Panorama (Albania)

Tripletë Tiranës, Rexhinaldo bën spektakël

Kryeqyteta­sit e bëjnë dramë në '' Loro Boriçi'', sulmuesi nga Mozambiku merr topin në shtëpi

-

Nuk është as fati dhe as Zoti, por Rexhinaldo, ai që "ekzekuton" Tiranën dhe i dhuron tri pikë Kukësit.

Sulmuesi nga Mozambiku me tripletën e tij mjafton për të mundur Tiranën, duke lëkundur qenësinë e Ze Marias në krye të bardhebluv­e dhe duke shpëtuar në një farë mënyre Armando Cungun dhe Kukësin nga situata ku ndodhej. Për ironi të fatit, sulmuesin që kërkon braziliani i Tiranës e ka Kukësi dhe Rexhinaldo, një njohës i mirë i Superiores, në ditën që u kërkua të bënte të tijën, i tejkaloi pritshmëri­të. Me golat e tij, ngjit Kukësin dhe çon bardheblut­ë të parafundit në tabelën e klasifikim­it.

Takimi nisi me surpriza në të dy kampet, pasi te Kukësi në portë luajti Frashëri e te Tirana, Turtulli i pamundur i kishte lënë vendin Cakes. Gjithsesi, ndeshja nis me gol nga tuneli. Gabim fatal në vendosje i Tiranës, që pas një këndi në favor të saj sheh sesi fluturon Rexhinaldo dhe, pasi "i lë targën" Hasanit e Mavejes, shënon golin e ndeshjes që në minutën e dytë të takimit. "Heshtje varri" në stolin e Tiranës, ndërsa te Kukësi, pasi gëzojnë, duhet të mendojnë për zëvendësue­sin e Çyrbjes, që fatkeqësis­ht nxjerr bërrylin. Bardheblut­ë zgjohen dhe kanë disa raste sporadike, por luajnë pa logjikë. Janë skuadër shumë e brishtë në mesfushë e mbrojtje, saqë në minutën e dytë të shtesës së pjesës së parë, Rexhinaldo tallet me prapavijën e Tiranës, duke kërcyer mbi të gjithë e duke shënuar golin e dytë. 2- 0 dhe Tirana e sheh veten në krizë.

Ndeshja -

Ze Maria nuk pajtohet me rezultatin dhe bën tre zëvendësim­e, ndoshta i nevrikosur, duke ndryshuar skemën e lojës. Largon kapiten Karabecin dhe dy sulmuesit, SentamuBla­zhevski. Në lojë Ofei, një i panjohur, Greca dhe një 17vjeçar si Muçi, që nuk trembet dhe shënon gol. Tirana mendon se mund ta kthejë ndeshjen, por është sërish Rexhinaldo që pa kaluar dy minuta shënon golin e tretë personal, duke vulosur rezultatin në 3- 1. Tirana nuk ia del dot të bëjë më asgjë. Tri golat e bëjnë Rexhinaldo­n pronar të topit të takimit, të

Pjesa e dytë -

cilin me të drejtë e merr në shtëpi si trofe.

TEUTA- KAMZA

Teuta likuidon Kamzën. Një ndeshje e nivelin mesatar dhe pa ndonjë lojë brilante, u mjaftua vetëm me një gol. Një top perfekt i Hakajt dhe Latif nuk fal me kokë. "Djemtë e detit" kanë siguruar të parën fitore për këtë sezon dhe zyrtarisht shkojnë në kuotën e 5 pikëve. Sakaq, miqtë, përtej përpjekjev­e, hasën rezistencë­n e superHidit, i cili u bë shpëtimtar në disa raste. Kush e ndoqi këtë 90- minutësh, me siguri i ra në sy Bledar Devollin, i cili nga sekonda e parë e deri në fund nuk u ndal së këshilluar­i të tijtë. Por në fund pikët i mori Bledi Shkëmbi, i cili u shfaq më shumë se i qetë, duke iu përshtatur më së miri ambientit durrsak. Kamza nuk shpërblen vetveten me paraqitjen që bëri, pasi rastet dhe grinta në fushë nuk u përligjën me pikë, ndërkohë që durrsakët shijojnë trepikëshi­n e parë, teksa në dy javët e para kanë marrë dy barazime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania