Panorama (Albania)

Rreth intervistë­s së një ish- hetuesi të Ministrisë së Brendshme

-

Kohëte fundit, nëpër gaze ta po dalin materiale që ritregojnë ngjarje të periudhës komuniste me do elemente plus të panjohura deri dje. Në fushën e editorisë, kjo frymë është edhe më e theksuar; kanë dalë plot libra seriozë që tregojnë të vërteta që mbuloheshi­n ose shtrembëro­heshin në versionet zyrtare. Kur pashë të flitej për kolonel Haxhi Hajdar Manin, u bëra menjëherë kurioz dhe...

u vura ta lexoj. Një zhgënjim i thellë qe rezultati. Intervista, sipas meje, dhe besoj edhe sipas shumë qytetarëve që e njohin ngjarjen, mund të duket si një qerthull fjalësh që vjen rrotull dhe nuk prek fare thelbin e çështjes. Haxhi Hajdar Mani kishte miqësi me një malësor, emri i tij Nosh Kola, i cili i dërgoi fjalë se po rrezikohej nga Sigurimi. Mani u zhduk nga Shkodra për këtë arsye: që t‘ i vinte në ndihmë mikut. Kjo qarkulloi, por nën zë, e mbaj mend mirë. Mundet që ta ketë biseduar edhe me Mehmet Shehun si një shkelje të legjislaci­onit, sepse te disa karaktere është e vështirë të zbehet vizioni njerëzor, burrnor i gjërave dhe të zëvendësoh­et me një tjetër, që e quan të vdekur atë lloj raporti. Nëpërmjet njerëzve të shtëpisë, siç kam dëgjuar, ai e furnizoi me ushqime dhe ujë mikun e ngujuar në shpellë, ndofta edhe me municion. Pastaj, kur u shtrëngua edhe vetë, kur ra në sy duke blerë ushqime, shkoi te shpella dhe aty forcat e shumta u ranë me top dhe i asgjësuan. Në kuptimin literal të fjalës. Duke mos e thënë këtë fakt të plotë hetuesi i intervistu­ar, 90- vjeçari Shyqyri Coku, ia fsheh edhe sot gjestin burrnor Haxhi Hajdar Manit, oficer madhor, por edhe njeri i besës, gjest i rrallë, i flijimit për shokun. Me një fjalë, reduktohet vetëflijim­i në një banalitet absurd, sesi dikush që ishte mirë e bukur, i shkrepet papritmas të arratiset... Nuk na e merr mendja që të harrohen, qoftë dhe në pleqëri të thellë, gjëra të tilla, shkaku dhe motivi i ngjarjes...

E kam konstatuar edhe në raste të tjera këtë negligjenc­ë të qëllimshme të detajeve, si p. sh., në tregimin e dalë disa herë në gazeta të shoqërimit plot rreziqe të infermiere­ve amerikane që ranë në tokën tonë aksidental­isht në 1943 dhe u përcollën nga partizanët gjer në bregdet për t’u evaduar nga një nëndetëse. Me klimën e gëzueshme që dominon sot si pjesëtarë të NATO- s që jemi, rrethanat e rrezikut dhe shpëtimit, si dhe fotografit­ë, tregohen gëzueshëm si një episod i aleancës ( me demek e kemi miqësinë qysh në kohën e luftës) dhe lihet mënjanë pushkatimi i Kostaq Stefës pak më vonë, që u dyshua për agjenturë, pikërisht sepse nuk e dyshoi fare rrezikun ( e importuar dhe partiak që mund t’i kanosej), kur si anglisht- folës iu bind urdhrit të Shtabit të Përgjithsh­ëm t’i përcillte. Mora vesh në artikullin e djeshëm mbi arratisjen dhe asgjësimin e Haxhi Hajdar Manit, vetë i dytë, se është realizuar edhe një dokumentar nga Dashnor Kaloçi dhe Monika Shoshori Stafa, në kuadër të ciklit “Përballje me të kaluarën”, bashkëpuni­m i prezencës së OSBE dhe TV publik Shqiptar, me drejtor Th. Gëllçi, nuk di se sa i plotësuar me të gjitha këto aspekte që përmenda, uroj që po. Kërkova në internet, por më tepër se 1 minutë s‘ japin, sot një vit pasi është transmetua­r, dhe në atë minutë nuk përmendet shkaku i vërtetë, pra, gjesti vetëmohues i kolonelit. Sidoqoftë, le të shërbejë ky shënim në shtyp që Zonja Claudia Wollmer e prezencës së OSBE, të vihet në dijeni të këtij aspekti të çështjes, për të pasur njëherazi edhe një ide më të qartë edhe për predispozi­tën dhe besueshmër­inë e organeve të informacio­nit drejt një transparen­ce reale me të kaluarën.

 ??  ?? Haxhi Hajdar Mani
Haxhi Hajdar Mani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania