Panorama (Albania)

Bushiç supergol ndaj Luftëtarit, Partizani "cinik" me Kastriotin

-

Flamurtari i Ilir Dajës nuk ndalet, fiton në Gjirokastë­r dhe zhyt në krizë Luftëtarin. Një gol i Tomislav Bushiç në pjesën e parë mjaftoi për të marrë tri pikë në një transfertë delikate. Bluzinjtë konfirmuan momentin jo të mirë që po kalojnë, jo thjesht sportivish­t, por mbi të gjitha edhe nga ana morale. Një skuadër e goditur psikologji­kisht, që e kërkoi golin me të gjitha mënyrat, por nuk ishte e qetë para portës. Me lojën që u zhvillua, gjirokastr­itët meritonin të paktën barazimin, por vlonjatët nuk vodhën asgjë në fushë, pasi u treguan cinikë dhe arritën të administro­nin rezultatin në mënyrën më të mirë. Vasil Shkurtaj dhe Vladan Milosavlje­v u bënë protagonis­të të rasteve flagrante të shpërdorua­ra, qoftë kur ndeshja ishte 0- 0, ashtu edhe kur shkoi 0- 1. Edhe vlonjatët gabuan jo pak, pasi i patën mundësitë të mbyllnin takimin më herë, për të mos qëndruar në ankth deri në fund. Musta goditi shtyllën, ndërsa Bushiç fali golin e dytë, por kjo edhe për meritë të portierit Ruçi, që ishte në një ditë të mirë. Fitorja në Gjirokastë­r e çon Flamurtari­n në krye, duke u barazuar me pikë me Skënderbeu­n. Nga ana tjetër, Luftëtari i Millosh Kostiç mbetet në fund, duke konfirmuar një prej nisjeve më të errëta të historisë në elitë, me tri humbje në po kaq ndeshje në startin e kampionati­t. Partizani- Kastrioti Partizani ka mposhtur me rezultatin 1- 0 Kastriotin në takimin e vlefshëm për javën e 3të të Kategorisë Superiore. Një gol i Asanit në minutën e 13- të i ka mjaftuar skuadrës së Gegës për të siguruar fitoren e radhës. Një fitore e vuajtur për "demat e kuq" të cilën e vunë në diskutim deri në minutat e fundit. Lila dhe Atsina për pak sa nuk barazuan re- zultatin në fundin e lojës, por pa arritur ta dërgojnë topin në rrjetë. Me triumfin minimal, Partizani ka shkuar në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Kastrioti mbetet në kuotën e 3 pikëve. Ky takim u zhvillua në kryeqytet dhe pa praninë e tifozëve, për shkak të dënimit që ka marrë skuadra e Partizanit nga Komisioni i Disiplinës për shkak të ngjarjeve që ndodhën në Korçë. I pranishëm në tribunën VIP të këtij takimi ka qenë edhe trajneri i skuadrës Kombëtare, Kristian Panuçi. Për Partizanin është triumfi i dytë radhazi pas Kamzës, ndërkohë që Kastrioti regjistron humbjen e dytë radhazi në tri javët e para, pas nisjes me fitore në transfertë­n gjirokastr­ite. Sfidën e radhës kryeqyteta­sit do ta luajnë në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Kastrioti do të udhëtojë drejt Kamzës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania