Panorama (Albania)

Vrasja e biznesmeni­t në Shkodër, Policia: Gabim shënjestre

Mbi 20 persona të shoqëruar. Ende asnjë gjurmë të autorit

- SHKODER/ SENAD NIKSHIQI

Arjan Ferracaku ka mbetur viktimë për shkak të ngatërrimi­t të shënjestrë­s.

Në këtë përfundim ka dalë Policia e Shkodrës nga hetimet paraprake lidhur me ekzekutimi­n e biznesmeni­t 30- vjeçar. Nga ana tjetër, përveç shoqërimit të mbi 20 personave, ende nuk ka asnjë të dyshuar. I riu u qëllua me breshëri kallashnik­ovi ndërsa ndodhej në zonën e Livadeve pranë Liqenit të Shkodrës për të bërë stërvitje me kuaj bashkë me rreth 5- 6 persona të tjerë. I riu ashtu edhe si miqtë e tij, po përgatitej për garën me kuajt, që do të organizojë Akademia e Hipizmit “Vllaznia” më 15 shtator. Gara do të organizohe­t në Velipojë, pranë hotel “Fantazia” që është dhe në pronësi të Ferracakut. Përveç këtij hoteli, ai njihet dhe si pronar i restoranti­t “Zus” në Shkodër. Babai i dy fëmijëve të mitur u qëllua nga një person, i cili i zuri pritë. Sipas hetuesve, autori ka qëlluar nga një largësi prej afro 70- 100 metra. Ende nuk është e qartë nëse autori ka gabuar shënjestër apo e ka ngatërruar me ndonjë prej personave që ndodheshin pranë tij, që mendohet se ka qenë dhe synimi i vrasësit. Në momentin që kanë nisur të shtënat, personat e tjerë që e shoqëronin viktimën janë larguar me shpejtësi për t’i shpëtuar plumbave, pasi ata nuk kanë ditur se nga vinin të shtënat për shkak se autori ka qëndruar i fshehur. Arjan Ferracaku dhe personat e tjerë ishin mbi kuaj, duke bërë hipizëm dhe parapërgat­itje për kampionati­n me kuaj, që ishte parashikua­r me 15 shtator në plazhin e Velipojës. Pasi autori ka lënë të plagosur shtetasin Arjan Ferracaku, ka dalë nga vendi ku fshi- hej dhe e ka qëlluar sërish nga afër. Forcat e policisë kanë bërë shoqërimin e të paktën 20 personave në Policinë Vendore të Shkodrës, mes të cilëve janë dëshmitarë­t që kanë dëgjuar krismat në vendngjarj­e, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni apo familjarë të viktimës. Dëshmitarë­t, sipas burimeve policore, janë shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore se ata vetëm kanë dëgjuar krisma dhe se nuk kanë ar- ritur që ta shohin autorin për shkak se ai ishte fshehur, ndërsa më pas janë larguar me shpejtësi për t’u shpëtuar plumbave. Në këtë mënyrë dëshmitarë­t nuk kanë dhënë asnjë detaj që mund të ndihmojë Po- licinë në identifiki­min e vrasësit. Policia e Shkodrës ka pyetur edhe familjet e viktimës, por ata kanë mohuar se mund të kenë pasur probleme apo se vetë 30- vjeçari ka pasur ndonjë problem. Ndonëse Policia nuk jep emër për shënjestrë­n, ngjarja lidhet me vrasjet e fundit të ndodhura në qytetin e Shkodrës, ku prej 18 qershorit ka pasur 4 ekzekutime ende të pazbardhur­a. Po ashtu, Policia vijon edhe kontrollet në qytet për të rënë në gjurmët e autorit të mundshëm. Në dy muaj e gjysmë në Shkodër janë shënuar 6 vrasje dhe dy të zhdukur, një bilanc tragjik për qytetin. Qytetarët gjatë ditës së djeshme janë shprehur të frikësuar për këtë situatë, duke deklaruar se tashmë nuk ndihen të lirë në qytetin e Shkodrës, qytet i cili, sipas tyre, nuk e meriton këtë që po ndodh.

 ??  ?? Arian Ferracaku
Arian Ferracaku
 ??  ?? ARJAN FERRACAKU ME BASHKESHOR­TEN DHE DY FEMIJET
ARJAN FERRACAKU ME BASHKESHOR­TEN DHE DY FEMIJET
 ??  ?? Vendi ku u vra 30- vjeçari
Vendi ku u vra 30- vjeçari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania