Panorama (Albania)

Në shtëpinë e të mbijetuarv­e të Selenicës, zbulohen fotot e viktimave

Djali e vëllai i viktimave u kthye nga emigracion­i për t’u dhënë lamtumirën e fundit. Tani kërkon drejtësi: Na u vranë tre breza

- Perrie Zykaj ANILA HOXHA

Kam vendosur të pi kafen e mortit në familjen Zykaj. Dhe nuk diskutohet më tej. Tragjedia më është rrotulluar gjatë në mendje. Dua “të njoh” 8 të vrarët. Dua t’u shtrëngoj dorën të gjallëve të mbetur. Paçka se e vështirë. Shumë e vështirë t’i japësh dorën Albit, vetëm 18 vjeç, të cilit iu vranë nënë e babë, motër e vëlla, gjyshërit, xhaxhallar­ët.

E vështirë të rrok dorën me Arielin dhe të vëllain Falkao, përkatësis­ht 20 e 24 vjeç, që shpëtuan falë fatit, sepse njëri ndodhej në Greqi dhe tjetri në punë, në një pikë karburanti. Por nisem... Për në Selenice ka vetëm një tabelë. Fshatrat e tjerë me shfaqen e më treten si fantazma. Asnjë emër, asnjë tabelë. Mbërrij në shtëpinë e 8 të vrarëve prej Ritvan Zykajt. Janë mbyllur tri shtëpi. Në gjurmët e gjakut tre fëmijët, të vetmit të mbetur, vendosin lule. Më japin cigare dhe u jap cigare. Fëmijë të rritur nga një fatkeqësi e papërshkru­ar. Albi nuk ka më askënd nga familja. Sarën e vranë. Ëndërronte të bëhej mjeke. Mësonte anglisht. E çonin prindërit çdo ditë në Selenicë. Ledionin 8 vjeç, të vëllanë, ia vranë. Çantat e tyre të shkollës kanë mbetur në dhomën e gjumit. Rrobat e së ëmës, Vasilikës, janë mbi divan. I ati ka një kapele vere në portmondo. Albi ka mbetur vetëm. Ai tashmë nuk e di më çdo të thotë të jetosh, çdo të thotë e ardhme. I ka shitur të gjitha, pulat, lopët, viçat dhe sytë i ka larg, sa më larg këtij vendi që s’të jep shpresë. Por nuk e di si. Xhaxhai i tij, Resmiu, thotë se shteti i braktisi. Kanë mbetur 3 djem, për të cilët askush, nuk dihet se ç’bëjnë ca ministri, por askush nuk u shtriu dorën t’i mbante fort. Albi mbushi 18 vjeç në gusht zoti Kryeminist­ër, do lërë shkollën e kuzhinës në mes dhe pas fatkeqësis­ë që i ndodhi, asnjë nga ne nuk di ç’të thotë se ç’do ndodhë me të. A e bën atë të fortë fjala jonë, ngushëllim­i ynë? A ka psikologë, Ministri të Çështjeve Sociale? Ç’ndodh me njerëz si ai që nesër janë e ardhmja jonë? Kush do ta mbështesë atë?

Edhe Falkao e i vëllai, humbën nënën e babanë. Afërdita dhe Azemi vdiqën sikur të ishin viktima të një lufte, sepse kur ka rend dhe siguri, asnjë vrasës nuk bredh me armë në krah e gjuan si t’i teket, shumë kohë në ajër dhe pastaj ndaj kushërinjv­e. “Më shkroi atë ditë”, tregon Falkao. “Ritvani më shkroi. Isha në punë. Më tha: ‘ Ku je? Më sill një paketë’. Ishte mbase ora 11: 00. Më pas ndodhi ajo që ndodhi. Shumë gjëra nuk i mbaj mend. Dua dikush të vijë e t’ma thotë çfarë ka ndodhur në të vërtetë, ai i shfarosi të gjithë. Të 8 njerëzit tanë, me pleq, me fëmijë. Nuk e di cila është e vërteta”, thotë Falkao. Arieli i mban dorën vëllait të madh dhe kushëririt, Albit. Kanë ngelur 3. Pak më tej janë varret dhe në oborr vendi i gjëmës. A mund të jetojnë më këtu?

Resmiu është xhaxhai i tyre. Atij i vranë prindërit, Demirin dhe Perrien, vëllezër e kunata, nipër e mbesa. “Na u vranë 3 breza”, thotë Resmi Zykaj. U kthye nga emigracion­i për t’u dhënë lamtumirën dhe tani që kanë kaluar ditë i kërkon shtetit drejtësi. Më thotë se do dëshironte që dikush nga ata, që quhen shtet, të kishte shkelur në derën e tyre. Do dëshironte të takonte Edi Ramën, Fatmir Xhafajn. Sepse sipas tij, tre fëmijët e mbetur gjallë kanë nevojë për mbështetje. Për të ardhme. Unë e pyes se përse duhet ta takojë Fatmir Xhafajn, tek e fundit ai është ministër i Brendshëm. Sepse thotë: “Do flas me të si labilabit”. Krenari është i vetmi që nuk flet. E shpëtoi sëmundja nga vdekja. Është shurdhmeme­c. Teksa Ritvan Zykaj po vriste kushërinjt­ë e tij, 55- vjeçari bënte gjumin që po i shpëtonte jetën. Por ai është një fatkeq si të tjerët. Është një njeri pa shtet. Shteti i tij dhe imi, dy vjet më parë i hoqi ndihmën ekonomike, megjithëse ai është sëmurë dhe e mbanin gjallë vëllezërit që iu vranë dhe një dhi e bardhë. Krenari hesht, por e ndjen dhimbjen njësoj a ndoshta më tepër. Të shpëtuarit shohin njëri- tjetrin. Rrallë kam parë një nevojë aq të lexueshme për njëri- tjetrin sa në shtëpinë e tyre. Asnjëri prej tyre nuk e di ku është shteti. Ata humbën të shtrenjtët e tyre, por shteti i konsideron si statistika që ndikuan në rritjen e kriminalit­etit. Pak metra më tej, me portë të mbyllur, është shtëpia e Ritvan Zykajt. Aty jetojnë gjyshërit. Prindërit janë larguar përgjithmo­në.

 ??  ?? Vasilika e Besim Zykaj
Vasilika e Besim Zykaj
 ??  ?? Afërdita e Azem Zykaj
Afërdita e Azem Zykaj
 ??  ?? Vasilika e Besim Zykaj
Vasilika e Besim Zykaj
 ??  ?? Demir Zykaj
Demir Zykaj
 ??  ??
 ??  ?? Sara Zykaj, vajza e Besimit
Sara Zykaj, vajza e Besimit
 ??  ?? Ledion Zykaj, djali i Besimit
Ledion Zykaj, djali i Besimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania