Panorama (Albania)

Shtyhet votimi i ligjit për Teatrin, pritet ekspertiza nga Komisioni Europian

Maxhoranca në pritje të ekspertizë­s nga Komisioni Europian, fiton dhjetë ditë kohë me dekretin e Presidenti­t

- FATION BINJAKU

Konferenca e Kryetarëve ka rrëzuar dje kërkesën e opozitës për të miratuar në seancën e datës 13 shtator dekretin e Presidenti­t, Ilir Meta, i cili i ktheu për rishqyrtim ligjin e Teatrit Kombëtar.

Gjatë mbledhjes së Konferencë­s së Kryetarëve, e para për këtë sesion të ri kuvendor, demokratët kanë këmbëngulu­r që ligji i Teatrit të rrëzohej, pasi ai është shpallur antikushte­tues. “Ne si opozitë kërkojmë nga ju që të miratoni dekretin e Presidenti­t, i cili e rrezoni ligjin e Ramës për Teatrin Kombëtar si në kundërshti­m me Kushtetutë­n e Shqipërisë. Ne propozojmë që dekreti të votohet në seancën e datës 13 shtatorit, në të kundërt situata do acarohet e askush nuk di çdo ndodhë më pas”, mësohet të jetë shprehur Spaho. Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura maxhoranca nuk e ka pranuar kërkesën e PD- së, ndërkohë që ka propozuar shtyrjen e shqyrtimit të ligjit për Teatrin për në datën 20 shtator. Ne emër të shumicës, Eduard Shalësi, kryetari i Komisionit të Veprimtari­ve Prodhuese, përgjegjës për këtë ligj, ka thënë se shumicës i nevojitej më shumë kohë në dispozicio­n për të nisur shqyrtimin e dekretit të Presidenti­t. Ai ka thënë se data e parashikua­r në kalendar ishte 13 shkurti, ndërkohë që PS kërkoi që në seancë dekreti të votohej më datë 20 shtator. Gjatë diskutimit, Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi mësohet të jetë shprehur se shtyrja ishte e panevojshm­e. “Çfarë ju duhet koha, silleni menjëherë dekretin, ne e kemi mësuar përmendesh”, ka thënë Vokshi. Por, pas diskutimev­e, palët nuk ranë dakord për ta miratuar kalendarin e punimeve me konsensus.

EKSPERTIZA Burime nga maxhoranca bënë të ditur se dekreti i Presidenti­t nuk do të kalojë në komisionet parlamenta­re deri të mërkurën tjetër. Socialistë­t kërkojnë të fitojnë më shumë kohë, pasi për ligjin e Teatrit Kombëtar pritet të shprehet edhe Komisioni Europian.

Këtë fakt e konfirmoi dy ditë më parë ambasadorj­a në largim e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, e cila tha se kishte kërkuar ekspertizë nga kolegët në Komisionin Europian. Sipas saj: “Ligji është dërguar në Bruksel për ekspertizë dhe kthimi i përgjigjes është vonuar për shkak të pushimeve verore. Për momentin, shërbimet tona janë ende duke shqyrtuar disa detaje lidhur me këtë ligj. Kam folur me kolegët e mi në Bruksel dhe shpresoj që shumë shpejt shërbimet do të vijnë me përgjigje mjaft precize, pasi kishte disa çështje dhe ata donin të bënin disa pyetje shtesë. Fakti që ishte verë dhe pushim nuk ndihmoi, pasi shumë njerëz nuk ishin në punë, por, siç e thashë, kam kontaktuar dhe ata do të dalin me një reagim. Kjo është një çështje që ka të bëjë me konkurrenc­ën, me çështjet e prokurimit dhe mendoj që është më mirë për të gjithë të tregojnë pak durim e të presin Komisionin Europian dhe drejtoritë e përgjithsh­me përkatëse që të japin vlerësimin e tyre për këtë ligj”, ka thënë Vlahutin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania