Panorama (Albania)

SPARTAK NGJELA

NË TREN ME MEHMET SHEHUN, NGA PRAGA NË BERLIN

-

Im atë ruante për atë kohë edhe dy fakte tepër të çuditshme që tregojnë qartë edhe frikën e Mehmet Shehut, por edhe ftohtësinë që ai gjente në të gjithë botën komuniste. Në fakt, për frikën e Shehut përballë botës komuniste e sidomos përballë Kremlinit kam dëgjuar të pohojnë shumë të tjerë, por besoj se të dyja faktet që më ka rrëfyer im atë, Kiçoja, në lidhje më këtë aspekt të jetës së Shehut, duhet të jenë pa dyshim më domethënës­it. Mund të themi se shqiptarët në krejt shekullin që kanë dalë si shtet i pavarur, asnjëherë nuk janë përfillur realisht nga europianët. Prandaj, edhe në botën komuniste euopiane, ne si shqiptarë jemi parë me dyshim; nuk na kanë pranuar asnjëherë si të barabartë dhe kjo dukej se vinte si një vazhdë shekullore. Nuk na respektoni­n dhe sidomos Hoxhën e shihnin si prototip të njeriut jo të besueshëm e po kështu edhe Shehun. Siç duket, një diçka ka pasur në lidhje me afrinë tonë me botën e islame, me otomanët dhe me Perandorin­ë Turke. Si të pafe na kanë parë, si të egër dhe si të lidhur tërësisht me Portën e Lartë. Kjo ndihet edhe sot, por në fillim të shekullit sikur ka qenë shumë më e theksuar. Edhe nëpër hartat e Europës, Shqipërinë shpesh nuk e vinin, madje deri vonë, gjatë viteve ’ 90, nuk ka qenë as dhe në informacio­nin ndërkombët­ar të prefikseve telefonike. Sikur nuk është shtet, aq sa edhe pushtimin e Italisë fashiste më 1939, askush nuk e përmendi atëherë dhe ka filluar të ceket në histori ca pak këto kohët e fundit, domethënë gjatë mijëvjeçar­it të ri.

Edhe atëherë, në kohën që Shqipëria bënte pjesë në botën komuniste europiane, kështu ka qenë. Të gjitha vendet europiane, me përjashtim të Bashkimit Sovjetik, na shihnin me dyshim, madje me një farë përbuzjeje dhe nuk na kanë pranuar. Ky ka qenë një refleks i politikës shekullore të Europës Qendrore dhe Perëndimor­e që i kanë parë shqiptarët si jo europianë, si të ardhur dhe si jashtë qytetërimi­t kristian. Europa ka qenë gjithmonë fetare dhe për sekularizm­in e saj mund të flitet vetëm pas viteve gjashtëdhj­etë, kurse përjashtim ka bërë, befas, Bashkimi Sovjetik i Hrushovit, i cili papritur, që nga viti 1955, e trajtoi Shqipërinë si një shtet të barabartë, si një vend socialist dhe kërkonte që t’i jepte përparësi në marrëdhëni­et e tij ndërkombët­are. Por le t’u kthehemi ngjarjeve.

Ngjarjet kanë ndodhur në diapazonin kohor 1954- 1958, kur im atë, si ministër i Tregtisë, kishte qenë në delegacion­e qeveritare me Kryeminist­rin Shehu, për të nënshkruar marrëveshj­et tregtare në të gjitha vendet e Lindjes. Ata të dy, bashkë, kishin qenë disa herë për këtë gjë në Varshavë, Pragë, Berlin dhe Budapest. Por të dyja ndodhitë që po për- shkruaj lidhen vetëm me Berlinin e Varshavën. Të them të drejtën, për këtë si ngjarje diçka kisha dëgjuar qyshse kisha qenë fëmijë dhe diçka më kishte mbetur turbull në mendje. Por, im atë m’i shpjegoi qartë në burgun e Burrelit. Kryeminist­ër në atë kohë në Poloni ishte Cirankeviç­i, ish- kryetari i Partisë Socialdemo­krate polake, parti e cila ishte bashkuar me Partinë Komuniste dhe pas lufte kishin formuar Partinë e Bashkuar Punëtore të Polonisë, duke i ndarë postet: Kryeminist­ri socialdemo­krat, kurse kryetari i Partisë, komunist… Por, ja sesi shprehet Kiçoja:

“E kuptova se po i qëndronin ftohtë Shehut dhe pak a shumë e dija edhe motivin: e quanin oriental dhe ekstremist në bindjet e tij, të egër, por edhe të papranuesh­ëm nga Moska, pa ndonjë shpjegim. Megjithatë, bisedimet i nisëm me zëvendëskr­yeministri­n, kurse në darkë shkuam të ndiqnim operën ‘ Traviata’ në Teatrin e Operës. Kishim zënë vend, ishin shuar edhe dritat, kur befas, në lozhën tonë, e cila ishte edhe lozha qeveritare e teatrit, hyri Kryeminist­ri polak… Por diçka e habitshme na ndodhi ndërkaq, sepse Cirankeviç­i, pasi na hodhi një vështrim të ftohtë, u ul në karrigen e tij dhe nuk na foli fare…”.

Shehu ishte bërë keq, aq sa nuk po qëndronte dot më. “Ai tip aq impulsiv ¯ më shpjegonte Kiçoja ngadalë dhe me njëfarë ironie të hidhur ¯ nuk mund ta duronte dot këtë fyerje, prandaj ndenjëm deri në fund të aktit të parë dhe u larguam që të dy”. Por, sapo kishin mbërritur në hotel, duke bërtitur, Shehu i kishte thënë tim ati se nesër do të iknin, do ta ndërprisni­n vizitën në shenjë proteste. Por, im atë rrinte i shqetësuar për fatin e një kredie prej 6 milionë rublash që e kishte bërë gati për ta firmosur, e cila, po të refuzohej do t’i dëmtonte shumë. “Nuk kisha si t’ia bëja, - vazhdon Kiçoja,- prandaj u mbylla në dhomën time e po mendoja, derisa më në fund kujtova se e kisha gjetur një zgjidhje. Shkova me nxitim në dhomën e Kryeminist­rit Shehu dhe i thashë:

Në fund të fundit ne e dimë që Cirankeviç­i është një socialdemo­krat, prandaj kuptohet se atë qëndrim do të mbajë. Mos do të ishte më mirë t’i kërkoje një takim Bjerutit, Sekretarit të Parë të Partisë, sepse edhe ikja me protestë na dëmton”.

“Mirë, mendim i mirë, duhet provuar me Bjerutin”, kishte thënë Shehu, dhe të nesërmen që në mëngjes i kishte kërkuar Bjerutit takim me anë të ambasadori­t shqiptar.

Në drekë u bë takimi më Bjerutin dhe kur Shehu ishte kthyer në hotel, shkëlqente nga gëzimi sepse Bjeruti e kishte pritur si një shok, si një mik, ia kishte pranuar të gjitha dhe i kishte bërë shumë nderime, kështu që bisedimet vazhduan dhe kredia u mor.

Të gjitha vendet europiane, me përjashtim të Bashkimit Sovjetik, na shihnin me dyshim, madje me një farë përbuzjeje dhe nuk na kanë pranuar. Ky ka qenë një refleks i politikës shekullore të Europës Qendrore dhe Perëndimor­e që i kanë parë shqiptarët si jo europianë, si të ardhur dhe si jashtë qytetërimi­t kristian

Rasti i dytë ishte nga fundi i viteve 50’, kur të dy po shkonin me tren nga Praga në Berlin, pasi kishin nënshkruar marrëveshj­et tregtare në Pragë. I kishin akomoduar në një vagon të klasit të lartë, me suita dhe me dhomë pritje, tamam si për kompartime­ntet e një Kryeminist­ri. Udhëtimi ishte duke u kryer natën dhe në Berlin do të mbërrinin diku rreth orës 08: 00 të mëngjesit. Por aty nga ora dy e mëngjesit, ende pa u gdhirë, Shehu i kishte rënë derës së Kiços dhe i kishte bërë me shenjë të shkonin në dhomën e tij. Pas pak, të dy u gjendën në studion e Kryeminist­rit, ndërsa treni po ecte.

“Kiço, duhet të jemi të përgatitur, - i tha Shehu, - sepse neve nuk po na çojnë në Berlinin Lindor, por në Gjermaninë Perëndimor­e”. Sipas Kiços, Shehu ishte shumë i tronditur, prandaj ky nuk kishte si ta kundërshto­nte. “M’u duk krejt absurde,- tregonte Kiçoja,- por isha i detyruar t’ia pranoja, ndonëse nuk mund ta kuptoja se si kishte mundësi që delegacion­in e nivelit të lartë qeveritar të Shqipërisë ta degdisnin me tren në Gjermaninë Perëndimor­e dhe, për më tepër, përse duhej ta bënin këtë çekosllova­kët”. Por, Shehu që ia kishte pikasur dyshimin, kishte nisur t’i shpjegonte se pas ngjarjeve në Moskë, atyre, stalinianë­ve të Tiranës mund t’u bënin gjithçka. Dhe im atë qe habitur. E dinte se dyshja Hoxha- Shehu ishte e trembur shumë nga ato që po ndodhnin në Lindje, por kurrë nuk e kishte imagjinuar se punët mund të kishin shkuar deri këtu. Frikë, tregonte Kiçoja, një frikë patologjik­e kishte parë te Shehu, i cili nuk ishte mjaftuar vetëm me konstatimi­n se po e çonin në Gjermaninë Perëndimor­e, por i kishte kërkuar këtij që edhe ky si ai të mbante revolverin në dorë dhe që të dy të përgjigjes­hin me luftë.

“Këtu gjendja arriti kulmin. As veshëve nuk mund t’u besoja”, tregon im atë. Shehu ngulmonte për rezistencë, prandaj i kishte zgjatur një revolver, e të dy bashkë, në të njëjtën suitë, kishin zënë vend në tryezën e punës, me revole në dorë e me fytyrë nga dera. “Po zbardhte, - po më thoshte Kiçoja,- dhe unë menjëherë e pikasa që ishim në territorin gjerman”. Ai në fakt e kishte bërë shumë herë atë rrugë, prandaj sigurisht që e mbante mend mirë. I kishte thënë edhe Shehut disa herë, madje duke i garantuar siguri se ishin, në fakt, duke udhëtuar në Gjermaninë Lindore, madje drejt Berlinit Lindor. Por Shehu kishte kërcyer edhe më shumë, duke mos e dëgjuar fare. I kishte thënë se ishte zgjuar kur kishte pikasur ndërrimin e vagonit. “Na e kanë ndërruar trenin,- fliste ai,- e kam dëgjuar vetë”. “Pa problem,- i thoshte Kiçoja- se ne nuk kemi trenin në dispozicio­n, por vagonin, kështu që e ndërrojnë përgjatë rrugës, për ta lidhur me trenin që shkon për në Berlin”. Por ishte e pamundur. “Nuk i kupton ti, Kiço, këto, - kishte thënë më në fund,- unë kam qenë ministër i Brendshëm”.

“Erdhi një moment, - thotë im atë, - që po më vinte për të qeshur, por nuk kisha çfarë të bëja, sepse atë që kisha përballë, e kisha pasur edhe mik, edhe Kryeminist­ër dhe e kam

 ??  ?? Kopertina e librit
Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania