Panorama (Albania)

SHBA e Gjermania, kundërshta­re për paktin Kosovë- Serbi

-

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve europiane dhe atyre të Ballkanit në Austri, u bë shumë e qartë se SHBA dhe Gjermania janë kundërshta­re në lidhje me ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Gazeta amerikane “Wall Street Journal” ka shkruar se qeveria gjermane ishte e shqetësuar për “ndryshimin e kufijve, një masë që mund të hapte Kutinë e Pandorës për konflikt ndëretnik në disa nga vendet më të varfra të rajonit”. Zyrtarët gjermanë mbeten shumë skeptikë për çështjen. “Ne nuk mendojmë se bisedimet mbi shkëmbimin e territorit midis Kosovës dhe Serbisë janë veçanërish­t konstrukti­ve. Kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popullatën atje”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass. Kancelarja gjermane më parë ka thënë se kufijtë e rajonit nuk ishin subjekt i ndryshimev­e. Nga ana tjetër, këshilltar­i i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, John Bolton tha se kjo ide nuk i shqetësont­e zyrtarët në Uashington, pavarësish­t se vendet e tjera perëndimor­e ishin kundër kësaj zgjidhjeje për dy dekadat e fundit. Gazeta “WSJ” kujtoi se Uashington­i dhe Berlini ishin në harmoni mbi qëndrimet e tyre në rajonin e Ballkanit që nga Presidenca Clinton dhe Marrëveshj­a e Dejtonit, deri kur Trump erdhi në detyrë dhe SHBA tregoi interes për të rishikuar politikën në rajon. Sipas “WSJ”, një marrëveshj­e e mundshme për korrigjimi­n e kufirit mund të përballet me kritika edhe nga popullatat e brendshme. Klerikët ortodoksë dhe politikanë­t kryesorë të Kosovës e kanë kundërshtu­ar atë. Zyrtarët në Bosnjën fqinje janë të shqetësuar se kjo ide mund të nxisë më tej Presidenti­n e Republika Srpska për të kërkuar pavarësinë. Disa udhëheqës të BE- së ishin të shqetësuar mbi faktin se marrëveshj­a për korrigjimi­n e kufirit mund të shkaktonte një ndarje etnike edhe në Maqedoni, duke marrë parasysh rastet e mëparshme të dhunës, ku përfshihej pakica shqiptare. Institucio­net e BE- së pas takimit joformal të ministrave të Jashtëm kanë shfaqur shpresë për një përparim të rëndësishë­m në integrimet e Ballkanit Perëndimor, pavarësish­t ankthit rreth idesë së shkëmbimit të tokës në baza etnike. Një marrëveshj­e e tillë mund të nxisë pretendime mbi ndarje në baza etnike edhe në Maqedoni, Bosnje- Hercegovin­ë dhe Kroaci dhe të provokojë tensione 20 vite pas përfundimi­t të luftërave në Ballkan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania