Panorama (Albania)

PS “ndez motorët” për zgjedhjet lokale, në Asamble do të ndryshohen sekretarët

Ndryshime në sekretaria­t dhe llogaridhë­nie të bashkiakëv­e në publik

-

Kryesia e PS, e mbledhur dje paradite nën drejtimin e kryesocial­istit Edi Rama, përcaktoi axhendën e aktiviteti­t politik të saj me fokus zgjedhjet për pushtetin vendor 2019. Pritet që në Asamblenë Kombëtare që do të mbahet ditën e premte, më 7 shtator, të kemi ndryshime në sekretaria­tin ekzekutiv, ku, përveç emrave, do të ketë dhe rregullime të funksionev­e të tyre. Burime pranë kryesisë socialiste thanë për gazetën “Panorama”, se gjatë mbledhjes së djeshme, nuk është folur për ndryshime në qeveri edhe pse lëvizja e ministrave mbetet kompetencë ekskluzive e Kryeminist­rit Rama. Por, do të jetë koordinato­rja kombëtare për bashkëqeve­risjen me qytetarët, Elisa Spiropali, e cila, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, do të paraqesë Raportin Kombëtar të Procesit të Bashkëqeve­risjes deri më datë 31.08.2018. Por në mbledhjen e së premtes të Asamblesë Kombëtare, do të ketë dhe një raport mbi llogaridhë­nien publike të qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”, ku çdo ministër është ballafaqua­r me grupet e qytetarëve dhe shqetësime­t që janë shprehur në to. BASHKIAKËT

Kryesia e PS miratoi dhe axhendën e mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, e cila në qendër do ketë punën e çdo kryebashki­aku dhe Këshilli Bashkiak dhe strategjin­ë e kësaj partie në këto zgjedhje. Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, kreu i grupit të punës për analizën e punës së çdo bashkie, Ilir Beqja, do të prezantojë raportin ku janë marrë parasysh realizimi i programit për çdo bashki, investimet, shërbimet e ofruara për publikun, punën e administra­tës, mbledhjen e të ardhurave, por dhe shpenzimet. Mësohet se në raport ka kritika për shumë bashki, por dhe vlerësime për disa nga bashkitë kryesore që kërkohen të merren si standarde të punë së të zgjedhurve socialistë. Në funksion të zgjedhjeve të ardhshme ven- dore, PS do të nisë Fushatën Kombëtare “E gjithë vëmendja te Ju”, ku kryebashki­akët do të kalojë nëpër të gjitha njësitë vendore që përfshin bashkia e tyre për të dhënë llogari para qytetarëve. Do të jenë këto takime, që do të matin dhe aprovimin ose jo të punës së çdo bashkiaku. Gjithashtu, asambleja do të miratojë dhe udhëzimin për fillimin e procedurav­e për përzgjedhj­en e kandidatëv­e për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019. Në funksion të një fitoreje të pastër në zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm, PS do të ngrejë një rrjet të mirorganiz­uar të strukturës së saj elektorale. PARTIA Por jo vetëm kaq; social- istët do të nisin dhe një analizë të strukturav­e të PS, ku pritet që disa nga drejtuesit e saj në degë të largohen për shkak të performanc­ës së dobët të tyre. Kjo do të çojë në zgjedhje të reja në PS përmes parimit “një anëtar, një votë”. Por, kryesia e PS ka vendosur që të hapë një fushatë për të shtuar radhët e saj. “Partia Socialiste e hapur për Ty”, do të jetë fus- hata për të regjistrua­r më shumë se 30 mijë anëtarë të rinj në PS deri në fund të këtij viti. Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Taulant Balla, pritet të paraqesë raportin mbi punën e Grupit Parlamenta­r të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të kësaj legjislatu­re, kryesisht në procesin legjislati­v, por dhe të kontrollit të qeverisë, përmes interpelan- cave dhe takimeve të ministrave me komisionet parlamenta­re. Në mbledhjen e djeshme të kryesisë, u kërkua nga grupi strategjik për zgjedhjet lokale, në përbërje të të cilit janë Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Bledi Çuçi, Erion Veliaj dhe Gramoz Ruçi, që të finalizohe­t strategjia e PS për zgjedhjet vendore 2019.

 ??  ?? Nga mbledhjet e Asamblesë së PS
Nga mbledhjet e Asamblesë së PS
 ??  ?? GJATE SEANCES SE DJESHME NE KUVEND
GJATE SEANCES SE DJESHME NE KUVEND
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania