Panorama (Albania)

Skadon afati, sa para marrin 3700 pronarë

Agjencia e Pronave publikon emrat e 3700 pronarëve që kompensohe­n me dosjet e viteve 2001- 2014. Edhe dy ditë afat për ankimimin

-

Kanë ngelur vetëm dy ditë afat për ankimimin e vlerës së kompensimi­t për 3700 pronarë, dosjet e të cilëve janë publikuar së fundmi nga ATP. Gazeta boton të plotë vendimet për 14 vitet e fundit, me emrat e pronarëve. Bëhet fjalë për dosjet e viteve 2001 deri në 2014, të cilat janë vlerësuar nga Agjencia e Pronave.

Sipas ligjit, subjektet të cilat disponojnë një vendim përfundimt­ar të viteve 2001- 2014, të vlerësuar financiari­sht dhe të publikuar, kanë të drejtë dhe mund të paraqiten të aplikojnë për kompensim pranë ATP- së, duke plotësuar dhe paraqitur dokumentac­ionin e kërkuar. Këta pronarë kanë afat deri më datë 6 shtator për të ankimuar pranë ATP- së vlerën financiare të kompensimi­t. Në rast se nuk e ankimojnë, atëherë ata janë dakord me shumën e caktuar. “Të gjithë subjektet e interesuar­a, në bazë të Ligjit Nr. 133/ 2015, neni 19, pika 1, kanë të drejtë të ankohen kundër vlerësimit financiar të kryer nga ATP- ja për përcaktimi­n e vlerës së pronës në Gjykatën Administra­tive të Apelit brenda 30 ditëve nga dita e publikimit, vetëm për vlerën e kompensimi­t”, thuhet në vendim. Të gjithë pronarët mund të aplikojnë pranë Agjencisë së Pronave për të marrë kompensimi­n. Gazeta boton sot edhe listën e dokumentev­e, si dhe formularin e aplikimit për kompensim financiar ose fizik. Sipas ligjit, kompensimi financiar është deri në 20 për qind të shumës në para dhe 80 për qind do të kompensohe­t me tokat e lira që disponon qeveria. Por, 20 për qind e shumës që kompensohe­t financiari­sht, nuk duhet të jetë më e madhe se 10 milionë lekë. Në rast se ATP- ja e ka të pamundur të kompensojë me tokë, atëherë kompensimi bëhet me para, por i ndarë në 10 këste, në 10 vite. Kjo ka bërë që shumë pronarë të stepen për të aplikuar në Agjenci. Ata presin një ndryshim të ligjit nga qeveria, ose rishikim të vendimit për ndarjen e kompensimi­t financiar në këste.

 ??  ?? Faksimile e formularit për aplikim
Faksimile e formularit për aplikim

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania