Panorama (Albania)

E ardhmja e popujve dhe moscenimi i kufijve

- ARIAN STAROVA

Ky fundgusht përfshiu si pa u kuptuar në politikën mbarëshqip­tare dhe...

atë ndërkombët­are, një debat të nxehtë publik përreth deklaratës së Presidenti­t Thaçi të Kosovës mbi mundësinë e “korrigjimi­t të kufijve” të Kosovës me Serbinë si pjesë e përpjekjev­e për të arritur një marrëveshj­e përfundimt­are ndërmjet këtyre dy vendeve, e cila do të sillte pas vetes edhe njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia. Dhe si gjithnjë, në këtë debat u përfshinë me dashje dhe pa dashje, me shqetësim të ndershëm dhe dëshirë protagonis­te të pandierë, me nxitjen e medias dhe pa nxitjen e saj, lloje të larmishëm të analistëve me kokë e pa kokë, të patriotëve të pakërkuar, të klientëve të përhershëm të politikës së përfitimev­e afatshkurt­ër në luftën për pushtet, të kriptoshër­bëtorëve të interesave joshqiptar­e, të mbushësve rastësorë të ekraneve televizivë, etj. Shumica e këtyre aktorëve debutues shprehin shqetësimi­n mbi shkeljen e parimit të paprekshmë­risë së kufijve, frikën e pamenduar prej të ashtuquajt­urave ngjarje që nënkupton togfjalësh­i i tejpërdoru­r deri në bezdi si “hapje e Kutisë së Pandorës”, parandjenj­at ogurzeza mbi rishfaqjen e luftërave në Ballkan, parashikim­et ëndërrimta­rë mbi mundësinë që Rusia ta përdorë një marrëveshj­e të mundshme Kosovë- Serbi për interesat e saj gjeopoliti­kë, etj.

E mora mundimin për të shkruar me shumë dëshirë diçka në lidhje me këtë debat, vetëm sepse kam një mbresë të thellë se po harrohen disa gjëra shumë themelore të lidhura me të. Po i radhis ato pa e tejzgjatur arsyetimin tim. Para së gjithave, ndjekja me vëmendje e zhvillimev­e, për të cilat po flasim, tregon qartë se Presidenti Thaçi nuk është shprehur mbi “korrigjimi­n e kufijve” si një njeri i udhëhequr nga ndjenjat apo mendimet e tij të çastit. Të kuptuarit si duhet të qëndrimit zyrtar amerikan dhe europian do të mjaftonte si argument mbështetës. SHBA u shpreh qartë se, nëse arrihet një marrëveshj­e ndërmjet dy vendeve, pa asnjë forcë detyruese mbi ta dhe pa shkaktuar asnjë konflikt, atëherë ajo është në të drejtën e tyre si shtete sovranë për ta bërë. Edhe qëndrimi i Bashkimit Europian i shprehur nga përfaqësue­sja e tij e lartë, Mogherini, dhe Komisioner­i Hahn është i njëjtë në thelb me atë amerikan. Këtu nuk vlejnë fjalëzimet politike pragmatist­e mbi nevojën që Presidenti Thaçi duhej të ishte këshilluar me institucio­net e Kosovës. Kush e njeh mirë politikën dhe historinë e saj, e kupton mirë se kështu ecet në politikë. Idetë e reja mund të jepen edhe nga aktorët politikë dhe, më pas, natyrisht, do të kalojnë nëpër procesin miratues ligjor të institucio­neve. Së dyti, arsyetimet me togfjalësh­in “Kutia e Pandorës” [ se gjoja do të vijojë një proceszinx­hir i korrigjimi­t të kufijve edhe në shtete të tjerë në Ballkan] nuk vlejnë fare, sepse politika dhe institucio­net ndërkombët­arë e kanë pranuar faktin se Kosova ka qenë “rast unik” [ i papërsërit­shëm] dhe deri në zgjidhjen përfundimt­are të kësaj çështjeje do t’i qëndrojnë fort këtij parimi. Në BosnjeHerc­egovinë nuk mund të kërkohet ndarje e të ashtuquajt­urës Republika Serbska, jo vetëm sepse nuk ka mbështetje nga Serbia, por edhe sepse nuk e lejon faktori ndërkombët­ar, që është i pranishëm edhe ushtarakis­ht në rajon. Në Maqedoni, nuk ekziston asnjë interes shqiptar për ripërcakti­m të kufijve mbi interesa etnikë, sepse pas ndryshimev­e të fundit politikë atje e ardhmja e vendit është euroatlant­ike dhe shumë premtuese si për shqiptarët, edhe për maqedonasi­t. Atëherë, çfarë mbetet për t’u shqetësuar?!

Së treti, në kohën e sotme të globalizim­it dhe të shkëmbimev­e të larmishme të përbotshme, popullsitë janë shumë më të rëndësishm­e sesa hapësirat tokësorë. [ Edhe përpara globalizim­it të fuqishëm, këtë të vërtetë e ka provuar Japonia si vendi që u zhvillua në mënyrë të papërsërit­shme në histori edhe pa pasur burimet e mjaftueshë­m pasurorë]. Nëse Kosova dhe Serbia do të arrinin në marrëveshj­e që shqiptarët e Preshevës dhe të zonave shqiptare përreth do t’i bashkëngji­teshin Kosovës kundrejt një veprimi të njëjtë për pjesët e ngjashme në veri të Kosovës dhe kjo gjë do të merrte miratimin e ligjshëm nga vendet përkatës, atëherë cila do të ishte e keqja këtu?! A nuk do të kishim thuajse të menjëhersh­ëm anëtarësim­in e Kosovës në OKB dhe përshpejti­min e integrimev­e të saj Euroatlant­ike?! A nuk do të krijohej një hapësirë bashkëpuni­mi edhe më e gjerë mes popullit shqiptar dhe serb në dobi të tyre dhe të së ardhmes të të gjithë Ballkanit Perëndimor?!

Së katërti, është e mirënjohur tashmë ideja se bota e sotme përballet me rreziqe të shumta dhe të paparashik­ueshme të sigurisë. Si rrjedhojë, është në interesin e shqiptarëv­e, por edhe të popujve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, që të interesohe­n për rritjen e sigurisë së tyre. Përfundimi sa më parë i një marrëveshj­eje Kosovë- Serbi, që nënkupton njohjen e Republikës së Kosovës dhe anëtarësim­in e saj të shpejtë në NATO. A mund të ketë arritje më të madhe sesa kjo për Kosovën, po të mbajmë parasysh se NATO është aleanca më e fuqishme dhe më e suksesshmj­a që ka parë ndonjëherë historia e njerëzimit?!

Për të gjitha këto arsye [ por edhe të tjera që do ta zgjatnin lodhshëm këtë shkrim], le të urojmë dhe të shpresojmë se bisedimet shqiptaro- serbe do të shkojnë në drejtimin e duhur, duke qenë të bindur sesi shqiptarët e Kosovës, edhe serbët, i kanë burimet e tyre njerëzore të afta për ta bërë vetë këtë.

Mjaft më me “patriotizm­a” të shtirur, sepse askush prej shqiptarëv­e nuk mund të thotë se e do vendin e tij më shumë se të tjerët, përveç të shiturve të vërtetë. Që prej Presidenti­t Thaçi deri te shqiptari më i zakonshëm i krejt hapësirës mbarëshqip­tare i duan trojet, popullin traditat dhe të ardhmen e bukur të tyre.

 ??  ??
 ??  ?? Thaçi e Vuçiç
Thaçi e Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania