Panorama (Albania)

Ze Maria: Luajtëm si pula, pësuam gola që nuk falen as te 8- vjeçarët

-

Tri javë pa fitore. Në të tretën që zhvillon në Superiore, Ze Maria provon humbjen e dytë nga Kukësi, pas asaj me Kamzën në start. Trajneri i Tiranës, në intervistë­n për "Supersport", pas humbjes 31 me Kukësin, konfirmoi problemet që ka ekipi, mangësitë dhe nevojën për të provuar sulmuesin e ri të ardhur nga Milani në ditën e fundit të merkatos.

Keni kërkuar kohë, pas javës së tretë do shihni Tiranën, kjo është një humbje e rendë?

Kemi luajtur si pula, kemi pësuar tre gola nga një skuadër që nuk mund të pësojë tre gola si ne, në goditje këndi, as fëmijët 8- vjeçarë nuk e pësojnë, nga një goditje këndi mbetëm të ndalur, e pësuam edhe vjet me Kukësin njëlloj. Është një humbje që ka ardhur me gola shumë të rëndë. Kam premtuar që pas javës së tretë do ta shihni Tiranën e vërtetë. Nuk ka kohë më kohë për justifikim­e. Zgjedhje do t'i bëjë unë për sa i përket ndeshjeve.

Kush i ka bërë zgjedhjet deri tani?

Është një mënyrë e të thënurit, deri tani kanë luajtur të gjithë lojtarët dhe nuk ka më justifikim­e. I kemi njohur dhe të gjitha skuadrat. Përfundon periudha e justifikim­eve, nuk ka më kohë.

Humbja ishte për meritë të kundërshta­rit apo për gabime në mbrojtje të Tiranës?

Nëse një skuadër fiton 31, atëherë do të thotë që është superiore. Ne e kemi ndihmuar me gabimet tona. Kukësi është më lart se Tirana, që nuk duket akoma për Superioren. Kemi ndeshjen e Kupës për t'u rikthyer, do përmirësoh­emi.

Deri tani nuk kanë luajtur ata që e meritojnë?

Nuk mund të gjykoj lojtarët pa luajtur. Deri tani kanë luajtur të gjithë. Nga tani e tutje do të luajnë të gjithë lojtarët që e meritojnë.

3 ndeshje dhe 3 formacione të ndryshme, jeni i qartë me çfarë do të vazhdoni?

Sigurisht që tani kam idetë e qartë. Ju e dini filozofinë time të lojës. Kemi përdorur të gjithë lojtarët. Gjërat i kam të qarta për momentin, ndërkohë që do të vendos për formacioni­n bazë?

Si ndiheni që golin e parë për Tiranën e shënon një 17vjeçar?

Kam folur edhe me bashkëpunë­torët e mi. Më ka bërë përshtypje ky fakt. Ne na duhen lojtarë të tillë që kanë dëshirë për të luajtur. Dhe atë më ekspertët që kërkojnë të japin maksimumin.

Çfarë duhet të bëjë klubi me ju në qoftë se skuadra vazhdon me të njëjtin ritëm?

Duhet të shkarkojnë trajnerin. Nuk mund të largosh 25 lojtarë. Nuk ka justifikim­e. Duhet të gjej mënyrën për të kthyer situatën në favorin tonë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania