Panorama (Albania)

Trafikuan 550 kg hashash, pranga skafistit shqiptar e italian

-

ITALI - Një tjetër operacion i realizuar mes Policisë shqiptare dhe asaj italiane ka bërë të mundur goditjen e një tjetër rasti të trafikut ndërkombët­ar të drogës. Gjatë këtij operacioni është arritur sekuestrim­i i sasisë së drogës, rreth 550 kg hashash, si dhe janë vënë në pranga dy skafistët, një shtetas italian dhe një shqiptar. Policia e Shtetit njoftoi dje se në bashkëpuni­m me forcat policore italiane, në veçanti Guardia di Finanza e Pulias është finalizuar një tjetër operacion, duke goditur tentativën për trafik narkotikës­h drejt Italisë. Policia tha gjithashtu se autoritete­t arrestuan 2 trafikante­t, një shtetas italian me iniciale Ë. F. dhe shtetasi shqiptar me iniciale V. B. Në Brindisi u kap dhe u sekuestrua skafi, me të cilin u tentua të trafikohej droga, si dhe 550 kg marijuanë. "Aktivizuar edhe në këtë rast bashkëpuni­mi tashmë i konsolidua­r operativ dhe informativ me autoritete­t e Policisë shqiptare, nëpërmjet nuklit të kufirit detar të Guardia di Finanza dhe zyrës së ndërlidhje­s së Policisë shqiptare në Itali. Hetimet po vijojnë në të dy krahët e kufirit për të zbuluar persona të tjerë të implikuar", tha dje Policia e Shtetit. Ky është rasti i dytë i trafikut të drogës që goditet nga Policia italiane e shqiptare brenda 10 ditëve në zonën e Brindisit. Më 25 gusht, dy skafistë nga Vlora janë vënë në pranga në Itali, gjatë operacioni­t të Guardia di Finanza që u finalizua me kapjen e skafit, i cili po trafikonte 535 kg hashash nga Shqipëria. Gomonia me drogë, 7 metra e gjatë e me dy motorë të fuqishëm, u konstatua gjatë patrullimi­t nga ajri dhe është ndjekur më pas me helikopter­ë e mjete lundruese derisa është kapur në Brindisi. Mediat italiane raportonin se Policia kishte deklaruar se gomonia me drogë ishte nisur nga brigjet shqiptare.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r
Droga e sekuestrua­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania