Panorama (Albania)

Balla: Dialogu me opozitën për ne është thelbësor

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r Socialist, Taulant Balla, tha pas mbledhjes së kryesisë, se PS mbetet e hapur për dialog me opozitën, por jo për t’u marrë me akuzat e saj. “Ne nuk mund të humbim kohë dita- ditës me tri konferenca për shtyp shpifjesh të Partisë Demokratik­e apo pjesëve të tjera të opozitës. Për ne, e gjithë vëmendja duhet të jetë vetëm te njerëzit, tek ata që na kanë votuar dhe tek ata që na kanë dhënë nderin për të qeverisur vendin. Në këtë kontekst, dua t’ju them që për Partinë Socialiste dialogu me opozitën është thelbësor. Ne, përveç pjesës së shpifjeve, të cilave nuk mund t’u japim dot përgjigje, për çdo çështje tjetër dhe ka plot çështje të tjera, ne kemi të gjitha mundësitë të zhvillojmë një dialog konstrukti­v në dobi të integrimit europian të vendit, në dobi të zhvillimit ekonomik dhe social të Shqipërisë sonë të përbashkët”, tha Balla. Duke folur për vendimet e kryesisë së PS- së, Balla tha se do të nisë në të gjithë vendin një proces llogaridhë­nieje në nivel vendor. “Për ne është shumë e rëndësishm­e që përkrah përfundimi­t të procesit të llogaridhë­nies, të fillojmë, pothuajse prej sot, një fushatë kombëtare anëtarësim­esh të reja në Partinë Socialiste me qëllim që të bëjmë një riorganizi­m më të mirë strukturor dhe elektoral në të gjithë territorin në përgatitje­n e zgjedhjeve të reja vendore të vitit të ardhshëm. Përkrah kësaj, ne do të jemi të fokusuar në një proces më të hollësishë­m komunikimi dhe dëgjesash ku përfaqësue­sit vendorë të Partisë Socialiste në nivel kryetarë bashkish apo anëtarë të këshillave bashkiakë, do të rikthehen sipas kësaj fushate që kemi miratuar sot, në çdo cep, në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo komunitet për të dëgjuar e për të mbajtur shënim, sepse për ne është shumë e rëndësishm­e si Partia Socialiste, partia më e madhe e të gjithë shqiptarëv­e, që të kemi vëmendjen te njerëzit”, tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania