Panorama (Albania)

Debati për migrimin, përpara në betejën vendimtare

- * D. W.

“Emmanuel Macron është në krye të kampit që ‘ mbështet imigrimin’”, është i mendimit Kryeminist­ri hungarez, Viktor Orban. Ai dhe ministri i Brendshëm italian, Salvini, janë ata “që duan t’i japin fund imigrimit ilegal”. Ky është budallallë­k, sepse Franca po ashtu kërkon të ndalë migrimin ilegal e Macron për shembull me qëndrimin e tij ndaj migrantëve ka marrë shumë kritika në vendin e tij. Por, të paktën kështu duket sikur frontet janë të qarta. E duket sikur me këtë fillon beteja e fundit për temën sunduese të kohës. Të paktën të shpresojmë.

ASHPËRSISË I DUHET PËRGJIGJUR ME ASHPËRSI

Nga njëra anë, pra, kemi “ata që duan t’i japin fund imigrimit ilegal”. Ndryshe, populistët e djathtë, që po punojnë për demokracit­ë iliberale në vendet e tyre. Nga ana tjetër, “përkrahësi­t e migrimit”, rreth e rrotull Macron, ndryshe mund të thuash edhe demokratët e vërtetë të Europës. Pra, ata që e kanë kuptuar, se kompromise­t janë të nevojshme për ta çuar përpara Bashkimin Europian.

Fjalëshumë­t i ndihmon kjo ndoshta për zgjedhjet, por jo për zgjidhjen e problemeve jo. Meqë ra fjala: Fjalëshumë­t. Që Orban dhe Salvini paraqiten si çifti i mrekullues­hëm populist për shpëtimin e Perëndimit, është në vetvete një arsye për t’ia plasur të qeshurit - sikur nuk do të ishte e trishtuesh­me. Të dy i bashkon vetëm stili i pakompromi­s, harbut dhe i mbushur me urrejtje. Sepse për çështjen në fjalë ata kanë qëndrime tërësisht të ndryshme. Salvini dëshiron që vendet e tjera të BE- së të pranojnë refugjatët që vijnë në Itali, dhe me këtë është më pranë Angela Merkelit sesa Kryeminist­rit hungarez. Orban nuk dëshiron të pranojë asnjë emigrant të vetëm dhe dëshiron t’i kthejë ata në vendet e origjinës. Që kjo do t’i hedhë në erë dikur këto aleanca të reja, këtë e vëren edhe Presidenti francez.

Por, që kjo të ndodhë, duhet të fillojë dikush t’i vërë nën presion populistët. Deri më tani, pjesa tjetër e BE- së duket sikur është vërë përpara nga Lega nord, AfD, Fidesz e të tjerët. Nga frika e suksesit të tyre, ka parti tradiciona­le që kopjojnë recetat e këtyre partive monotemati­ke. Kjo është rruga e gabuar! Kursi i duhur është ai që po ndjek Macron. Ashpërsisë i duhet përgjigjur me ashpërsi, pa e dorëzuar pozicionin tënd dhe pa kërkuar falje për pozicionet proeuropia­ne. Me këtë, Presidenti i ri i mundi edhe kundërshta­rët populistë të djathtë në vendin e tij.

TË ZBULOHET MUNGESA E KOMPETENCË­S DHE KUNDËRSHTI­TË

Shumica e europianëv­e të heshtur deri më tani kanë nevojë që të dalin në krye, kanë nevojë për dikë që lufton për vlerat europiane, që kanë siguruar mirëqenie dhe paqe në BE. Dikë që nuk ka frikë të futet në duel. Me gjithë problemet që e mundojnë Francën, ky njeri është Emmanuel Macron. “Nuk do të lëshoj asnjë centimetër para nacionalis­tëve dhe atyre që mbajnë fjalime urrejtjeje”, tha Macron në vizitën e tij në Danimarkë. “Dhe nëse duan të më shohin si kundërshta­rin e tyre kryesor, kanë të drejtë”.

Bindjet e proklamuar­a pa frikë dhe me kaq fuqi kanë potenciali­n të bashkojnë njerëzit dhe t’u japin një zë. Ato kanë forcën t’i zbulojnë dallimet e mbuluara keq që kanë mes tyre populistët e ndryshëm dhe t’u tregojnë europianëv­e, se Salvini& Co nuk kanë shumë për të ofruar. Ata nuk ia kanë idenë qeverisjes konstrukti­ve- këtë e treguan këto tre muaj qeverisjej­e të koalicioni­t aktual në Itali. Po ashtu, nuk dinë sesi t’i zgjidhin problemet me papunësinë, ndryshimin e klimës, varfërinë. Vitin e ardhshëm zhvillohen zgjedhjet europiane. E ardhmja e BE- së varet shumë nga ajo që shumica e europianëv­e ta kuptojnë mungesën e kompetencë­s dhe kundërshti­të e politikës populiste. Macron është gati për këtë betejë vendimtare.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania