Panorama (Albania)

Berisha: Safet Bajri ka mbrojtjen e Ramës

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një punonjësi të Policisë Vendore të Drejtorisë në Shkodër, i cili denoncon se ngjarjet e fundit kriminale në qytetin veriperënd­imor kanë lidhje me fisin Bajri dhe posaçërish­t me Safet Bajrin, i cili është person i kërkuar nga drejtësia belge dhe, sipas tij, ka mbrojtjen e Kryeminist­rit Edi Rama. “Jam një punonjës policie në Drejtorinë e Shkodrës. Dua të informoj për situatën kritike që ndodhet qyteti i Shkodrës, kriminalit­eti, vrasjet, zhdukjet e personave janë bërë të përditshme në Shkodër. Xhafa është duke bërë plazh dhe njerëzit në Shkodër masakrohen dhe zhduken. Po i njëjti person, Safet Bajri, i cili është protagonis­t për zhdukjen dhe ekzekutimi­n e dajës dhe nipit, në këtë ngjarje është i përfshirë dhe personi në kërkim për vrasje Admir Dekovi, ushtar i fisit të Bajrëve dhe Çapajve, i cili fshihet në Dobraç. Ky vrasës me pagesë ka mbrojtjen e kushëririt, i cili punon me detyrë shef i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm DPQ Shkodër, Arben Dekovit. Po ashtu para një jave në qendër të Shkodrës te teatri ‘ Migjeni’, shtetasi Safet Bajri godet me qytën e pistoletës disa herë një profesor të nderuar të qytetit Shkodër, shtetasin Agim Fermaca, duke e dëmtuar fizikisht vetëm për një provim që nuk e ka ndihmuar të dashurën e Safetit. Kjo ngjarje ka ndodhur në mes të ditës dhe në qendër të qytetit, askush nuk guxon të flasë pasi krimi në Shkodër bën ligjin, forca e ligjit ka kaluar në dorën e kriminelëv­e që kanë pushtuar Shkodrën. Vetëm këtë vit të dhënat tona dëshmojnë se Safet Bajri ka bërë 4 vrasje, në asnjë ngjarje nuk është shoqëruar, mbasi Policia nuk guxon sepse ata janë të lidhur direkt me Kryeminist­rin Edi Rama. Ju lutem doktor Berisha, anonim, se shteti nuk të mbron, të len në rrugë të madhe. Narkoqever­ia, ku listën e policëve që transferoh­en për dënime politike dhe të pushtetit që lëvizin në vende të mira, i bën shefi i Laboratori­t Arben Byqiri me ndihmën e Luan Harushësh”, përfundon mesazhi i policit dërguar Berishës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania