Panorama (Albania)

Shkarkohet drejtori i Burgjeve, emërohet Çipa

Çuko la mandatin e deputetit për t'u emëruar drejtor, qëndroi një vit në krye të Burgjeve. Shkarkimi ishte i papritur

- Stefan Çipa

Pas një viti në krye të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, Arben Çuko shkarkohet nga posti që mbante.

Lajmin e bëri të ditur vetë Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi zyrtar ditën e djeshme për lëvizjet në krye të Burgjeve. Vendin e Arben Çukos do ta zërë Stefan Çipa, ish- kreu i Bashkisë së Sarandës dhe ish- zv/ ministër i Brendshëm në mandatin e parë qeverisës. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, motivi zyrtar i shkarkimit të drejtorit të Burgjeve, Arben Çuko, është rritja e sigurisë së burgjeve dhe lufta ndaj korrupsion­it. "Largohet nga detyra e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve, z. Arben Çuko, dhe në vend të tij emërohet z. Stefan Çipa. Ky ndryshim bëhet për të përmirësua­r punën e Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, veçanërish­t në drejtim të rritjes së sigurisë së brendshme dhe kontrollit si dhe rritjes së efikasitet­it të luftës kundër korrupsion­it në sistemin e burgjeve", shkruhet në njoftimin zyrtar të shpërndarë për mediat. Mirëpo, burime brenda Ministrisë së Drejtësisë thonë për "Panorama", se urdhri për shkarkimin e Çukos ka qenë i papritur. Kujtojmë se shkarkimin dhe emërimin e drejtorit të Përgjithsh­ëm të Burgjeve e ka në kompetencë Kryeminist­ri. Nuk jepen më shumë detaje për shkarkimin e Çukos dhe zëvendësim­in e tij me Stefan Çipën. Arben Çuko u emërua në korrik të vitit 2017 në krye të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Burgjeve, duke zëvendësua­r drejtorin teknik të saj. Ai u zgjodh deputet në zgjedhjet e 25 qershorit, por e la mandatin e deputetit, pikërisht për të marrë postin në krye të Burgjeve. Çuko u angazhua, së bashku me ministren e Drejtësisë, për kryerjen e "vetingut" në Policinë e Burgjeve, por që frytet e kësaj pune duket se nuk do t'i materializ­ojë vetë. Deri dje nuk ka pasur asnjë reagim nga ana e Çukos në lidhje me shkarkimin e tij nga detyra. Gjatë kohës që ka qenë në krye të Burgjeve, Çuko ka mbajtur një profil të ulët, pa dalje nëpër media dhe pa u përfshirë në debatet politike.

Ai zëvendësoi në këtë detyrë Arjan Hoxhën, i cili ishte propozuar nga opozita në bazë të marrëveshj­es me maxhorancë­n, që prodhuan edhe qeverinë teknike.

DREJTORI I RI

Vendin e Arben Çukos do ta mbajë tashmë Stefan Çipa, ish- kryetar i Bashkisë së Sarandës dhe ish- zv/ ministër i Brendshëm, kur ky dikaster drejtohej nga Saimir Tahiri. Çipa ka përfunduar studimet në Institutin e Lartë Bujqësor dhe për Shkenca Ekonomike. Në vitin 1991, zgjidhet kryetar i Komitetit ekzekutiv pluralist në Sarandë. Në zgjedhjet e vitit 1997, zgjidhet deputet i Kuvendit të Shqipërisë për herë të pare, e më pas edhe në 2 legjislatu­ra të tjera. Gjatë legjislatu­rës 19972002, ka mbajtur funksionin e zv/ kryetarit të Komisionit Parlamenta­r të Sigurisë Kombëtare. Në muajin shkurt 2002, emërohet ministër i Rendit Publik, detyrë që e ushtroi deri në muajin gusht 2002. Në zgjedhjet lokale të vitit 2011, z. Çipa u zgjodh kryetar i Bashkisë së Sarandës, për një mandat 4vjeçar. Më pas, në zgjedhjet e 2015, Çipa nuk rikandidoi, por u zëvendësua nga Floriana Koka, kryetarja aktuale e Bashkisë së Sarandës, e mbështetur fort nga ish- deputeti i PS- së, Koço Kokëdhima. Më pas, në janar të vitit 2016, Çipa emërohet nga Këshilli i Ministrave, zëvendësmi­nistër i Punëve të Brendshme.

 ??  ?? Arben Çuko
Arben Çuko
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania