajt, pavarësish­t se ishte kokë grupi, nuk pati fat, pasi do të përballet me ekipe që kanë traditë në Europë si Fenerbahçe dhe Dinamo e Zagrebit. Te këta të fundit aktivizohe­t Amir Rrahmani, por Abazaj përveçse duhet të mendojë për kualifikim­in, fillimisht duhet të bindë trajnerin që të aktivizohe­t me ekipin belg.

Grezda- Abazaj-

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania