Panorama (Albania)

Gjiknuri inauguron segmentin Lin- Pogradec

“Ky do të jetë standardi i qeverisë shqiptare për të gjitha rrugët”

-

Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, bashkë me drejtorin e Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, inauguruan përfundimi­n e punimeve të segmentit Lin- Pogradec, 16 kilometra i gjatë. Gjiknuri tha se cilësia e këtij segmenti do të përbëjë standardin që qeveria shqiptare do të mbajë në të gjitha rrugët dhe kantieret gjatë mandatit të saj. “Kushdo që do të vijë në Pogradec, një qytet që ka shumë atraksione turistike, do të shohë një nga rrugët më të bukura të realizuara në vendin tonë. Ky do të jetë standardi i qeverisë shqiptare për të gjitha rrugët e reja dhe kantieret që ne po hapim dhe që do t’i përfundojm­ë në këto 3- 4 vitet e ardhshme të qeverisjes sonë”, tha Gjiknuri. Rruga e nisur që në kohën e qeverisë Berisha, pas shumë problemati­kash, mundi të përfundojë këtë verë. Ministri Gjiknuri tha se projekti i zbatuar nga qeveria socialiste ktheu në identitet dhe Liqenin e Po- gradecit. “Po të kthejmë kokën përpara pak vitesh, kjo pamje e liqenit, pra, mbi 16 kilometra ka qenë totalisht tjetër. Një rrugë e ngushtë, e shkatërrua­r dhe një liqen tërësisht i zënë nga ndërtimet pa leje. Sot që flasim, kemi një breg të liqenit tërësisht të transformu­ar, një nga veprat më të bukura”, tha Gjiknuri. Drejtori i Autori- tetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro, tha dje gjatë inspektimi­t të cilësisë së punimeve se segmenti Lin- Pogradec është një rrugë që garanton të gjithë elementët e sigurisë. “Rrugë e kategorisë C1 me të gjitha elementët e sigurisë rrugore, elementët dekorativë, ndriçim dhe një trotuar që është një projekt goxha i veçantë për shkak të liqenit si një pasuri që ne e kemi. Trotuari fillon në Lin dhe përfundon në Pogradec. Është një rrugë që i ka të gjitha parametrat e plotë dhe me një cilësi shumë të mirë punimesh, me nënkalime këmbësorës­h dhe me të gjithë elementët e sigurisë rrugore”, tha Qendro.

 ??  ?? Gjiknuri e Qendro, dje në Pogradec
Gjiknuri e Qendro, dje në Pogradec
 ??  ?? Pjesë e segmentit rrugor, Lin- Pogradec
Pjesë e segmentit rrugor, Lin- Pogradec

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania