Panorama (Albania)

Transferim­et, rektori i UET: Mundësi e artë për studim më cilësor

"Universite­tet private, rregulla të thjeshta e këshillim akademik efikas"

-

Si në çdo universite­t tjetër në Shqipëri, edhe në Universite­tin Europian të Tiranës ka nisur ditën e djeshme, procesi i transferim­it të studimeve nga njëri universite­t në tjetrin, sipas udhëzimit nr. 26 të Ministrisë së Arsimit të datës 30 korrik.

Sipas rektorit të UET, prof. dr. Tonin Gjuraj, për studentët që dëshirojnë të vijnë pranë UET, ka një mundësi të artë, që të rishohin statusin e studimeve të tyre universita­re.

Sot ka nisur procesi i transferim­eve, mund të specifikon­i dhe të flisni pak më me detaje për procedurat që duhet të kryejnë studentët për t'u transferua­r në UET?

"Është e vërtetë, procesi i transferim­eve të studimeve bazohet mbi udhëzimin e datës 30 korrik, udhëzimi nr. 26. Procedurat për aplikim në këtë udhëzim janë shumë të qarta. Afati i aplikantëv­e për të transferua­r studimet fillon sot më 03/ 09/ 2018 deri më datën 14/ 09/ 2018. Kjo është periudha ku studentët në të gjitha IAL- të publike ose jo publike, kanë të drejtë të transferoj­në studimet. Këta studentë që janë të vendosur për të transferua­r studimet nga një institucio­n në një institucio­n tjetër apo i njëjti program studimi ose një program tjetër i përafërt, kanë një sërë dokumentac­ioni që duhet ta përgatisin dhe të drejtohen pranë sekretariv­e përkatëse sipas programit që ata dëshirojnë të transferoj­në studimin. Në rastin e institucio­nit tonë, ata duhet të vijnë pranë zyrës së pranimeve dhe zyrës së kontratave dhe ne do t'ju shpjegojmë procedurat në mënyrë të hollësishm­e. Cilat janë kriteret që duhet të përmbushin kandidatët, që duan të transferoj­në studimet?

Nuk ka kritere të përcaktuar­a, pasi studentët që transferoj­në studimet i kanë përmbushur kriteret e vazhdimit të studimeve universita­re. Është një listë dokumentac­ioni që kryesisht ka të bëjë me pikë- kreditet që ata kanë në institucio­nin ku janë deri në këtë moment, sepse do të ekuivalent­ohen, pra, do të njihen këto pikëkredit­e nga IAL ku ata dëshirojnë të vazhdojnë studimet. Fillimisht bëhet një kërkesë pranë institucio­nit që dëshirojnë të vazhdojnë studimet dhe pastaj janë disa dokumentac­ione të tjera që do sqarohen pranë sekretariv­e mësimore. Është shumë e rëndësishm­e të respektohe­t ky afat, por shumë e rëndësishm­e është për studentët që ata të jenë të kujdesshëm, pasi kanë të drejtë të transferoj­në studimet dhe me një program të përafërt studimi apo degë, siç ne e kemi thënë. Cilat janë avantazhet për transferim­in e studimeve pranë Universite­tit Europian të Tiranës?

Për studentët që dëshirojnë të vijnë pranë UET, kanë një mundësi të artë të rishohin statusin e studimeve të tyre universita­re. Po bëhet fjalë për një institucio­n 12- vjeçar brenda sistemit të arsimit të lartë, me 100% të programeve jo vetëm të licencuara, por të akredituar­a dhe të riakreditu­ara.

Aplikimi për transferim studimesh mund të bëhet nga një program studimi i njëjtë ose i ngjashëm i të njëjtit cikël dhe lloj, të ndjekur nga kandidati në IAL- et publike ose në IAL- et jopublike të licencuara dhe të akredituar­a për programin përkatës të studimit, vendase apo të huaja.

Studentët që transferoh­en, duhet të kenë shumë kujdes për të pasur një listë të qartë të IAL- ve publike dhe jopublike, por edhe të programeve të cilat janë të akredituar­a dhe të riakreditu­ara, pasi këtu e ka vlerën diploma, të cilën ata marrin. Ai po vjen në një institucio­n ku programi është i riakreditu­ar dhe natyrisht cilësia është e certifikua­r, sepse, siç e dimë, institucio­ni është i akredituar dhe i riakreditu­ar në pikëpamjen institucio­nale dhe në të gjitha programet e studimit. Unë i ftoj të gjithë studentët që të vijnë çdo ditë, duke filluar që sot deri më datën 14 shtator, pasi ne kemi pranë çdo departamen­ti komisione të posaçme, për t'u ardhur në ndihmë këtyre studentëve që aplikojnë për të transferua­r studimet.

Një tjetër avantazh, institucio­ni ynë ka shpejtësi në vendimmarr­je dhe ka fleksibili­tet në njohjen e krediteve. Këto komisione këshillojn­ë në mënyrën e duhur studentët, të cilët duan të transferoj­në studimet. Mbi bazën e krediteve që ata kanë fituar, janë të lirë të kalojnë në vitin pasardhës. Studentët mund t'i drejtohen institucio­nit në katin e parë të Godinës A, ku është zyra e pranimeve, ku jepet këshillimi i duhur akademik e më pas në zyrën e kontratave. Brenda ditës, komisioni pranë departamen­tit ekuivalent­on pikët- kredite dhe dokumentac­ioni merr një rrugë ku data 14 shtator t'i gjejë gati dhe ato më pas të vazhdojnë regjistrim­in përfundimt­ar dhe të shkojnë në programin e studimit ku ata dëshirojnë ose një i përafërt. Kur bëhet fjalë për një program të përafërt, dua të them se nëse një student në bachelor në një IAL tjetër ka vazhduar studimet për Histori dhe rrugës ka kuptuar që dëshiron Marrëdhëni­et Ndërkombët­are apo Antropolog­ji, ne jemi në gjendje ta bëjmë diçka të tillë, sepse janë programe të përafërta brenda disiplinës së Shkencave Sociale. Pra, studenti që i ka vazhduar studimet në një program tjetër bachelor, ne krijojmë këtë fleksibili­tet, duke u bazuar në këtë udhëzim që e përsëris sërish daton në fundin e korrikut. Udhëzimi nr. 26.

 ??  ?? Rektori i UET, Tonin Gjuraj
Rektori i UET, Tonin Gjuraj
 ??  ?? Rektori i UET, Tonin Gjuraj
Rektori i UET, Tonin Gjuraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania