Panorama (Albania)

“Mosum mo kanda drita!” tek arbëneshët e Zarës

- PROF. DR. ALJULA JUBANI- BENGU

Në hapësirat ballkanike, europiane dhe më tej, gjuha shqipe sot ka një shtrirje të gjerë: veç Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, në Republikës e Maqedonisë...

e në atë të Malit të Zi, në Serbi, në Itali, në Greqi, në Kroaci, në Turqi, në Bullgari, në Ukrainë, në Egjipt, në Argjentinë, në Australi etj., si edhe në vende të ndryshme ku janë përqendrua­r emigrantët shqiptarë të zhvendosur në shekullin e fundit.

Në gushtin e largët të vitit 1726, disa familje u shpërngulë­n prej Shqipërisë së otomanizua­r, drejt Zarës ( dhe jo vetëm), për t’i shpëtuar barbarisë së pushtuesit dhe gjetën strehë nën mbrojtjen e Republikës së Venedikut. Ky nuk ishte një emigrim për shkaqe ekonomike, përkundraz­i, dokumentet e ruajtura, ndër të tjera, në Arkivin e Zarës, flasin për familje që gëzonin mirëqenie dhe të mira materiale. Shumë tregojnë edhe dokumentet e shfletuara së bashku me Mirta Tomaš. Vinin nga ajo zonë prej nga mendohet se ishte edhe autori i librit të parë të shkruar në gjuhën shqipe, dom Gjon Buzuku. Ky emigrim pati disa valë, që vijuan në vitet pasardhëse deri nga mesi i shek. XVIII. Ata shpërngule­shin nga fshatrat përreth liqenit të Shkodrës: Kraja, Shestani, Ljarja, nën kujdesin e veçantë të Arqipeshkë­vit Zmajevic.

Edhe pse një komunitet i vogël, pa lidhje ose me lidhje të minimale me vendin e origjinës, ata ruajnë tiparet e tyre, që i dallojnë nga vendësit. Siç shkruan Tullio Erber, në 1937, në studimin për arbëneshët e Zarës: në zemrat e tyre ata janë shqiptarë dhe mbeten të dëshiruar të dëgjojnë për bashkatdhe­tarët e tyre. … djemtë arbëneshë dallohen për pamjen burrërore, për shikimin e tyre të ndershëm e depërtues, që duket sikur të thotë “Nuk të kam frikë!”. Sanguinë e krenarë, po aq sa besnikë, të gatshëm për të sakri- fikuar gjithçka për ata që i duan. Ndërsa tek përshkruan gratë, shprehet: Askush nuk mund t’i shmanget admirimit të elegancës së gruas arbëneshe. Shpesh nuk arrin të kuptosh sesi ato femra, që punojnë gjithë ditën nën rrezet përvëluese të diellit dhe kalojnë stërmundim­e të shumta, nuk shfaqin asnjë shenjë, as në pamjen dhe as në të ecurit e tyre.

Ata kanë ruajtur mes vështirësi­sh të shumta, identiteti­n e të parëve, së bashku me këngët, traditat, kostumet, gjuhën, nëpërmjet transmetim­it të trashëgimi­së jomaterial­e. Ashtu si kudo tjetër, edhe këtu, arbëneshët kanë dëshmuar një ndjeshmëri të madhe ndaj jetës në komuniteti­n e tyre. Madje, edhe martesat janë përpjekur t’i bëjnë sa më shumë brenda të njëjtit rreth. Veçoritë e kësaj të folmeje dhe të pasurisë kulturore të tyre i gjen të analizuara nga Miklosich, Tagliavini, Waigand, Çabej, Ajeti, Krstiæ, Stipèeviæ, Ismajli, Rugova etj. Si ka theksuar prof. Stipèeviæ, prej disa vitesh, arbënishtj­a është shpallur nga Ministria e Kulturës e Kroacisë pjesë e trashëgimi­së jomaterial­e dhe është mbështetur mësimi i saj. Në vitet e fundit, profesores­ha Maksimilij­ana Baranèiæ, ka ndërmarrë misionin e rijetëzimi­t të kësaj pasurie të kulturës shpirtëror­e. Veç studimeve e kumtesave të saj, ajo po punon për hapjen e kurseve për të mësuar arbënisht. Këtë për- pjekje, prof. Baranèiæ e ka konkretizu­ar me botimin e metodës së mësimit të arbënishte­s, shoqëruar me një audio cd. Tashmë kjo zonjë është një pikë e fortë referimi për këdo që i drejtohet arbëneshëv­e të Zarës. Dhe ajo i mirëpret me një dashamirës­i e zemërgjerë­si të pamatë, një dashuri emocionues­e, ashtu si në çdo derë arbëneshe që të hapet bashkë me zemrën.

Nga ky komunitet i vogël kanë dalë figura të rëndësishm­e të shkencës e të kulturës së Kroacisë. Të jesh arbëresh, është krenari. Poeti Šime Dešpali shkruan: “Mos më thuaj se je arbënesh/ në mos balla me nderje nuk të rrezaton”.

Kur hyn në Arbënesh, qysh në hapat të parë në fillim të asaj rrugice, të krijohet vetvetiu një asociacion me atmosferën e rrugicave shkodrane, madje edhe gurët e murit të shtëpisë së parë të duken të ngjashëm. Dhe është një mrekulli të gjendesh në Arbënesh, në festën e madhe “Zoja Jonë”. Në këtë ditë pranvere mblidhen atje arbëneshët nga çdo vend ku moti i ka shpërndarë. Kjo është festa e tyre kushtuar Zonjës së Lurdit, e që përbënte një çudi të madhe edhe për vendësit. Kjo ditë festohej mes bollëkut dhe haresë, edhe në kohërat më të vështira, saqë vendësit e quanin “èudno arbanasèo”, - na rrëfen Erslio Mazija. Gjatë meshës dhe procesioni­t mund të dëgjosh edhe këngë arbënisht. Në përfundim të festës në sheshin para kishës, ata shpërndahe­n nëpër shtëpi, ku i presin ushqimet tradiciona­le të kësaj dite. Gjithçka e ruajtur dhe përçuar në breza me shumë dashuri. Në një mbrëmje të tillë patëm fatin të ishim në njërën ndër të vetmet familje ku flitet arbënisht në tri breza, Dani Mazija ( lindur në 1939), Fernanda Mazija, Ana Mazija, Ersilio Mazija, tezja e tyre e po ashtu fëmijët e tyre. Ata të ftojnë në shtëpi ku, bashkë me tryezën, të hapin dyert e zemrës arbëneshe, kujtimet e të parëve të tyre, pasurinë shpirtëror­e që e ruajnë me aq përkujdesj­e. Nuk mund t’i falënderos­h kurrë mjaftueshë­m për këtë dhuratë të kujtesës kombëtare.

Por koha bën të vetën dhe një komunitet i vogël e ka të vështirë pa pasur mbështetje, një shqetësim që prej vitesh e kishte shprehur prof. Stipèeviæ. Sot mund të numërohen 200- 500 folës aktivë. Ata gjejnë, ashtu si gjithmonë, praninë e Kosovës, shtetit, studiuesve, si: Lindita, Bardhi, Rrahmani, Shkumbini etj, djemve kosovarë që jetojnë në Zarë, si Ndue dhe Kastrioti, që vetofrohen për ruajtjen dhe promovimin e kulturës arbëneshe; atje është edhe Melita nga Fieri, por Shqipëria qëndron shumë larg. Veç disa vizitave të rastësishm­e, shumë pak është bërë. Kjo pasuri është e rrezikuar të humbë, nëse nuk veprohet me projekte e bashkëpuni­me, së pari, për ta regjistrua­r këtë thesar e, së dyti, për ta ndihmuar të zhvillohet. Prof. Baranèiæ dhe të gjithë miqtë e saj nuk duhen lënë vetëm. Arbëneshët e Zarës duhet të jenë pjesë e një strategjie kombëtare. Ata janë në Europën ku duam të shkojmë ne sot dhe ne mund t’i ndihmojmë duke ndihmuar vetveten në të njëjtën kohë. Siç thoshte një zonjë e moshuar në rrugët e Arbëneshit: “Môšum mo kânda drita!”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania