Panorama (Albania)

Xhafaj: Jemi në luftë intensive, në shtator- tetor godasim grupet kriminale

“Opozita, sulm agresiv për të krijuar një perceptim të gabuar për sigurinë në vend dhe për të nxirë imazhin e Policisë”

- FATMIR XHAFAJ

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, akuzoi opozitën se po bën një sulm agresiv të qëllimshëm për të krijuar një perceptim të gabuar për rendin dhe sigurinë në vend. Në kohën kur nga Shkodra, kreu i PD- së, Lulzim Basha dhe grupet parlamenta­re të opozitës e akuzonin për kriminalit­etin e shtuar, Xhafaj nga foltorja e Parlamenti­t publikoi shifra, të cilat, sipas tij, tregonin se vrasjet në shkallë kombëtare janë ulur nga viti në vit. Ministri i Brendshëm deklaroi se gjatë muajve të fundit është skanuar e gjithë situata në lidhje me kriminalit­etin në Shkodër dhe pritet që në muajin shtator dhe tetor të goditet pjesa më e madhe e grupeve kriminale në këtë qytet.

Dua të ndalem në fjalën time në këtë seancë mbi situatën e rendit dhe sigurisë në muajt e fundit në shkallë vendi dhe posaçërish­t në disa qarqe të vendit dhe akoma në mënyrë më të veçantë në lidhje me Qarkun e Shkodrës. Kjo e lidhur edhe me ngjarjet e fundit të ndodhura në këtë qark me disa vrasje të ndodhura gjatë muajve qershor, korrik, gusht dhe tani në shtator. Natyrisht ajo çfarë është duke bërë opozita, nuk është gjë tjetër veçse një sulm agresiv i qëllimshëm për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend dhe padyshim për të nxirë imazhin e vendit dhe të Policisë. Nuk dua t’i hyj fare diskutimit, se cili është konteksti i vrasjeve që kanë ndodhur këta muaj në Shkodër, as dhe cila është natyra e disa prej viktimave të përfshira në këto ngjarje, apo sa dhe si këta të fundit kanë qenë vetë të përfshirë në vrasje të mëparshme si autorë të vrasjes. Kjo nuk është detyra ime sot. Kjo është përgjegjës­i e hetimit, që është duke u zhvilluar me shumë intensitet, me një përgjegjës­i të veçantë së bashku me Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda dhe Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Natyrisht për ne, çdo rast vrasje përbën një ngjarje të rëndë, sepse janë jetë njerëzish, të cilët cenojnë qetësinë, rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve dhe shpresoj që shumë shpejt do të përgjigjen përpara ligjit si autorët, ekzekutorë­t e tyre, ashtu edhe nxitësit e këtyre ngjarjeve të rënda penale. Kjo përsa i përket përgjegjës­isë sonë shtetërore dhe përgjegjës­isë përballë qytetarëve të Shkodrës. Përsa i përket opozitës, kanë zgjedhur një kauzë të gabuar, para së gjithash, do duhej të jepnin llogari para qytetarëve të Shkodrës për sigurinë dhe rendin në periudhën që ata kanë drejtuar vendin. Kryetari i Grupit Parlamenta­r përmendi disa shifra, por kam përgjegjës­inë të bëj publike disa shifra konkrete, shkallë vendi dhe posaçërish­t për disa nga këto qarqe. Vrasjet me dashje në Republikën e Shqipërisë, në mandatin e parë të Partisë Demokratik­e, kanë qenë rreth 230 vrasje ose me një mesatare rreth 58 vrasjesh në vit; në mandatin e dytë të tyre, me një mesatare prej 72 vrasje në vit; në mandatin tonë të parë 2013- 2017, mesatarja e vrasjeve në vit ka qenë 43 dhe për këtë vit deri tani që flasim janë 24 të tilla. Këto janë nga pikëpamja statistiko­re, numri i vrasjeve në shkallë republike, le t’i krahasojë kush të dëshirojë: 58 mesatarja në mandatin e tyre të parë, 72 në mandatin e dytë; 43 në mandatin tonë të parë; 24 në këtë vit që po flasim. Kthehemi në Shkodër: në mandatin e tyre të parë, mesatarja ka qenë 12 vrasje në vit; në mandatin e dytë 15 vrasje në vit, mesatarja në vit e vrasjeve të ndodhura; në mandatin tonë të parë 9 vrasje; dhe për këtë vit janë 8, nga të cilat janë zbuluar 4 tani dhe janë në proces hetimi 4 vrasje të tjera. Nëse do t’i merrnim për vite, në vitin 2010 në Tiranë kanë ndodhur 25 vrasje; në 2013 - 31 vrasje; në 2017 - 9 vrasje; në 2018 - 6 vrasje. Në Durrës në 2010 - 15 të tilla; në 2013 – 13 vrasje; në 2017 - 6 vrasje; dhe në 2018 - 4 vrasje. Në Elbasan në 2010 – 11 të tilla; në 2013 - 4 vrasje; në 2017 dhe në 2018 respektivi­sht nga 1 vrasje. Në Shkodër siç e thashë 18, 11, 6 dhe 8, pa hyrë te plagosjet e rënda. Në 2010 - shifra më e ulët, 13 plagosje të rënda në Shkodër, në 2 mandatet e tyre të mëparshme, kurse shifrat tona kanë qenë 2 në 2016; 6 në 2017 dhe 1 në 2018, pa hyrë te veprat e tjera penale siç janë vjedhjet me armë e të tjera. Pra, statistiki­sht as që ka shifër që mund të krahasohet dhe po e them këtu me përgjegjës­i të madhe publike, jo vetëm për këto lloj veprash penale, por për të gjithë treguesit statistisk­orë të krimit të këtij viti, krahasimis­ht me të gjitha vitet që ka qeverisur Partia Demokratik­e. Por kjo nuk është çështje statistika­sh. Edhe një ngjarje e vetme është një përgjegjës­i. Unë jam tërësisht i përgjegjsh­ëm, i vetëdijshë­m, i ndërgjegjs­hëm për këtë përgjegjës­i. Kjo është arsyeja që ne jemi përfshirë në një luftë intensive me grupet kriminale. Kemi bërë në këto pak muaj një skanim të plotë të tyre. Një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje e as pardje, por që e kanë zanafillën në vite e vite të tëra me aktivitet intensiv. Kemi goditur deri tani një pjesë të konsiderue­shme të këtyre grupeve. Gjatë muajve shtator- tetor në sajë të provave të mbledhura, në sajë të punës intensive që kemi bërë gjatë kësaj periudhe, jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminale, gjithashtu. Natyrisht ne do të vijojmë me përgjegjës­i dhe përkushtim luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve kriminale. Operacioni “Forca e Ligjit” është duke vepruar dhe do të vazhdojë të shënojë rezultate konkrete në një luftë pa kompromis me të gjitha grupet kriminale të çfarëdollo­j qofshin dhe kudo qofshin.

Kemi bërë në këto pak muaj një skanim të plotë të tyre. Një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje e as pardje, por që e kanë zanafillën në vite e vite të tëra me aktivitet intensiv. Kemi goditur deri tani një pjesë të konsiderue­shme të këtyre grupeve. Gjatë muajve shtator- tetor në sajë të provave të mbledhura, në sajë të punës intensive që kemi bërë gjatë kësaj periudhe, jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminale

 ??  ?? Ministri Xhafaj, dje në Parlament
Ministri Xhafaj, dje në Parlament

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania