Panorama (Albania)

Lin Delia, i mërguari i madh në pritje të muzeut me 105 piktura

“Shoqata e Atrodoco- s prej 6 vitesh i ka dhuruar piktura dhe dizenjo shoqatës Art‘ Union’ në Tiranë, për një muze”

- AGRON GJEKMARKAJ

Në Shqipëri, fëmijët tanë njohin shumë prej artistëve tallava me buzë e gjoks plastik dhe shokët e tyre meshkuj që gërvallen si gomari në fresk me një mikrofon në dorë. Janë pikërisht ata që i quajmë “star”- ë të historisë bashkëkoho­re moderne, që pasdite a darkash japin intervista, duke na shpjeguar shkallët e gjenialite­tit, humanizmit dhe talentit të tyre, që fluturon si ‘ zogu i Tunës’ drejt horizontev­e të reja. Po kaq qytetarë të shumtë, të edukuar me realizmin socialist, njohin aktorët që me një bumje vrisnin tridhjetë gjermanë apo që prisnin këmbë të plagosuris­h me sharrë druri pa pipëtirë. Njohin gjithashtu politikanë­t, duke filluar me këshilltar­ët e katundit, për të përfunduar te Kryeminist­ri. Gjithë sa mbase nuk është faji i shoqërisë, e cila pret shkurt yshtur arsyesh të ndryshme. Politikat kulturore pas rënies së komunizmit kanë qenë të tilla, rehabilitu­ese, promovuese dhe justifikue­se për elitat e komunizmit, dishepujt dhe veprat e tyre. Aferim. Jashtë kufijve të Shqipërisë nuk vlejnë kurrgjë, me pak përjashtim­e të viteve të fundit. Në pikturë, kjo situatë është edhe më dramatike. Por, përtej fatit të saj tragjik e ideologjik në kohët e mbylljes dhe skematizmi­t vrastar, disa të ikur para dhe pas lufte nga Shqipëria dhe trojet jashtë kufijve, ia dolën të bëjnë emër të madh në Perëndim. Ata janë Lin Delija, Ibrahim Kodra, Gjelosh Gjoka, Mikel Koliqi dhe Mark Luka ( Lukoliç).

Delia u arratis në vitin 1948, pasi kishte studiuar në kolegjin françeskan si student i pader Leon Kabashit ( ndër të tjera edhe piktor)! Studioi më tej në Akademinë e Zagrebit, më pas në Romë si student i të mëdhenjve të viteve ‘ 50, të shkollës romane, Mafei e Bartoli. Spikati shpejt në Romë me një sërë ekspozitas­h. Lin Delia qe piktori i parë dëshmitar i terrorit në telajo. Ai realizoi të gjitha portretet e françeskan­ëve të mëdhenj si Fishta, Harapi, Shllaku, Prennushi etj. Ndonëse i lëvroi të gjitha gjinitë “il profano” e “il sacro”... Interpreti­mi i Biblës nëpërmjet ngjyrave e bëri atë një nga piktorët më të mëdhenj të artit të shenjtë në Europë gjatë shekullit 19, siç do ta përkufizon­te kritiku i njohur i artit Vittorio Sgarbi. Lin Delija e mbajti kudo si kryq në shpinë Shqipërinë e tij, atë të vjetrën, tradiciona­len, me heronjtë, luftërat, priftërinj­të, gratë e vashat, malësorët eshtakë dhe rilindësit e saj, që e nxorën atë nga përzhitja otomane. Me qindra janë kuadrot që e dëshmojnë këtë. Krahas tyre, ndoqi zhvillimet dhe rrymat e reja të artit europian. Si kulminacio­n dhe certifikim i autoriteti­t të tij artistik, veprat e tij gjenden të ekspozuara në Muzeun e famshëm të Vatikanit, në atë të Bashkisë së Romës, të Breshias, Palermos. Dy muzeume mbajnë emrin “Lin Delija” në Antrodoco dhe Ozimo, dy qytete që piktorin shkodran e kanë si patentën e tyre kulturore. Lin Delia ka ekspozuar në New York, Quebek, Mynih, Madrid, Berne e shumë e shumë qytete të tjera. Një karakteris­tikë e këtij dukagjinas­i të hershëm ishte ligjërimi i tij trimëror ndaj diktaturës komuniste. Ai ishte edhe “homo politicus”; ndoshta kjo është arsyeja që pas pluralizmi­t në Shqipëri e shtynë me indiferenc­ë përsëri në Itali, ku vdiq në vitin 1994, në moshën 68- vjeçare. Në Tiranë ka pasur disa tentativa të nxitura nga miq të tij italianë dhe dashamires shqiptarë, të cilët kanë bashkuar veprat e tyre për disa ekspozita që u takojnë viteve të shkuara. Ne kemi një his- tori të varfër të artit piktorik, ndërsa për shqiptarët që s’e mohuan kurrë përkatësin­ë e tyre dhe bënë famë individual­e atje, ku fama testohet prej s’vërteti me kritere vlerash, nuk ka asnjë kapitull në libra shkollash apo universite­ti, nuk ka katalogë. Me gjasë, ka një frikë ballafaqim­i. Profesorët e tyre duan të vetofrohen si të mëdhenj të keqkuptuar me të djeshmen socrealist­e dhe të sotmen plot qofte e birrë. Ky nihilizëm nuk vlen për të gjithë. Studentët kanë mbi të gjitha nevojë të njohin nga afër Lin Delinë, Kodrën, Gjokën, Lukën e Koliqin, që veçse piktorë të mëdhenj ishin edhe kulturolog­ë po të tillë. Mos të tremben nga mbiemrat e tyre që të kujtojnë “reaksionin”, “malet” atë “Shqipërinë e vjetër”, e cila sapo mbërriti në Europë e dëbuar u gjind në shtëpinë e vet. Me mirënjohje duhet përmendur shoqata “Lin Delija” në Antrodoco dhe në veçanti Armando Nicoletti, i cili prej 25 vitesh përpiqet me sa mundet të promovojë imazhin e Delisë kudo, duke hasur vështirësi­të më të mëdha, pikërisht në Shqipëri. Kjo shoqatë dhe ky person, prej 6 vitesh, i kanë dhuruar 105 piktura dhe dizenjo shoqatës “Art Union”, në Tiranë, për të ndërtuar një muze të veprave të Lin Delisë, kaq të nevojshëm, për të vendosur komunikimi­n e munguar mes piktorit dhe shoqërisë. Gjithë sa është bërë me certifikim­in e Ministrisë së Kulturës së Italisë dhe me akt noterial në Tiranë, por Muzeu nuk po duket askund dhe një zot e di kur do të behet. Donatoret ndihen të shqetësuar për këtë bjerrje kohe e për të tjera aspekte. Meqenëse veprat janë në Shqipëri, duhet një angazhim i institucio­neve për t’i kthyer artit shqiptar thagmën shpirtëror­e të uzurpuar nga ajo ideologjik­e. Duke njohur Lin Delinë përmirësoj­më raportin personal me artin dhe historinë, e mbi të gjitha rikoncepto­jmë përshtypje­t për kohën, kur shqiptari për shqiptarin ishte ujk. Duke konstatuar se edhe atëherë kishte raste kur shqiptari për shqiptarin ishte njeri, që ndiente dhimbje e krenari për traditën e tij. Duke kuptuar që për asnjë arsye nuk hiqte dorë nga të qenit shqiptar e europian dhe se me artin e madh, atë biblik e jo vetëm, mijëra vizitorëve në botë u krijonte përshtypje­n se çmenduria dhe terrori janë një aksident në historinë e një kombi të vjetër. Të jetë e vërtetë kjo përshtypje?! I mbetet kohës. Lin Delia e ka bërë të vetën si shqiptar i pazakontë e shumë më tepër si artist, duke lënë atë trashëgimi që jeton pa i hyrë ferrë në këmbë, edhe pse e përndjekur nga Shqipëria ideologjik­e dhe e sfiduar nga banaliteti i asaj demokratik.

 ??  ?? Nënë Tereza me Lin Delinë
Nënë Tereza me Lin Delinë
 ??  ?? Nënë Tereza në studion e Lin Delisë, në vitin 1970
Nënë Tereza në studion e Lin Delisë, në vitin 1970
 ??  ?? Lin Delia, Ernest Koliqi dhe Dom Lush Gjergji
Lin Delia, Ernest Koliqi dhe Dom Lush Gjergji
 ??  ?? Nënë Tereza sipas Lin Delisë
Nënë Tereza sipas Lin Delisë
 ??  ??
 ??  ?? Portreti i Fishtës
Portreti i Fishtës
 ??  ?? Padre Pio, tablo nga Lin Delia
Padre Pio, tablo nga Lin Delia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania