Panorama (Albania)

Udhëtimi i frikshëm drejt Berlinit, Mehmeti: Të mbrohemi me revolver

“E quanin oriental dhe ekstremist në bindjet e tij, të egër, por edhe të papranuesh­ëm nga Moska, pa ndonjë shpjegim”

- Spartak Ngjela

respektuar gjithmonë si një njeri të aftë dhe vendimmarr­ës dhe asnjëherë intrigant. E dija që ishte i nxituar dhe dyshonte shumë e, shpesh, tregohej edhe impulsiv, por që shqetësimi ta kishte çuar deri në dyshime të tilla, po me ngjante si çudi”.

Në orën tetë të mëngjesit, treni kishte hyrë në stacionin e Berlinit Lindor, dhe aty, nga dritaret e suitës së Kryeminist­rit, edhe Kryeminist­ri shqiptar, edhe ministri i tij i Tregtisë, kishin parë Kryeminist­rin dhe një pjesë të qeverisë gjermanoli­ndore që kishte dalë për t’i pritur; kështu që revolet duheshin futur sërish në çantë dhe ajo ngjarje nate duhej arkivuar në memorie si shumë të tjera të këtij lloji. Por Shehu, ndonëse ishte çliruar më në fund, nuk e kishte zgjatur. “U mat dy herë të më thoshte diçka, - tregon Kiçoja, - por nuk mundi, sepse veshi pallton e tij të zezë e ma bëri me gjest ta ndiqja mbrapa”. VII Kjo ishte aventura e fundit e Shehut në turbullira­t e paskongres­it të XX, e cila me siguri që nuk i është ndarë deri në natën që vendosi të vriste veten, me mendimin e plotë se të nesërmen do të arrestohej. Por, nga ana tjetër, kjo ngjarje tregon sigurisht se kudo që kishte shkuar Kryeminist­ri shqiptar në Lindjen Komuniste, në Varshavë, në Pragë, në Budapest ishte pritur ftohtë, madje shumë ftohtë. Dhe im atë ma ka pohuar shumë herë këtë. Prandaj, politikëby­roistët shqiptarë kishin disa vjet, qysh pas ardhjes së Hrushovit në pushtet, që ndiheshin të vetmuar në botën lindore, sepse ndodhi si kjo mund të dëgjoje rëndom gjatë kësaj periudhe, dhe të gjitha rrethet e komunizmit shqiptar e dinin këtë gjë. Rrethi i Parë, madje, po ndihej i diskriminu­ar dhe Hoxha e vërente që ose duhej të ikte, ose duhej të ndërmerrte ndonjë hap politik, sepse kështu nuk mund të shtyhej më. Kjo ishte arsyeja që te vizita e Hrushovit ishin varur shumë shpresa atëherë. Çfarë do të ndodhte, a do ta kalonte lumin Enver Hoxha, duke u pranuar si Sekretar i Parë i Partisë së Punës apo do t’i bëhej sërish i njëjti propozim, që të largohej butë? Në të vërtetë, të gjithë analistët e mëpasëm janë të habitur se si pati mundësi që Enver Hoxha u zvarrit aq gjatë, pa u eliminuar nga sovjetikët, kur edhe ai vetë e dinte se ata nuk ta zgjasnin. Kjo, mendoj se do të mbetet e gjitha enigmë edhe për shumë kohë akoma, ndonëse, megjithatë, duhet thënë se vizita e mahnitshme e Hrushovit në Shqipëri dhe pritja madhështor­e që iu bë, të paktën u dha edhe një vit kohë Hoxhës dhe Shehut, sepse në vitin 1960 u doli përpara Kina e Mao Ce Dunit, me të cilën ata u lidhën duke neutralizu­ar dy dyshime të mëdha, të cilat nuk do të mund t’i kapërcenin përballë Moskës, pa Kinën dhe pa figurën e Mao Ce Dunit. Dyshimi i parë ishte nëse Shqipëria ende qëndronte në botën komuniste dhe po ndërtonte socializmi­n, sepse ishte shkëputur nga Bashkimi Sovjetik për të mbrojtur doktrinën e tradhtuar, dhe i dyti, nëse Kina i kishte mundësitë që ta mbante Shqipërinë ekonomikis­ht, gjë e cila ndodhi me të vërtetë.

Në orën tetë të mëngjesit, treni kishte hyrë në stacionin e Berlinit Lindor dhe aty, nga dritaret e suitës së Kryeminist­rit, edhe Kryeminist­ri shqiptar, edhe ministri i tij i Tregtisë, kishin parë Kryeminist­rin dhe një pjesë të qeverisë gjermanoli­ndore që kishte dalë për t’i pritur; kështu që revolet duheshin futur sërish në çantë dhe ajo ngjarje nate duhej arkivuar në memorie si shumë të tjera të këtij lloji. Por Shehu, ndonëse ishte çliruar më në fund, nuk e kishte zgjatur. “U mat dy herë të më thoshte diçka, - tregon Kiçoja, - por nuk mundi, sepse veshi pallton e tij të zezë e ma bëri me gjest ta ndiqja mbrapa”

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania