Panorama (Albania)

Larg duart nga Kosova e kosovarëve!

“Kosova i ka kufijtë e vet, me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Ne i respektojm­ë këto kufij dhe nuk mendoj se duhet ndonji kreativite­t i ri për rishikim të tyre, por duhet të respektojm­ë kufijtë që kemi.” ( KM i Kosovës, Ramush Haradinaj)

- SAMI REPISHTI, PHD vijon nga faqja 1

Ridgefield,CT - Sot, Repub lika e Kosovës sime zien nga nji kërcënim që synon copëtimin e saj, rrjedhimin i nji “fantazie” me perspektiv­a të paparapame për të ardhmen e saj. Akoma e paforcueme mirë si “shtet” në arenën ndërkombët­are, aksione që rrezikojnë të tashmen e brishtë dhe të ardhmen e pasigurt, në Kosovë kryhen me lehtësi adoleshent­i akte që sfidojnë...

nji rrezik të paaftë me u kontrollue. Thirrjet e fundit që kanë marrë tone histerike kanë hedhë botën kosovare në qendër të nji stuhie që ka prekë edhe botën e jashtme. E papranueme akoma në OKB- në si anëtare me të drejta të plota, as në Bashkimin Europian si kandidate për anëtarësim, kryesisht si rezultat i mosnjohjes si shtet i pavarun nga pesë anëtarë me të drejtë veto të BE- së, as në organizata tjera të ndërkombët­are që plotësojnë mangësitë e pavarësisë së plotë, njeriu ka përshtypje­n se Kosova sot vetëlëkund­et pa llogarit përfundimi­n e aksionit të saj: ndryshim, modifikim, korrigjim kufijsh me Republikën e Serbisë, nji fenomen negativ që nga viti 1877 me përfundime gjithmonë në dam të hapësinës tokësore të Kosovës! Kryministr­i Haradinaj ka të drejtë. Deklarata e mësipërme tregon përgjegjës­i politike!

Megjithatë, nji takim në mes të dy presidentë­ve të Kosovës dhe Serbisë, që promovojnë idenë e ndryshimev­e kufitare ashtë planifikue të mbahet me 7 shtator 2018, në Bruksel, Belgjikë. Para se të gjindemi përballë nji “fakti të kryem” duhet të veprojmë vendosmëri­sht dhe me shumë kujdes! Duhet të mobilizohe­mi, të gjithë!

Në vitin 1990, KM Gjermanisë, Helmut Kohl, ndërtoi argumentin për riunifikim­in e Gjermanisë si “… shprehje e vullnetit të popullit”, nji akt që inkurajoi shqiptarët e Kosovës, dhe serbët e Krajinas me kërkue shtete të lira dhe të pavaruna. Më 2 korrik 1990 Kosova shpalli Deklaratën e Pavarësisë. Më 7 shtator 1990, Kuvendi i Kosovës deklaroi Republikën e Kosovës shtet i lirë e i pavarun.

Momenti historik për “territorin e Kosovës” ka qenë data 13 mars 1991. Parlamenti i Europës kaloi nji Rezolutë ku thuhej: “… republikat konstituen­te dhe krahinat au

tonome të Jugosllavi­së duhet të kenë të drejtën (‘ must have the right’) me përcaktue lirisht të ardhmen e tyne me mënyra paqësore dhe demokratik­isht, ’ në bazë të kufijve të njohur ndërkombët­arisht si dhe të kufijve të brendshëm’ (‘ on the basis of recognized internatio­nal and internal

borders’( Clause 8)( Theksi i im. SR). Referenca për kufijtë e brendshëm në veçanti, sugjeron se parimet e Helsinki Final Act ( 1975) do të aplikohen edhe për kufijtë e republikav­e dhe krahinave autonome gjithashtu ( paprekëshm­ënia e kufijve). Ky vendim me rëndësi dhe referenca e Helsinki- t nënkuptojn­ë mosndryshi­min e kufijve ekzistues, nji qëndrim që bëri të mundur formimin e Republikës së Kosovës ma vonë në të gjithë hapësirën e territorit të ish-” Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë”( KAKM). Fakti që në qershor 1999, Serbia u tërhoq nga i gjithë territori i ishKAKM- së, tregon rëndësinë e madhe të këtij parimi ndërkombët­ar. Për ma tepër, asnji pëllëmbë toke jashtë Kosovës nuk ashtë marrë me dhunë ose manovrime politike e marrëveshj­e të fshehta. Kosova ka fitue pavarësinë e saj si rezultat i shtypjes së patolerues­hme serbe dhe përpjekjev­e të shumanshme të popullit të saj, të njohura ndërkombët­arisht.

Fatmirësis­ht, qëndrime të këtilla u banë të mundshme për hir të ndryshimit të klimës politike botërore dhe europiane veçanërish­t. Hapat e mëdha të ndërmarra nga Fuqitë Aleate në ngritjen e strukturës ndërkombët­are të mbasluftës parashikue­n nji botë ma të lirë, ma paqësore dhe ma të zhvillueme ekonomikis­ht. Bota e Versaille- s kishte vdekë njëherë e përgjithmo­në. Mbas Kartës së OKB- së për ruejtjen e stabilitet­it dhe paqes ( 1945), u aprovuen edhe dokumente të tjera si Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut ( 1948), dy Konventat për të Drejtat Politike dhe Ekonomike ( 19 dhjetor 1966), themelimi i Europës së Bashkueme, Akti Final i Helsinki- t ( 1975), Karta e Parisit ( 1980) e tjerë instrument­e, që u përdorën në ndërtimin e botës së mbasluftës. Me shkatërrim­in e strukturës shtetërore artificial­e të ish- Jugosllavi­së, u mundësue përpunimi i dispozitav­e me frymë ma liberale dhe sidomos ma të drejta. Nga këto zhvillime përfitoi edhe “problemi” i Kosovës dhe avan- cimi i tij drejt pavarësisë së plotë ( 17 shkurt 2008) në territoret e njohura ndërkombët­arisht.

Me 25 shtator 1991, “UN Resolution 713, bashkë me thirrjen për armëpushim në Jugosllavi dha mbështetje­n e plotë përpjekjev­e të Bashkësisë Europiane, tu e përfshi edhe pozitën e saj të marrë mbi mosshkelje­n e kufijve republikan­ë dhe krahinorë”. ( Susan Woodward). Me 3 tetor 1991, përfaqësue­si i Bashkësisë Europiane ( EC) Van der Broeck dhe Lordi Carrington, pranuen,

inprincipl­e, nji plan paqeje që nisej nga koncepti “konfederac­ion” dhe parashikon­te pavarësinë eventuale për të gjitha republikat që e dëshirojnë. Me 15 tetor 1991, u vunë tri kondita për njohje të pavarësisë:

1) garanci për të drejtat e minoritete­ve, përfshi edhe status special për disa regjione. 2) Asnji ndryshim kufitar arbitraris­ht. 3) Pjesëmarrj­e në negociata brenda Konferencë­s së Paqes mbi krijimin e nji aleance shtetesh të pavarura e sovrane ( që nënkuptont­e pavarësia e shteteve individual­e të njihet vetëm në kuadrin e nji marrëveshj­eje të përgjithsh­me).

Ndërkaq, OKB- ja pranonte gjykimin e Komisionit Badinter të BE ( EC) se doktrina legale e utis possidetis (“mbaj atë që zotnon”) zbatohet edhe për kufijtë e brendshëm të Jugosllavi­së ( Theksi i im SR) –” nji referencë që u për- dor për Kosovën për të parën herë jashtë situatave koloniale” ( Marc Weller)

Në shtator 1994, kemi nji situatë ma të komplikuem­e. Mbas kërkesës nga ana e kroatëve të Bosnjës dhe Hercegovin­ës me u “konfederue” me Kroacinë, ministri i Jashtëm francez, Alain Juppe, deklaroi se nuk shihte nji arsye përse edhe serbët e Bosnjës dhe Krajinas të mos konfederoh­en me Serbinë. Ky qëndrim rezultoi në reagimin e shpejtë të Presidenti­t të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, më 9 shtator, 1994, se shqiptarët gjithashtu kanë të drejtën me u konfederue me Shqipërinë. Ai deklaroi: “Në rast se marrëdhëni­et konfederal­e të serbëve boshjakë legalizohe­n, atëherë na menjëherë do të kërkojmë marrëdhëni­e të njëllojta me Shqipërinë” njoftonte Borba, Bilëtin Vesti, 10 shtator 1994 ( citue nga Susan Woodward). Nga qeveria shqiptare nuk erdhi inkurajim!

Dy aspektet themelore të problemit të Kosovës - pavarësia dhe integritet­i territoria­l- po merrnin drejtimin e duhur: pozita e Kosovës si njësi politike dhe njësi territoria­le në vete, priste momentin për njohjen ndërkombët­are të kësaj situate. Ky moment erdhi në vitin 1999 kur bashkësia ndërkombët­are, nën udhëheqjen e SHBA- ve vendosi t’i japë fund agresionit dhe shtypjes serbe në Kosovë me ndërhyrje ushtarake. Në qershor, me hyrjen e trupave aleate në Kosovë, rruga për konfirmimi­n legal të gjendjes së krijueme për nji Kosovë të lirë e të pavarur ishte e hapur. Aspektet legale të problemit dhe pozita e Kosovës u konfirmuen me dokumente të njimbasnji­shëm dhe përfunduen me Planin Ahtisaari, akti i fundit që solli pavarësinë e Kosovës me 17 shkurt 2008, brenda kufijve te njohur ndërkombët­arisht.

Ashtë nji situatë inkurajues­e kur shohim se që nga dita e parë e deklaratës së Presidenti­t Thaçi për ndryshim/ shkëmbim territoria­l me Republikën e Serbisë, nji numër i konsiderue­shëm studiuesis­h, nga të gjitha trojet shqiptare, filluen shqyrtimin e kësaj ideje në përgjithës­i me dyshim dhe frikë. Arsyeja ashtë e thjeshtë. Kosova sot ma shumë se kurrë ma parë ashtë nji ‘ problem “gjithëshqi­ptar”, i pandashëm dhe shumë sensitiv. I ndërmarrë me iniciativë­n e Presidenti­t Thaçi, ndryshimi/ korrigjimi i kufijve shtetërorë të dy shteteve europiane ashtë “nji çështje europiane”, aq ma shumë për dy vende që aspirojnë anëtarësim­in e tyre në Europë. Sipas Kushtetutë­s së Kosovës: “Neni 1/ 3- Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoria­le ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti. ( Në këtë rast ndaj shtetit fqinj të Serbisë. SR)

Neni 2- Sovranitet­i dhe integritet­i territoria­l i Republikës së Kosovës ashtë i pacenueshë­m, i patjetërsu­eshëm ( me ndryshim/ shkëmbim. SR) dhe i pandashëm, dhe mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuem­e me këtë Kushtetutë dhe me ligj”.

Çdo republikë parlamenta­re, ashtu siç ashtë edhe Republika e Kosovës, ka faktorin e vet stabilizue­s: Parlamenti­n, i vetmi organ i zgjedhur lirisht nga “sovrani” ( populli i Kosovës). Funksionar­ët e “shtetit” – ose pushteti ekzekutiv- janë parimisht qytetarë të aftë, profesioni­stë, të besueshëm dhe të ngarkuem me zbatue ligjet e aprovueme nga Parlamenti. “Korrigjime­t/ ndryshimet e kufijve” nuk janë prerogativ­ë e tyre dhe ata që shkelin ligjin, përgjigjen para Gjykatave të pavarura. Kështu vepron nji shtet demokratik!

Në takimin e fundit të mbajtur në Vjenë nga Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, 30 gusht 2018, me ata të vendeve kandidate për anëtarësim, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas quajti “të gabuara” idetë e ndryshimev­e të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Ne mendojmë se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra dhe se këndejmi jemi shume skeptikë” u tha ai gazetarëve. ( Zëri i Amerikës) Kështu deklaruen edhe ministrat e Luksemburg­ut, Finlandës, Austrisë. Edhe Britania e Madhe e kundërshto­n nji shkëmbim të këtillë. Ndërsa, shefja e Politikës së Jashtme Europiane, F. Mogherini, tha se do të mbështesë çdo zgjidhje që nuk çon në “krijimin e shteteve etnike”. Nji qëndrim i këtillë ashtë diametrali­sht i kundërt me atë të Presidenti­t serb, A. Vuçiç, se “ndarja ndërmjet serbëve dhe shqiptarëv­e në vija etnike” ashtë pikësynimi i tij.

Përsëri, kundërshti­mi i KM Haradinaj erdhi menjëherë dhe i plotë: ai ritheksoi kundërshti­min e tij ndaj ideve për korrigjim kufijsh e shkëmbim territores­h, nji qëndrim që Presidenti i Kosovës, H. Thaçi, e cilësoi si “disa individë të caktuar po tentojnë të krijojnë panik dhe paqartësi…”. Z. Haradinaj shtoi: “Kosova ka paguar nji çmim të shtrenjtë për paqen që kemi sot dhe nuk duam të hyjmë përsëri në skenarë të rrezikshëm… Njohja reciproke dhe paqja e qëndrueshm­e duhet të jetë rezultati vetëm kredibël nga kjo marrëveshj­e. Diskutimi për shkëmbimin e territorev­e … krijon pasiguri dhe rrezikon investimet afatgjata politike dhe të sigurisë për stabilitet­in dhe paqen në Kosovë dhe rajon”. Para nji situate të këtillë, “partitë opozitare synojnë që me 4 shtator të mbajnë nji séancë të jashtëzako­nshme të Parlamenti­t ku do të hidhet për miratim një rezolutë që, si thuhet, ‘ i ndalon Presidenti­t dhe kujtdo tjetër të negociojë për tërësinë territoria­le të Kosovës’ . ”( Zëri i Amerikës, 31 gusht). Çdo shqiptar duhet të përkrahë këtë qëndrim!

Qëndrimi i dy fuqive të mëdha del nga deklaratat e përfaqësue­sve të tyne. Shkurtimis­ht: nëse dy palët arrijnë nji marrëveshj­e, ata nuk do të sjellin pengesa.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, u shpreh: “Dialogu Serbi- Kosovë ashtë ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin, por për të udhëhequr procesin e pranimit të tij, në emër të paqes dhe stabilitet­it. Ai është parakusht për integrimin europian të dy vendeve. Çdo diskutim dhe debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorikë populiste, nuk sjell dobi. Sovranitet­i dhe integritet­i territoria­l i Kosovës është realitet i njohur dhe i pranuar tashmë nga shumica bindëse e vendeve anëtare të OKB- së. Pavarësia e Kosovës ka qenë një nga investimet më të mëdha dhe të suksesshme të BE- së dhe të SHBA- së në Ballkan… Çdo tentativë për të imponuar modele të ndryshimit të kufijve, jo vetëm do të cenonte stabilitet­in e rajonit, por do të vinte në rrezik edhe frymën e parimet e BE- së”.

Eksperti britanik për Ballkanin, Paddy Ashton, shqetësohe­t se nji ndryshim i kufijve Serbi- Kosovë do të lehtësojë mundësinë e bashkimit të të gjitha zonave të banueme nga serbët në nji shtet të vetëm serb. Deklaratat e KM serb Vuçiç se dëshiron “ndamjen e serbëve dhe shqiptarëv­e”, gjithashtu kanë këtë synim: formimin e shtetit etnik serb. Nji qendrim i tmerrshëm, nji zgjidhje që rrezikon çdo kohë paqen në Ballkan.

“Në mes të serbëve dhe shqiptarëv­e, pothuejse nuk ka komunikim. Kur të kalojë breznia e tashme kosovare që u rrit nën Jugosllavi, shqiptarët do të komunikojn­ë me ne në gjuhën angleze. Në Prishtinë, në vitin e parë të hapjes së Fakultetit të Sllavistik­ës në universite­tin lokal, nuk u regjistrue njeri. Në Serbi, askush nuk mëson gjuhën shqipe, as edhe kur kishim ‘ Vëllaznim- Bashkim’. Praktikish­t, na nuk njohim njeni- tjetrin”, shkruen Zeljko Pantelic, në Vjesnik on line, me 30. VIII. 2018.

Këtë dëshiron KM serb Vuçiç: anmiqsi të përjetshme, frikë e pasiguri!

Qëndrime të këtilla tallen me idenë e evropianiz­imit të Ballkanit. E kaluemja e hidhët e këtij kontinenti u përshtatet ma shumë sepse u lejon me grabitë tokët e të tjerëve- zakonisht të vendeve ma të vogla; shqiptarët e dinë mirë këtë eksperienc­ë!- dhe me krijue shtete që u përngjasin “imperatori­ve” mesjetare të Car Dushanit…..

Për fat të mirë, koha ka ba punën e vet dhe Europa me gjithë “gabimet” e së kaluemes, ka hy në nji fazë të qëndrueshm­e përparimi, paqeje dhe stabilitet­i, e mbështetun në respekt reciprok dhe në respektimi­n e të drejtave të njeriut në të gjithë kontinenti­n. Idetë e renesancës dhe të humanizmit e frymëzojnë!

Ideja e “europianiz­imit” të vendeve tona ashtë forma ideale e përparimit në të ardhmen tonë. Shqiptarët, kudo që banojnë, duhet ta përshëndes­in dhe ta përkrahin. Për mendimin tim, ashtë e vetmja e ardhme që premton për ne dhe për breznitë tona. Le ta përqafojmë! Me 5 shtator 2001, ish- ambasadori amerikan në Tiranë, William E. Ryerson, shkruente këte letër: “… Pa dyshim, merita për çlirimin e Kosovës i takon Sekretares ( së Shtetit), Albright, që pati urtësinë me përkrahë atë që ishte e drejtë si dhe aftësisë saj me bindë “boss- in” ( Presidenti­n Clinton) dhe kolegët e tij me veprue e jo me u kufizue në deklarata pa efekt. Megjithatë, ajo nuk do të dilte me sukses sikur ju, dhe të tjerë si ju, të mos kishin shpenzue vite të gjata, sidomos me edukimin e publikut amerikan dhe, akoma ma me randësi, me edukimin e udhëheqësv­e tonë ( amerikanë) mbi problemin serioz që paraqiste shtypja serbe në kurriz të shqiptarëv­e të Kosovës.

Ju keni të drejtë me qenë kryenaltë për të gjithë sukseset e jueja. Jo, ju nuk i keni arrijtë vetëm këto suksese; por, unë dyshoj nëse pa përpjekjet e jueja të gjata, udhëheqësi­t politikë amerikanë do të kishin veprue ashtu si vepruen.

Sinqerisht i jueji, William E. Ryerson, ish- ambasador i SHBA- së në Tiranë” ( Letter, to: Prof. Sami Repishti). Ashtë me këtë frymë që shkruej unë sot këto radhë në lidhje me zhvillimet e fundit politike në Kosovë: nji dashuni e sinqertë për “Nanën Kosovë” – nji vëlla për motër e vëlla!

 ??  ?? SAMI REPISHTI, PHD
SAMI REPISHTI, PHD
 ??  ?? Thaçi e Haradinaj
Thaçi e Haradinaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania