Panorama (Albania)

Rama e Nikolla në Vlorë: Libra falas për klasat fillore

Nikolla: Tekstet shkencore nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”

- ARISOTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, shpërndanë simbolikis­ht për nxënës të Vlorës disa libra të klasave fillore, duke bërë publik dhe vendimin e qeverisë për librat falas.

“Kemi ardhur për të promovuar masën e re të qeverisë, në favor të të gjithë fëmijëve nga klasa e parë në klasën e katërt këtë vit dhe edhe në klasën e pestë pastaj, vitin e ardhshëm dhe të gjithë prindërve të tyre, duke u dhënë të gjithëve pa përjashtim librat falas. Nga ana tjetër, është po ashtu shumë e rëndësishm­e të nënvizohet sot edhe për fëmijët që janë këtu të pranishëm, që librat do të merren falas e do duhet të kthehen përsëri në fund të vitit. Do duhet të mbahen me kujdes, me dashuri e të kthehen” tha Rama. Nga ana e saj, ministrja Nikolla tha se cilësia e librave është e njësuar me ato të shkollave angleze. “Janë 400 mijë nxënës në të gjithë sistemin tonë arsimor, që mësojnë me tekste të lehtësuara të standardev­e europiane. Tekste shkencore vijnë nga “Oxford”, “Cambridge” dhe “Pearson”, të standardev­e bashkëkoho­re, që do të thotë se çdo nxënës shqiptar që studion me këto tekste, është njësoj me bashkëmosh­atarin e tij në një shkollë tjetër të një vendi të BE”, tha ministrja. Gjithashtu, ajo njoftoi se do të ketë një vëmendje më të madhe për fëmijët me aftësi të kufizuar. “Ky vit i ri shkollor nis me një risi, me një kujdes të shtuar, me një vëmendje të posaçme të qeverisë shqiptare për nxënësit me aftësi të kufizuar. Çdo nxënës me aftësi të kufizuar do të ketë një mësues të posaçëm, i cili do të asistojë të gjithë procesin e tij të dijes dhe të edukimit në shkollë. Ne sot kemi 700 mësues- ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuar. Por jo vetëm kaq, por mësuesndih­mës që e ofrojnë me cilësi këtë shërbim sepse ne po i trajnojmë me universite­tet dhe me partnerët tanë të rëndësishë­m në këtë proces”, u shpreh ministrja Nikolla.

 ??  ?? Rama, dje në Vlorë
Rama, dje në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania