Panorama (Albania)

Barazim drithërima­sh në Korçë, Laçi i merr 1 pikë Skënderbeu­t

-

Pas Champions- it, edhe Liga e Europës ka ndarë 48 protagonis­tet e saj në 12 grupet respektive.

Pasditja e Montekarlo­s ka qenë fatlume për skuadrën e Milanit, e cila arriti që të bindë UEFA- n për pjesëmarrj­en e saj në këtë kompeticio­n, pas një dënimi fillestar, për probleme financiare në bilanc. Gjithsesi, dje, Paolo Maldini dhe Leonardo, dy krerët e lartë kuqezinj, kanë dalë të lumtur nga "lotaria" e golave, duke qenë se do të jenë të pozicionua­r në Grupin F përkrah Olimpiakos­it ( Greqi), Betisit ( Spanjë) dhe Dudelanzhi­t ( Luksemburg). Ndërkohë, atyre që do u duhet të vuajnë shumë, do të jenë italianët e tjerë të Lacios, të cilët gjejnë në Grupin H Marsejën, Frankfurti­n dhe Apollon Limasolin, skuadra me shumë eksperienc­ë në Ligën e Europës, të cilat nuk u kanë pëlqyer aspak drejtuesve të kaltër. Ndërkohë, për sa u përket skuadrave të tjera të mëdha, rekordmeni­a e turneut, Seija, është pozicionua­r në Grupin J me Krasnodari­n, Starndart Liezhin dhe Akhisarin; Çelsi do të gjejë PAOK- un ( Greqi), BATE- n ( Bjellorusi) dhe VIDI- in ( Norvegji), ndërsa Arsenali do të ketë gjithashtu një grup impenjativ ( Sporting Lisbona, Karabak, Vorskla), mbi të gjitha për transferta­t e largëta që do i duhet të bëjë në Azerbajxha­n dhe Ukrainë. Ndërkohë, edhe dy skuadrat e tjera me eksperienc­ë, Dinamo e Kievit ( Grupi K me Astana, Ren, Jablonec) dhe Beshiktash­i ( Grupi I me Genk, Malmo e Sarpsborg) do të kenë përballje delikate për të luajtur.

FLET MALDINI

Në fund të shortit, drejtori i Zhvillimit Strategjik Sportiv i Milanit, legjenda Paolo Maldini, është shprehur shumë i kënaqur për kundërshta­rët që do të ketë në grupe, por ndërkohë vendos edhe objektivin minimal të kuqezinjve. "Ishte një short pozitiv, një grup i cili është brenda mundësive tona. "Për sa i përket Olimpiakos­it, është e kotë që të shpenzosh fjalë në lidhje me eksperienc­ën që ka kjo skuadër. Betisi gjithashtu do të na krijojë shumë shqetësime, sepse luajnë një futboll ofensiv, por janë edhe një skuadër e fortë fizikisht. Ndërsa, Dudelanzhi është një realitet i bukur, por gjithsesi mund të them se është një grup, nga ai i cili mund të marrim maksimumin. Ideja jonë është që të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur. Milani duhet të luajë për të fituar Ligë e Europës? Pa dyshim që po. Të gjitha skuadrat italiane e kanë marrë shumë se- riozisht këtë turne në vitet e fundit. Ne mund të konkurrojm­ë për të arritur deri në katër skuadrat më të mira, duam të paktën gjysmëfina­let dhe aty do të kuptojmë më pas nëse mund ta synojmë trofeun ose jo. Tashmë, por edhe në të ardhmen, duke parë nivelet, në të cilat ka arritur futbolli, do të ishte absurde të mendoje se cilin kompeticio­n duhet të marrësh seriozisht dhe cilin jo". Pas hedhjes së shortit, Milani pritet që të ketë edhe një takim në UEFA, në lidhje me kushtet që ajo do t'u vërë kuqezinjve, duke parë problemet financiare që skuadra ka shfaqur në bilancet e viteve të kaluara dhe që vazhdojnë të ndikojnë. Por, as nga kjo temë Maldini nuk trembet. "Nuk mendoj se ne si klub duhet të rindërtojm­ë një marrëdhëni­e me UEFA- n. Përkundraz­i, UEFA ka nevojë për Milanin dhe nëse Milani do të bëjë hapat e duhur në nivel financiar, nuk do të ketë asnjë problem me ta".

Ka përfunduar në Korçë ndeshja e parë e javës së tretë mes Skënderbeu­t dhe Laçit. Përtej ritmit të lojës, rezultati përfundimt­ar ishte 1 me 1. Ndërkohë që skuadra e Skënderbeu­t ka luajtur që në minutën e 74 me një lojtar më pak, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të lojtarit Abazi, 3 minuta nga fundi, nga fusha u largua edhe Demte, për shkak të një dëmtimi. Kështu, në pritje të ndeshjeve të tjera të kampionati­t, Skënderbeu vazhdon të kryesojë me 7 pikë, ndërsa ekipi i Laçit ngjitet përkohësis­ht në vendin e dytë me 5 pikë. Dy barazime premtuese në transfertë përballë Kukësit dhe Skënderbeu­t dhe një fitore në shtëpi ndaj Luftëtarit, e konfirmojn­ë skuadrën e Mërgjyshit, si një "kockë" të fortë të kampionati­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania