Panorama (Albania)

Vuçiç i do kufijtë e Serbisë përtej Jarinjës e Bërnjakut

“Do dihet se çfarë kemi mundur të kemi dhe ç’kemi humbur për kohë të panumërta deri tani”

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar të dielën se do të jetë shumë e vështirë të arrihet një marrëveshj­e për Kosovën.

I pyetur nga mediat se çfarë mendon për ndryshimin e kufijve dhe nëse kjo mund të ndikojë në hapjen e konfliktev­e të reja, Vuçiç është shprehur se, “Është shumë e qartë se ne jemi shumë larg nga çdo marrëveshj­e dhe se do të jetë vështirë. Por është shumë e rëndësishm­e për atë që thashë dhe për atë që do të them vazhdimish­t, pasi kjo do të hyjë në histori, sepse do të dihet se çfarë kemi mundur të kemi, dhe çfarë kemi humbur për kohë të panumërta deri tani. Është e rëndësishm­e të mbash shënime për historinë”, tha Presidenti i Serbisë. Vuçiç shtoi se ka porositur opozitën serbe që të lexojë marrëveshj­et e Brukselit, të cilat, sipas tij, janë të njëanshme. “Kur ne po flasim për këtë, në marrëveshj­en e Brukselit, ne shmangim mbështetje­n e hyrjes së Kosovës në OKB dhe ne gjithashtu shmangim faktin që Forca Policore Rajonale e Veriut të jetë e përbërë në bazë të ‘ qarkut komunist’, për shkak të të cilit shqiptarët do të kishin 70 për qind të policëve dhe ne vetëm 30 dhe sot kemi 98 për qind të policëve në Veri”, shpjegoi ai. Vuçiç tha se ata që vendosën kufijtë mes serbëve në Jarinjë dhe Bërnjak, i arrestuan ata që i dogjën ata kufij, i ndoqën ata në të gjithë Serbinë për të treguar se askush nuk duhet t’i kundërshto­jë në marrjen e vendimeve të mëvonshme. “Pastaj shkuan edhe para Gjykatës Ndërkombët­are të Drejtësisë dhe i dhanë legjitimit­et pavarësisë së Kosovës. Sot ata shqetësohe­n nga ajo që dikush do të thoshte ‘ jemi kundër kufijve në Jarinjë dhe Bërnjak’. Ne nuk mendojmë se ka kufij midis serbëve dhe Serbisë. Le të kthehemi pas, që të paktën të fitojmë diçka. Ata do të duan me çdo kusht të shmangin që Serbia të marrë diçka”, theksoi Vuçiç. I pyetur nëse nuk arrihet zgjidhje në dialog, Serbia do të kthehet në vitet ’ 90, Vuçiç e hodhi poshtë një mundësi të tillë, duke thënë se nuk ka kthim prapa. Zërat për konflikte të mundshme në rast zgjidhjeje me ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës janë dëgjuar nga Kryeminist­ri i Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe opozita, të cilët kanë bërë një paralajmër­im se si mund të ndërlikohe­t situata, më shumë sesa një kërcënim. Edhe zyrtarët më të lartë të BE- së nuk e përkrahin zgjidhjen me ndryshim kufijsh që me sa duket do të vendoset në vija etnike, e cila është një zgjidhje e propozuar prej shumë vitesh nga serbët. Presidenti Vuçiç u acarua me zyrtarët perëndimor­e në BE, të cilët thanë se nuk duhet të disku- tohet ndryshimi i kufijve për të arritur marrëveshj­e. “Pse nuk na lini të eksplorojm­ë zgjidhjen, kjo është diçka qe na përket ne dhe shqiptarëv­e, nuk ju përket ju?”, ka deklaruar ai ditë më parë kur foli në një samit mbi mundësinë e një mar- rëveshjeje me Kosovën. Zyrtarët europianë druhen se një marrëveshj­e me ndryshim kufijsh në vija etnike do të provokojë kërkesa të ngjashme në rajon, dukë çoroditur çdo politikë shumëetnic­iteti, që është arritur me shumë mund deri tani.

 ??  ?? Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiç
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania