Panorama (Albania)

PD: Rama, taksën e banesës ua shpërndan miqve trafikantë

-

Partia Demokratik­e akuzoi Kryeminist­rin Rama se përmes 4 përqindësh­it që OSHEE do të përfitojë nga mbledhja e taksës së banesës, do ta shpërndajë atë te miqtë dhe klientët e tij. “Edi Rama ka dy standarde në qeverisjen e vendit: Nga njëra anë, rrit taksat për shqiptarët, duke i varfëruar gjithmonë e më shumë; Nga ana tjetër, buxhetin me taksa të rritura ia shpërndan krimit e trafikantë­ve, shokë e miq të deputetëve. Ia shpërndan familjes së tij, si në rastin e baxhanakut Armand Frangu. Apo ia shpërndan miqve që e financojnë, si Agron Papuli, duke i pasuruar ata gjithnjë e më shumë”, tha deputetja Dhurata Çupi nga selia e PD- së. Deputetja demokrate tha se shqiptarët po taksohen dy herë me këtë taksë. “Këtë ka ndërmend të bëjë edhe me taksën më të re që u ka vënë shqiptarëv­e. Nga një anë, u merr familjeve shqiptare paratë e taksës së rritur të shtëpisë dhe të ndërtesës së biznesit, nga ana tjetër, do t’ia japë një pjesë të këtyre parave Operatorit të Shpërndarj­es së Energjisë. Dihet se ku i çon OSHEE- ja paratë e shqiptarëv­e: Ua jep miqve trafikantë droge të qeveritarë­ve ose baxhanakut të Kryeminist­rit. Sipas planit të Edi Ramës, grabitja për qytetarët me taksën e ndërtesës do të jetë e dyfishtë. Njëherë me rritjen e pajustifik­uar të taksës, pastaj me caktimin e OSHEE- së si mbledhëse e kësaj takse, duke e shpërblyer me 4 për qind të shumës së mbledhur nga taksat e rritura”, tha Çupi. Sipas saj, OSHEE do të përfitojë nga kjo taksë rreth 3.2 milionë euro që më pas do t’u shpërndahe­n miqve të qeverisë. “Formula e Edi Ramës detyron që për një shtëpi me vlerë tregu 100 milionë lekë, qytetari të paguajë rreth 60 mijë lekë taksë ndërtese në vit. Për biznesin në qytet dhe fshat, taksa është edhe më e lartë, ndërkohë që qeveria përjashton nga taksa hotelet me 5 yje. Nga rreth 80 milionë euro që parashikon të mbledhë nga taksa e rritur e ndërtesës në vit, Edi Rama synon që OSHEE të marrë 3.2 milionë euro”, tha Çupi. Në emër të PD- së, ajo tha se shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri. “Qytetarët duhet ta dimë se kaq kushtojnë vetëm dy tenderët, që kanë marrë javët e fundit baxhanaku i Edi Ramës dhe miku i Taulant Ballës. Shqiptarët nuk meritojnë një qeveri që u rrit taksat dhe i shpërndan paratë te krimi, miqtë dhe familja”, tha deputetja demokrate.

 ??  ?? Dhurata Çupi, dje gjatë deklaratës
Dhurata Çupi, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania