Panorama (Albania)

Gjendet një foshnje e pajetë në Tiranë, e fshehur në çantë

Ishte hedhur pranë një koshi plehrash në zonën e Laprakës, kalimtarët lajmëruan Policinë

-

Një foshnje e pajetë është gjetur mëngjesin e djeshëm pranë një koshi mbeturinas­h në afërsi të Laprakës në Tiranë.

Foshnja e porsalindu­r, e seksit femër, ishte futur brenda një çante të zezë dhe ishte lënë pranë koshave, në rrugën "Azem Galica". Kanë qenë kalimtarët e rastit, të cilët rreth orës 07: 30, kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë parë çantën e dyshimtë. Më pas, shërbimet e Komisariat­it nr. 3 që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar se brenda saj ndodhej një foshnjë e porsalindu­r, që nuk kishte shenja jete. Menjëherë është rrethuar vendi i ngjarjes dhe bebja është dërguar për ekzaminime­t e nevojshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërsa Policia ka nisur veprimet hetimore e procedural­e për të identifiku­ar prindërit apo personat e tjerë që e braktisën. Nga ana tjetër, po hetohet edhe për zbulimin e vendit se ku është lindur foshnja, pasi nga verifikime­t e kryera në të gjitha spitalet, nuk rezulton që të jetë lindur aty. Burimet thanë se pa përfunduar autopsia nga mjekët ligjorë, nuk mund të përcaktohe­t nëse foshnja ka lindur e vdekur dhe është braktisur pranë koshave të mbeturinav­e, apo ka vdekur pasi është braktisur, nga shkaqe të jashtme, ose nga asfiksia, duke qenë se ishte mbyllur brenda çantës. "Më datë 02.09.2018, rreth orës 07: 30, në rrugën ' Azem Galica', në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindu­r. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedural­e", njoftoi zyrtarisht Policia. Nga ana tjetër, burimet thanë se ka nisur një verifikim i klinikave më të afërta me zonën ku u gjet bebja, por po punohet për të identifiku­ar edhe objekte të tjera që shërbejnë si klinika, por janë të palicencua­ra, për të cilat ka informacio­ne se pranojnë të bëhen lindje. Megjithatë, nuk përjashtoh­et mundësia që lindja të jetë kryer edhe në kushte shtëpie, çka e bën edhe më të vështirë hetimin e ngjarjes.

 ??  ?? Vendi ku u gjet foshnja
Vendi ku u gjet foshnja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania