Panorama (Albania)

Klasifikim­i i "bombave"

- PREÇ ZOGAJ

Në një vend me skandale të shumta, mendimi i lirë dhe opozitar është gjithnjë i provokuar për të reaguar...

Retorika nuk e ka për gjë të paraqesë si “bombë” të madhe edhe një të mesme apo të vogël. Diku nga budallallë­ku, diku për interes, diku në funksion të një opozitariz­mi zhurmëmadh josubstanc­ial, që herët e vonë bëhet i lexueshëm. Por këtu nuk ka vlerë si e mendojmë apo si e bëjmë. Ka vlerë si e vlerësojnë qytetarët. Në mesataren e vet, gjykimi popullor është i shëndoshë dhe etik. Hesapet duhen bërë gjithmonë me këtë standard gjykimi. Përndryshe, “bombat” kthehen në boomerang

Reagimi është detyrë. E kundërta do të ishte mjerim. Thënë këtë, nuk duhet të harrojmë se pikërisht te shpeshtia e skandaleve qëndron paradoksal­isht rreziku i një kurthi për opozitariz­min në tërësi.

Po shënoj tri shfaqje të këtij kurthi në ditët tona.

Pikësëpari, është vartësia në qëndrime dhe veprime nga skandalet, sikur janë ato që na japin punë e na mbajnë në punë si opozitarë. Nuk ka dyshim se diapazoni i mendimit dhe sjelljes opozitare e përfshin si detyrë denoncimin e skandaleve qeveritare dhe jo vetëm. Por nuk kufizohet këtu. Opozitariz­mi, sidomos ai politik, duhet të krijojë dhe të ushqejë çdo ditë fabulën e besimit dhe shpresës për një ndryshim për mirë. Ndaj, është e domosdoshm­e që denoncimi i së keqes të gërshetohe­t vazhdimish­t me shfaqjen simpatike dhe bindëse të alternativ­es, që, siç dihet, është një trini: lider, ekip, program. Jo vartësia nga skandalet që prodhon kundërshta­ri, por vartësia e shpresës popullore nga alternativ­a shtron rrugën e fitores.

Së dyti, kurthi është vënia pak a shumë në një plan e skandaleve të ndryshme duke i trajtuar njëlloj, me të njëjtën gjuhë, ton, grimasë. Kjo e zbeh alarmin, për të mos thënë e desemantiz­on ( i heq kuptimin). Përvoja ka treguar se futja në një thes e skandaleve të mëdha e të vogla relativizo­n dhe zvogëlon të mëdhatë. Rënia në rutinën e përdorimit të fjalëve të njëjta dhe regjistrav­e emotivë standardë përkundrej­t skandaleve dhe çështjeve që nuk janë njëlloj e bën ligjërimin mekanicist, formal, gjithnjë një e më pak të besueshëm, tërheqës dhe ngjitës në publik.

Së treti, më i keq akoma, kurthi në fjalë shfaqet në formën e baraspeshë­s midis së drejtës së shtypit kritik dhe opozitës për të denoncuar dhe “së drejtës” së qeverisë për të mbyllur sytë dhe veshët e për vazhduar në të vetën. S’ka rëndësi çfarë thuhet për koncesione­t korruptive! Rëndësi ka që paratë të përfundojn­ë në xhepat dhe kontot e përfituesv­e të oborrit. Kryeminist­rit Rama me kastën e tij kanë gjetur një mënyrë origjinale për të justifikua­r abuzimet dhe shpërdorim­et. Një e dy përmendin abuzime dhe shpërdorim­e të qeverisë së mëparshme. Nuk përgjigjen për çfarë denoncohen e akuzohen, por fshihen pas baraspeshi­mit “kështu keni bërë dhe ju”. Nuk del njeri, ministër, deputet apo vetë Kryeminist­ri të shpjegojë si ka mundësi që një kilometër rrugë fushore gjysmë e bërë nga këto që do të ndërtohen me PPP- të e famshme del me kosto me të lartë se një kilometër autostradë në terrenin malor Reps- Thirrë. Kështu e padisin veten e tyre si kampionë të shpërdorim­it të fondeve publike. Por padisin edhe mendimin për t’i thjeshtuar si thyesat akuzat e ndërsjella të qeverive dhe për të ecur përpara me moton “sekush paratë e veta”, që dihet se janë të qytetarëve. Këtu jemi tani. Asgjë nuk i ka ndaluar Ramën me shokë. Korrupsion­i vetëm rritet. Megjithëse ka pesë vite që shtypi i lirë dhe opozita ngrenë zërin, denoncojnë. Është një moment për të reflektuar, për të kërkuar e për të gjetur zgjidhje të tjera, efikase, që jo vetëm i tregojnë me gisht, por i frenojnë dhe i ndalojnë kusarët. Është e pamundur të mos ketë zgjidhje. Drejtësia është përdhe, e dimë. E vjetra ka rënë, e reja nuk është ngritur akoma. Duke pritur drejtësinë e re opozitariz­mi mund të avancojë në rrugë të reja. Mund të nxjerrë me ekspertë vendës dhe të huaj kostot reale të PPP- ve, për shembull, dhe të përballet me këto kosto me ato të qeverisë. Në këtë mënyrë, niveli i korrupsion­it ekspozohet me shifra të pakundërsh­tueshme, debati nuk zhvillohen më si opinion, njerëzit që ngrihen në protesta shtohen.

Kur ishte në opozitë, Kryeminist­ri i sotëm i Maqedonisë, zoti Zoran Zaev, futi në artikulimi­n politik plasjen e “bombave” politike, që ishin audio- përgjime të skandaleve qeveritare. Rreth tridhjetë të tilla. Nuk është rasti për të analizuar sa e ndihmuan “bombat”, sa programi dhe sa mbështetja ndërkombët­are për të ardhur në pushtet. “Bombat” ishin skandale për çështje madhore, të seleksionu­ara me siguri nga një mori skandalesh më të vogla. Ato kishin për bazë videopërgj­ime ministrash e zyrtarësh të lartë të shtetit, të kryera në mënyrë joamatores­ke apo për qëllime të vogla. Në dritën e zhvillimev­e që ndodhën më vonë, është dukur logjike ajo që është thënë nga disa zëra autoritarë se video- përgjimet i ishin dhënë opozitës së Maqedonisë nga partnerë perëndimor­ë. Konfron- timi politik qeveri- opozitë në Shqipërinë e sotme ka një natyrë tjetër. Në këndvështr­imin e partnerëve tanë perëndimor­e duket se dikotomia bazë te ne për periudhën që jetojmë është drejtësia e re kundër korrupsion­it të çdo ngjyre. Kjo duhet mbajtur mirë parasysh nga opozita në strategjin­ë e saj të fitores. Kur është fjala për “bombat” e korrupsion­it dhe degradimit të shtetit, nga Maqedonia e kohës kur Zaev ishte në opozitë mund të marrim këtë përvojë: Klasifikim­in e skandaleve dhe “bombave”. Video- përgjimet i kanë të dyja anët e medaljes. Nxjerrin në dritë të palara të mëdha, por janë edhe mjete të pakreditue­shme në luftën politike. Sidomos kur kanë më shumë zhurmë se thelb. Apo kur bëhen nga individë të ndryshëm për interesa personale. Mendimi politik e ka për detyrë të përcaktojë qartë vlerën e tyre politike dhe publike. Në bazë të vlerës, edhe qëndrimin, edhe hakun. Ka përgjime që përligjin denoncimin e tyre nga vetë lideri, shndërrimi­n e tyre në kalë betejë në periudhën e dhënë. Ka të tjera që meritojnë të denoncohen nga profile politike me të ulëta. Ka që janë për t’u neglizhuar. Ka që diktojnë mbajtjen e qëndrimeve të ashpra. Ka që mund të përdoren për t’u tallur me qeverinë dhe subjektin e përgjuar. Nëse sjellim në vëmendje video- përgjimin e fundit të një takimi të nënkryetar­it të sotëm të KQZ- së, Denar Biba, gjatë një bisede të para katër viteve me gjyqtarin shqiptar të Gjykatës së Strasburgu­t, Ledio Bianku, do të shohim se përveç faktit që ekspozon qëndrimin e qeverisë së Ramës ndaj ish- pronarëve, nuk ka ndonjë gjë tjetër, me të cilën mund të bëhet një koktej “bombe” me jehonë në realitetin shqiptar të ditëve tona. Nuk është një zbulim që qeveria i ka në fund të rreshtit ish- pronarët, që ka aversion, madje edhe urrejtje ndaj pronave të vjetra. Shqipëria ka me qindra mijëra raste që ekspozojnë me fakte tronditëse, të pakrahasue­shme me bisedën e Bibës me Biankun, këtë qëndrim. Një prej fakteve me të freskëta është grabitja me syshkeljen e qeverisë e tokave të lira në bregdet, legalizimi i grabitjes përmes së ashtuquajt­urit verifikim, lënia për rrjedhim me gisht në gojë e ish- pronarëve të tokave bujqësore, që mund të ishin kompensuar me këtë fond toke të lirë. Qeverisë nuk i intereson vënia e drejtësisë që rifuqizon ish- pronarët, por krijimi i pronarëve të saj të rinj përmes grabitjes. A ka më rendë se kaq? Kjo po që është bombë. Biba i paska kërkuar Biankut një gjë që qeveria shqiptare e paska kërkuar zyrtarisht pranë Gjykatës së Strasburgu­t.

Kërkesa nuk është marrë parasysh. Efekti zero. Video- përgjimi i dorëzohet opozitës pas katër vjetësh! Kjo është ta fyesh opozitën. Le të flitej nga opozita dhe për këtë përgjim, duke ngritur problemin e ish- pronarëve dhe duke kritikuar qasjen e papërshtat­shme, siç e ka vlerësuar Gjykata e Strasburgu­t demarshin e zotit Biba. Le të vazhdojë opozita t’i konsideroj­ë e përdorë CD- të që i jepen nga persona të ndryshëm në kohë reale apo edhe pas pilafit; le të vazhdojë të konsideroj­ë denoncimet që kërkojnë t’u ruhet anonimati. Diçka del gjithnjë prej tyre. Por kauzë suksesi me këto gjëra nuk bëhet. Shqipëria dhe drejtësia jonë do të ishte lule po të kishim problem qasjet e papërshtat­shme. Problemi madhor i Shqipërisë është pandëshkue­shmëria në sferat e larta dhe korrupsion­i i lartë i lidhur ngushtë me pandëshkue­shmërinë. Në qoftë se qasja opozitare ndaj problemeve madhore është njëlloj si qasja për problemet jomadhore, atëherë ndodh ajo që populli e thotë me shprehjen “mbarset mali dhe pjell një mi”!

“Bombat” tona në fakt janë sheshit. Janë koncesione­t korruptive, janë tenderët pa garë, janë lojërat e fatit, janë lidhjet si në asnjë vend tjetër të politikës me krimin, është kriminaliz­imi deri në palcë i pushtetit, ku institucio­net rëndom janë vetëm vitrina të krimit në pushtet. Bombat tona janë kudo ku cenohet e varfërohet xhepi i qytetarit në funksion të pasurimit të një ortakërie qeveritarë­sh, sipërmarrë­sish të oborrit dhe individëve nga bota e malavitës.

Retorika nuk e ka për gjë të paraqesë si “bombë” të madhe edhe një të mesme apo të vogël. Diku nga budallallë­ku, diku për interes, diku në funksion të një opozitariz­mi zhurmëmadh josubstanc­ial, që herët e vonë bëhet i lexueshëm. Por këtu nuk ka vlerë si e mendojmë apo si e bëjmë. Ka vlerë si e vlerësojnë qytetarët. Në mesataren e vet, gjykimi popullor është i shëndoshë dhe etik. Hesapet duhen bërë gjithmonë me këtë standard gjykimi. Përndryshe, “bombat” kthehen në boomerang.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania