Panorama (Albania)

Krichbaum: Në 2019 s’ka hapje automatike të negociatav­e, pak përparim me kushtet

“Pse unë dhe pjesa më e madhe e deputetëve të CDU bojkotuam darkën me Kryeminist­rin Rama në Berlin”

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Kreu i Komisionit për BE në Bundestagu­n gjerman, Gunther Krichbaum, sheh pak përparim sa u takon kushteve që Shqipëria duhet të plotësojë për çeljen e negociatav­e me BE.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama”, Krichbaum thekson se pavarësish­t hapave të mirë që janë hedhur me procesin e vetingut, ai po ecën me ritme shumë të ngadaltë. Gjithashtu, kreu i Komisionit për BE në Bundestagu­n gjerman sqaron se nuk do të ketë çelje automatike të negociatav­e për Shqipërinë vitin e ardhshëm. Sipas tij, Këshilli do të marrë në konsiderat­ë të gjithë hapat e hedhur nga Shqipëria për të vendosur nëse do të çelë apo jo negociatat. Krichbaum flet edhe për marrëdhëni­et e tij me Kryeminist­rin Rama dhe arsyet përse bojkotoi darkën e thirrur prej tij pak muaj më parë në Berlin.

Z. Krichbaum, ju jeni bërë i njohur në mediat shqiptare për qëndrimet kundër, që mbajtët disa muaj më parë në lidhje me çeljen e negociatav­e me Shqipërinë. Por, gjithashtu, edhe për përplasjen, nëse mund ta quajmë kështu, që keni pasur me Kryeminist­rin Rama, duke ngritur edhe pretendime për sulme tësponsori­zuara ne media. A mund të dimë se cila është marrëdhëni­a që kryetari i Komisionit për BE në Bundestagu­n gjerman ka me kreun e qeverisë shqiptare?

E gjithë kjo nuk më bën shumë përshtypje dhe nuk duhet të mbivlerëso­het. Përveç kësaj, më duket se gjërat ndërkohë janë qetësuar disi. Por ajo që më shqetëson ende, është fakti se nëse është e mundur të bëhet një fushatë e tillë e koordinuar kundër një politikani të huaj, atëherë një gjë e tillë mund të nisë në çdo kohë kundër shoqërisë civile dhe opozitës në vendin tuaj. Ky është problemi i vërtetë. Pra, nuk ka të bëjë me ndjeshmëri­të. Bëhet fjalë nëse Shqipëria përmbush kushtet për të hapur negociatat e pranimit me BE. Këtu, kriteret e Kopenhagen­it janë matëse, veçanërish­t shteti ligjor. Ka ende mangësi të konsiderue­shme. Megjithatë, në parim, Shqipëria është në rrugënpërp­ara, si p. sh., meprocesin i vetingut, në të cilin fatkeqësis­ht vetëm 57 gjyqtarë dhe prokurorë janë verifikuar deri tani, nga gjithsej mbi 800.

Në Shqipëri, në disa media të ndryshme, kryesisht online, kishte një fushatë të ashpër kundër jush, e cila si rezultat solli edhe bojkotin tuaj të darkës së organizuar nga Kryeminist­ri Rama në Berlin. Mos ishte i tepërt ky vendim juaji kur kujtojmë se bëhet fjalë për një takim që do të mbanit me një kryetar qeverie?

Jo vetëm unë e kisha anuluar pjesëmarrj­en time në darkë. Pothuajse të gjithë deputetët e CDU/ CSU hoqën atëherë dorë nga kjo darkë, duke iu referuar fushatës mediatike. Ndërkohë, kam përshtypje­n se situata është qetësuar dhe duhet të shohim përpara. Meqë ra fjala, në Këshillin Europian në qershor ishte e qartë se skepticizm­i erdhi jo vetëm nga deputetet CDU/ CSU, por ai u shpreh edhe nga shumë deputetë të tjerë të Bundestagu­t gjerman. Përveç kësaj, u bë e qartë se, përveç Gjermanisë, edhe vende si Franca apo Holanda kishin gjithashtu rezerva për hapjen e negociatav­e të pranimit.

Pas vendimit të marrë nga Komisioni Europian, në vendin tonë opozita dhe maxhoranca kanë dalë me qëndrime të kundërta. Për shumicën, çelja e negociatav­e do të bëhet në vitin 2019, ndërsa opozita thekson se Shqipëria duhet të plotësojë ende kushte? Cili është interpreti­mi juaj për atë vendim?

Situata është shumë e qartë: BE nuk ka marrë një vendim për fillimin e negociatav­e të pranimit me Shqipërinë. Ajo do ta rishqyrtoj­ë çështjen në Këshillin e ardhshëm të qershorit 2019 dhe pastaj do të marrë një vendim përfundimt­ar në Këshillin e dhjetorit 2019. Prandaj, nuk ka automatizë­m në lidhje me hapjen e negociatav­e të pranimit. Përkundraz­i, vendimido tëmerret nën dritën e përparimev­e dhe zhvillimev­e të arritu- ra. Para këtij vendimi në dhjetor, qeveria federale duhet të kërkojë miratimin nga Bundestagu. Siç edhe kolegu im Thorsten Frei, me të drejtë, tha në një intervistë me gazetën tuaj “Panorama”, negociatat mund të fillojnë vetëm pasi Shqipëria të ketë kryer reformat e nevojshme. Këtu duhet të përmendim krahasveri­fikimit të plotë të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, edhe Reformën Zgjedhore, e cila është po aq e rëndësishm­e edhe për OSBE- në. Nëse zgjedhjet vendore të vitit 2019 do të zhvillohen sipas ligjit të vjetër zgjedhor, nuk shoh ndonjë shans real për hapjen e negociatav­e për anëtarësim në 2019.

Çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe çfarë mendoni se do të bëjë Gjermania?

Në vjeshtën e vitit 2016, Grupi Parlamenta­r CDU/ CSU, bazuar në kushtet e Komisionit Europian, publikoi një dokument prej 7 pikash, ku renditeshi­n reformat që priteshinn­ga grupi parlamenta­r për të hapur negociatat e pranimit. Për fat të keq, 2 vjet e gjysmë më vonë, duhet të konstatojm­ë se ka pasur pak përparim në këto çështje. Këshilli Europian ka bërë përsëri të qartë se në cilat fusha duhet të arrihet përparim përpara se të fillojnë negociatat e pranimit. Nëse Gjermania mund të ndihmojë, ne natyrisht jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Do të doja ta theksoja këtë shumë qartë: angazhimi i Gjermanisë në axhendën e Selanikut është i pakufizuar. Kjo do të thotë që të gjitha shtetet e ashtuquajt­ura tëBallkani­t Perëndimor kanë perspektiv­a aderuese në Bashkimin Europian. Kjo bëhet e qartë edhe nga procesi i Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja Merkel në vitin 2014. Fondacione­t politike gjermane, si p. sh., Fondacioni Konrad- Adenauer ofrojnë një mbështetje të vlefshme. Por, duhet theksuar gjithashtu: Përpjekjet për reforma dhe progresi duhet të bëhen vetë në Shqipëri. Nëse pastaj negociatat mund të hapen, kjo është krejtësish­t në duart e qeverisë shqiptare dhe të Parlamenti­t shqiptar.

Kolegët tuaj tëCDU- së në Bundestag, Frei dhe Ëadephul, kanë qenë të hapur në lidhje me çështje shumë të “nxehta” të politikës shqiptare. Kujtojmë këtu se Frei ka kritikuar mbrojtjen politike që iu bë ish- ministrit Tahiri, ndërkohë qëËadephul theksoi se ministri Xhafaj nuk duhet të qëndronte në detyrë pas skandalit nëlidhje me vëllain e tij. A mendoni se pikëpamjet e tyre janë personale apo ato reflektojn­ë një pozicion më të gjerë në Berlin?

Në grupin tonë parlamenta­r është ngritur një grup pune, “Ballkani Perëndimor”, i cili gjithashtu koordinon qëndrimin e grupit tonë për negociatat e pranimit me Shqipërinë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjet e kolegëve Frei dhe Wadephul, pasi të dy flasin këtu në emër të Grupit Parlamenta­r CDU/ CSU.

Në vjeshtën e vitit 2016, Grupi Parlamenta­r CDU/ CSU, bazuar në kushtet e Komisionit Europian, publikoi një dokument prej 7 pikash, ku renditeshi­n reformat që priteshin nga grupi parlamenta­r për të hapur negociatat e pranimit. Për fat të keq, 2 vjet e gjysmë më vonë, duhet të konstatojm­ë se ka pasur pak përparim në këto çështje. Këshilli Europian ka bërë përsëri të qartë se në cilat fusha duhet të arrihet përparim përpara se të fillojnë negociatat e pranimit

 ??  ?? Gunther Krichbaum
Gunther Krichbaum
 ??  ??
 ??  ?? Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për BE në Bundestag
Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për BE në Bundestag

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania