Panorama (Albania)

Rikthehet debati për Teatrin, Ruçi mbledh sot Parlamenti­n

Maxhoranca, gati të rrëzojë dy dekretet e Presidenti­t

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Deputetët e maxhorancë­s dhe opozitës u kanë dhënë fund pushimeve dhe do të nisin sot në orën 17: 00 sesionin e ri parlamenta­r.

Akuzat dhe debatet në distancë që kanë shoqëruar dy kampet kryesore gjatë verës do të ndizen akoma më shumë në komisionet parlamenta­re dhe seancat plenare. Rendi i seancës së sotme përfshin votimin e asnjë projektlig­ji, veç kalendarit të punimeve trejavore të Kuvendit. Por, pavarësish­t kësaj, PS dhe PD kanë thirrur grupet parlamenta­re dhe aleatët në takime të veçanta për të koordinuar aksionin parlamenta­r. Partia Socialiste pritet të mbledhë kryesinë e saj në orën 09: 00, ku, krahas vendosjes së prioritete­ve për këtë sesion parlamenta­r, do të diskutohet edhe rendi i ditës për Asamblenë që do të mbahet të premten e 6 shtatorit. Në Asamblenë e PS do të diskutohet edhe performanc­a e qeverisë, ku Kryeminist­ri do të shprehet përfundimi­sht nëse do t’u japë apo jo besim sërish ministrave të kabinetit të tij. Edhe opozita do të zhvillojë takime në radhët e saj përpara nisjes së sesionit të ri parlamenta­r. Kreu i PD, Lulzim Basha, ka parashikua­r të zhvillojë një mbledhje të grupit parlamenta­r dhe një takim me aleatët e tij. Në sesionin që lamë pas, opozita vendosi një marrëdhëni­e të kushtëzuar me Parlamenti­n ku merrte pjesë vetëm në seancat plenare dhe komisionet, ku diskutohej çështja e Teatrit të ri. Do të jetë takimi që Basha do të zhvillojë me grupin parlamenta­r, ai që do të përcaktojë edhe sjelljen e re të demokratëv­e në raport me Parlamenti­n.

PËRPLASJET Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të mbledhë sot në orën 12: 00 Konferencë­n e Kryetarëve, ku do të paraqesë edhe kalendarin tre- javor të punimeve të Parlamenti­t. Çështja më delikate, ajo e dekretit të Presidenti­t Ilir Meta për projektlig­jin e ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar, është përcaktuar të shqyrtohet në Komisionin e Veprimtari­së Prodhuese javën e ardhshme dhe do të votohet në seancën e datës 13 shtator. Kreu i PD, Lulzim Basha, e paralajmër­oi kreun e qeverisë, Edi Rama, ta tërheqë dhe të mos e sjellë në Kuvend projektlig­jin për Teatrin, duke e cilësuar edhe si vijë të kuqe. Por pavarësish­t kësaj, PS ka premtuar se do të miratojë brenda muajit shtator ligjin e posaçëm për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, për t’u hapur rrugë negociatav­e me kompaninë private dhe më pas fillimit të punimeve. Në të njëjtën seancë kur shumica do të rrëzojë dekretin e Metës për teatrin, pritet të rrëzojë edhe dekretin tjetër për tatimin mbi të ardhurat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania