Panorama (Albania)

Ngjela: Ç’më ka treguar im atë Kiço për Mehmet Shehun, udhëtimi me pistoleta drejt Berlinit

Dy episode të treguara nga Kiço Ngjela nga dy udhëtime në Varshavë dhe në Berlinin Lindor, bashkë me ish- Kryeminist­rin

-

Në Lindje kishin nisur të frynin erëra lirie. Ishte viti 1968 dhe e gjitha bota ishte përfshirë nga një valë ndryshimi. Nga Europa në Amerikë zhvillohes­hin protesta e festivale kundër luftës, për paqe, liri, barazi gjinore, liri seksuale... Kjo rrymë do të ndihej edhe në Lindjen komuniste. Në vitin 1968, Çekosllova­kia do të përjetonte një pranverë disamujore, gjatë së cilës u premtuan reforma rrënjësore ekonomike dhe sociale. E ashtuquajt­ura “Pranvera e Pragës” do të rezonante në të gjithë Lindjen, duke shqetësuar udhëheqësi­t komunistë, të cilët shpresonin dhe luteshin për një ndërhyrje të Moskës. Në këto ethe ishte edhe diktatori shqiptar Enver Hoxha, e bashkë me të edhe numri dy i shtetit shqiptar, Mehmet Shehu. Ky i fundit e kishte ndier se si ai dhe Hoxha nuk ishin fort të mirëpritur, jo vetëm në Perëndim, por edhe në Lindje. Historia e gjatë nën Perandorin­ë Osmane kishte lënë gjurmë të pashlyeshm­e në mentalitet­in dhe kulturën shqiptare, e cila shihej vëngër. Në librin e tij, “Përulja dhe rënia e tiranisë shqiptare”, Spartak Ngjela, botim i UET PRESS, avokat Spartak Ngjela sjell kujtimet e tij prej asaj periudhe, ndërsa analizon fenomene që ndodhnin në Shqipëri, paralelish­t me vendet e tjera të Lindjes komuniste. Teksa kujton impaktin që pati në Tiranë “Pranvera e Pragës”, Ngjela sjell edhe dy episode, të cilat ia kishte treguar i ati, ish- ministër i Tregtisë, Kiço Ngjela. Ai tregon frikën e Kryeminist­rit të kohës, Mehmet Shehu. Një frikë patologjik­e e shkaktuar prej ngjarjeve më të fundit në Lindje dhe ftohtësisë që ndiente kudo që shkonte.

 ??  ?? ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
 ??  ?? ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU
ENVER HOXHA DHE MEHMET SHEHU

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania