Panorama (Albania)

Xhafaj i jep ultimatum kreut të Policisë Shkodër, Vehbi Bushati

-

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit e Policisë në të gjitha qarqet e vendit lidhur me situatën kriminale në vend. Në takimin ku ishte i pranishëm dhe kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, Xhafaj ka paralajmër­uar disa prej drejtuesve në qarqe për lëvizje nëse nuk japin rezultate të menjëhersh­me. Takimi u mbajt paraditen e së dielës në Ministrinë e Brendshme, ku në qendër të kritikave ka qenë drejtori i Policisë së Shkodrës, Vehbi Bushati, pasi në këtë qytet në më pak se 3 muaj kanë ndodhur katër ngjarje mafioze dhe asnjëra prej tyre nuk është zbardhur ende, ndërsa dy persona rezultojnë të zhdukur prej datës 23 gusht dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Vehbi Bushati u emërua në këtë post vetëm në shkurt të këtij viti dhe prej atëherë Shkodra ka qenë epiqendra e vrasjeve në të gjithë vendin. Seria e vrasjeve mafioze në Shkodër u çel me ekzekutimi­n misterioz të pronarit të një servisi për makinat më 18 qershor. Mehdi Kavaja u qëllua me plumb në kokë. Më pas, erdhi ekzekutimi i ish- policit Boran Bërçanës dhe bashkëshor­tes së tij, Silvana Ndoci, më 15 korrik, të cilët u vranë me breshëri plumbash brenda në makinë, në një kohë kur aty ndodhej dhe djali i tyre vetëm 2 vjeç. Ndërsa më 10 gusht ndodhi vrasja e kunatit të “të fortit” të Shkodrës, Lulzim Kulla, Fatbardh Lici, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në një lokal. Kurse vrasja më e fundit u shënua më 1 shtator, ku mbeti i vdekur Arjan Ferracaku, gjithashtu pa autor. E pazbardhur mbetet dhe zhdukja dajë- nip, Gëzim Hysaj dhe Agron Mollaj, të cilët janë denoncuar të humbur prej 23 gushtit.

 ??  ?? Xhafaj dhe Vehbi Bushati
Xhafaj dhe Vehbi Bushati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania